Monday, June 17, 2013
50 PYETJE NGA KOMANDANT TELI DREJTUAR SALI BERISHËS PËR NGJARJRN E AZEM HAJDARIT.
Disa pyetje zotit Berisha, të cilat në fakt i bëjnë gjithë demokratët dhe shqiptarët prej afro 10 vjtësh, të cilave “antikomunisti” i Dhjetorit 1991, Sali Berisha duhet t'u përgjgijet.
1) Natën 12 shtatorit që është vrarë Azem Hajdari, keni patur një mbledhje kryesie të PD. A ka qënë e planifikuar, apo është incuar 6 orë më parë, me urdhër prej jush?
2) A i keni kërkuar Azem Hajdarit, që të jetë patjetër në atë mbledhje dhe a ju ka thënë, se do të jetë jashtë Tirane?
3) A keni këmbëngulur, që ai të jetë në atë mbledhje, duke i thënë që më "duhesh, sepse ashtu janë punët në kryesi"?
4) Cila është përgjigja që ju ka dhënë Azem Hajdari dhe a ka filluar mbledhja pa ardhur ai?
5) Azem Hajdarin e kanë telefonuar 1 orë pas fillimit të mbledhjes. Ju, dini gjë kush kanë qënë? A ju ka ardhur një mesazh në telefon dhe nga kush?
6) A ju ka kërkuar leje Azem Hajdari për të dalë "5 minuta" pas një njoftimi nga në anëtar kryesie dhe a ia keni bërë me shenjë për të dalë?
7) Cili drejtues i PD, ua ka bërë me kokë, kur ka dëgjuar krismat e armëve?
Cili ka qënë reagimi juaj dhe a ju ka rënë telefoni pas krismave? Nga cilat zyra të shtetit?
9) A keni lënë porosi, që të mos jepet lajmi në "Radio Kontakt", pa komunikuar me ju?
10) A keni biseduar ndonjëherë për vrasjen e Azem Hajdarit, me ata që akuzuat për vrasjen e tij dhe përse konkretisht?
11) Cili ka qënë anëtari i kryesis së PDSH në mbledhje, që ka dalë "pesë minuta jashtë" përpara Azemit dhe kur është kthyer, ka njoftuar Azemin, se "të kërkojnë jashtë"?
12) A keni kërkuar të dini se nga erdhën krismat dhe nga kush keni këkruar shpjegime jashtë zyrës ku bëhej mbledhja?
13) Cili ka qënë politikani i parë nga e majta, që ju ka pyetur në telefon: "Ç'bëhet andej nga ju dhe cila ka qënë përgjigja juaj?
14) A keni telefonuar me Fatos Nanon, për largimin e tij jashtë vendit, fill pas vrasjes së Azemit, duke e njoftuar për rrezik jete?
15) Me cilin keni kontaktuar për herë të parë, për të pyetur se kush është vrarë dhe a punon aktualisht ky person, pranë kabinetit tuaj?
16) A keni dhënë urdhër, që nga gazeta "RD" të hiqet posteri i përditshëm kalendarik për ditët e vrasjes së Azem Hajdarit? Përse dhe kush ju ka urdhëruar?
17) Kush e ka bërë kontrollin e parë në makinën e Azem Hajdarit natën e vrasjes dhe a ka lidhje me ju, ku kontroll? Përse nuk është lejuar prokuroria të bëjë hetime mbi makinën dhe a ka patur pakt "mirëkuptimi" mes jush dhe asaj?
18) A i njihni vrasësit e ish-bashkëpunëtorit tuaj dhe cilët janë ata?
Cila është biseda që keni bërë me ish- shefin e SHIK Bashkim Gazidede, 50 minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit?
19) Pas krismave, cilëve drejtues të kryesisë së PD u ke dhënë urdhër, të mos qëndrojnë në selinë e PDSH dhe pse?
20) Ju keni akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, Fatos Nanon dhe Skënder Gjinushin. A i qëndroni kësaj akuze publike?
21) A dini ku gjendet ish-buodigardi i plagosur Neza, i Azem Hajdarit dhe deri kur keni patur lidhje telefonike me të? Po kontakte fizike? Çfarë keni biseduar?
22) A i keni çuar në prokurori dëshmitë e familjes së Besim Çerja, ish-buodigardit të vrarë me Azem Hajdarin?
23) A ju ka dorëzuar dikush, një kasetë që ka patur Azem Hajdari në xhep, ditën e vrasjes dhe ku gjendet ajo?
24) A keni patur dorë, në incidentet policore të Azem Hajdarit në Tropojë, Ura-Vajgurore, Laç, Tropojë dhe Milot? Po në stadiumin e Shkodrës?
25) Me cilin drejtues politik të majtë, keni biseduar pas plagosjes së Azem Hajdarit në parlament dhe për çfarë?
26) A ka patur dijeni Azem Hajdari, për të vërtetën e firmës së karburanteve "Shqiponja" të PD, që çonte karburant në Serbi dhe përse ju ka kundërshtuar? Cili ka qënë reagimi juaj?
27) Cili ka qënë drejtuesi i PDSH pranë jush, që kërkonte spostimin e Azem Hajdarit nga drejtimi i PD? A i keni dhënë mision për këtë spostim?
28) Ju deklaruat, që sa të kthehet PD në pushtet, akti i parë do të jetë dëshmia juaj për vrasësit dhe hapja e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Përse nuk po e bëni?
29) Pas ardhjes së PD në pushtet, a ju ka kërkuar familja Hajdari hapjen e dosjes "Hajdari" dhe cilat kanë qënë përgjigjet tuaja deri tani?
30) A keni bërë ndonjë bisedë me Arben Imamin, për vrasjen e Azem Hajdarit dhe a ka lidhje kjo bisedë, me futjen e tij në kabinetin tuaj?
31) Vetëm 5 orë pas vrasjes së Azem Hajdarit, ju keni ndëruar bravën e derës së zyrës së Azemit dhe prej 1 viti e keni mbajtur të bllokuar, me motivin "për ta bërë zyrë muze". A ka lidhje kjo, me ndonjë pastrim "letrash shqetësuese" për ju?
32) Cili ka patur detyrë të dorëzojë tek ju, celularin e Azem Hajdarit dhe ku gjendet ai?
33) A ju ka rënë ndonjë telefon nga Athina apo nga Beogradi, 30 minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe si i jeni përgjigjur?
34) A keni patur dijeni për nisjen e një helikopteri të shërbimit qeveritar, drejt veriut, 2 orë pas vrasjes së Azem Hajdarit?
35) Pak minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit, a ju ka thënë dikush në telefon: "Iku"!
36) A ju ka kërcënuar ndonjëherë përballë Azem Hajdari në zyrën tuaj dhe përse?
37) A ka patur kërcënimi i tij ndaj jush, lidhje me një biznes të Ramiz Alisë në Itali?
38) A jeni ju, skenaristi i heqjes së imunitetit të Azem Hajdarit me 52 deputetët e PD dhe a kishit planifikuar burgosjen e tij?
39) A keni urdhëruar SHIK në vitet 1992-1997, për të përgjuar Azem Hajdarin dhe ku gjendet një kopje e dosjes së këtij përgjimi, prej 1800 faqesh?
40) A kanë lidhje me vrasjen, 25 pyetjet e bëra nga Mero Baze në gazetën "Albania" dhe a jeni ju "shefi" i atyre pyetjeve?
41) A keni marrë nga familja e Azem Hajdarit dosjet e tij të punës, që mbante në studio në shtëpi dhe ku gjenden ato sot?
42) Çfarë keni biseduar në telefon natën e vrasjes së Azemit, me Perikli Tetën dhe ku jeni takuar me të, të nesërmen në orën 10 e 30 minuta?
43) A është vrasja e Azem Handarit, vrasje politike dhe cilët janë autorët?
44) A do të hapni dosjen e vrasësve të vërtetë të Azem Hajdarit?
45) CIA ju ka kërkuar një informacion me opsionet tuaja, për vrasjen e Azem Hajdarit. A mund të publikoni raportin e dërguar?
46) Cila ka qënë Ambasada e parë e huaj në Shqipëri, që ju ka telefonuar pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe cilat kanë qënë "këshillat" e saj, për të vepruar publikisht?
47) Ku ndodhet kaseta që publikoi Azem Hajdari në parlament, pas ngjarjeve të vitit 1997? A e keni ju, kopjen origjinale?
48) A keni komunikuar me Bashkim Gazideden në telefon 2 muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe cilat janë dy porositë që i keni lënë atij?
49) A i keni dhënë ndonjë porosi Arben Rakipit, për "dosjen Hajdari"dhe përse nuk ka pranuar kërkesën tuaj?
50) Po Theollori Sollaku, a ju ka kërkuar dëshmi për këtë dosje dhe a ka lidhje konflikti mes jush edhe me këtë dosje?
— me Harun Ramadani, Hamdi Ndrecaj Panteri, Mustafa Nano, Gramoz Ruçi, Librazhdi Nacionalist, Ethem Ruka, Luiza Hoxhaj, Taulant Balla, Sazan Papraniku, Saimir MujPepa, Dashamir Tahiri, Pirro Papajani, Etnor Canaj, Edi Paloka, Bajrush Morina, Aulona Bushi Capaj, Flamur Hoxha, Alfons Zeneli, Dosjet E Komunizmit, Arian Cani ZL, Komandant Çakalla, Topi Bamir, Ramush Haradinaj, Marsi Hoxhaj, Enkelejd Alibeaj, Policia E Shtetit, Faik Xh Krasniqi, Muhamet Hoxhaj, Pandeli Majko, Gazeta Tema, Spartak Ngjela, Adriano Xhafaj, Arben Llalla, Arben Malaj Lajme, Gasper Ujka, Qerim Kelmendi, Shqiponja Arte, Frank Shkambi, Fatos Nano dhe Azem Hajdari në Tirana, Albania.
Rama: Ja 100 ditët e para të Rilindjes
Edi Rama përgjigjet live nga Korça në programin, “5 pyetjet nga
Babaramo”. Nga studio e “A1 Report” këtë herë intervista u zhvillua në sheshin
qendror të Korçës në një mjedis të hapur. Rama po iu përgjigjet këtyre pyetjeve
themelore: Çfarë parashikon program i PS për një “Rilindje Shqiptare’? Kush
është plani i qeverisjes së Edi Ramës në 100 ditët e para? Marrëveshja dhe
marrëdhëniet me aleatët në koalicion? Sa mandate pretendon PS në zgjedhjet e 23
qershorit?
Babaramo: Cilat do të jenë 100 ditët e para të qeverisë së "Rilindjes"?
Rama: Dua të shpreh një falenderim shumë të madh këtij qyteti dhe qyteteve rreth e rrotull tij, që sot u derdhën lumë në këtë shesh, që na dhanë një energji të jashtëzakohsme dhe një besim, që na bën të ndjehemi dhe unë veçanërisht, të obliguar dhe shumë përgjegjës. Brenda 100 ditë të para ne do të veprojmë me shpejtësi me projektin e ri të taksimit. Do të kalojmë tek taksimi i ndershëm. Tek taksimi me dy nivele, duke ndarë biznesin e madh, që di të qëndrojë në këtë nivel dhe biznesin e vogël për të cilin do të përgjysmojmë tatimin e fitimit. Ne do ta çlirojmë biznesin. Do të veprojmë me shpejtësi për paketën e lehtësimit të fermerëve, që me të drejtë sot kërkojnë ulje të kostos së prodhimit. Do të veprojmë me shpejtësi, për të garantuar që viti i ri të fillojë me një sistem tjetër taksimi për ata që sot jetojnë me një rrogë. Po kështu, ata që kanë një rrogë deri në 1.5 mln lekë të vjetra, do të hyjnë në një skemë të re progresive në mënyrë që këta njerëz të kursejnë diçka. Do të veprojmë me shpejtësi për paketën e zerimit të TVSh-së për ushqimet bazë të shportës, si dhe heqjen e taksës 10% të ilaçeve, po kështu uljen me 6 % të faturës së energjisë familjare. Do të fillojmë procesin e transparencës për koncesionet dhe privatizimet. Ata që dyshohen për favorizime në dëm të popullit shqiptar ne do t’ i kalojmë në një proces transparence. Do të ndalojmë importin e plehrave brenda 100 ditëve të para. Do të punojnë për procedurën e legalizimeve; do ta drejtoj personalisht, jo si drejtues, por si monitorues, për t’i dhënë fund problemit me tokën.
Sa i takon ngërçit ekonomik të krijuar në Shqipëri, sipas analistëve nga borxhi i shtetit. A keni një ide sa mund të jetë ky borxh dhe a keni një ide si mund ta zgjidhni?
Për këtë pjesë duhet të presim për të parë realitetin. Për asnjë arsye nuk do të kërkojmë sakrifica sublime, si ato që çuan në rrugë pa krye vende të tjera në krye të një krize financiare. Kriza jonë është e thellë, por është e lidhur me tiparet shqiptare. Ne do të gjejmë ndihmë nga partnerët tanë. Flas realisht për vende, që kanë investuar dhe ndihmuar në integrimin dhe zhvillimin e vendit.
Kryesisht vendet e huaja janë përfshirë nga kriza dhe paniku zuri dhe emigrantët shqiptarë, të cilët i sollën depozitat e tyre në vend. Kemi fluks të jashtëzakonshëm kapitalesh, ndërsa bankat hezitojnë të japin kredi për shkak të kredive të këqija. Si mundet, që këto kapitale të fjetura të gjallërojnë ekonominë kombëtare?
Do të krijojmë një këshill kombëtar me përfaqësues nga bankat dhe biznesi, si dhe figura të ekonomisë dhe mirëqeverisjes botërore. Do të gjejmë rrugët e bashkëpunimit. Duhet më shumë dëgjim, vëmendje nga qeveria dhe jo për të punuar për asfaltin elektoral të ditës.
A mendoni se legalizimi me kosto zero do të përmirësojnë situatën? A do ndërtohet një psikozë e tillë: ndërtoni, se jo vetëm që do ta legalizoni, por do ta legalizoni dhe me tarifë zero?
Mendoj se është e kundërta; duhet t’i jepet fund ndërtimeve pa leje, jo të legalizohen shkeljet, por për të mos lejuar vazhdimin e shkeljeve, duhet të vihet një pikë dhe të mbarojë kjo histori. Kjo histori nuk ka mbaruar, se politika dhe qeveritë nuk kanë dashur të krijojnë atë peshë mbi procesin, ku të thonë “stop”. Dhe gjithmonë kanë luajtur me këtë proces. Tek ky proces kanë faj të gjitha qeveritë e mëparshme. Por fajin kryesor e ka qeveria e ketyre 8 viteve dhe kryesisht kryeministri, që ka bërë akrobacira të mëdha me popullin e këtyre zonave informale. Ndiej neveri, kur e dëgjoj Saliun të harbojë përpara kamerave e mikrofonëve kundër këtij projekti, duke u thënë se rrezikohen të depërtohen, se unë jam armiku i tyre në këtë jetë. E sipas tij unë kurrë nuk do të bëj legalizimin. Këtë do ta tregojnë këto 4 vite. Unë jam zotuar solemnisht.
A mendoni se me deklaratën e rishikimit të koncesioneve krijoni panik? Dhe vini në pikëpyetje të tjerët, që do duan të vinë në Shqipëri?
Jo, sepse ky proces nuk nënkupton rishikimin e gjithçkaje që është bërë. Ne nuk paragjykojmë absolutisht kompanitë; ka kompani serioze në Shqipëri, që ne do t’i respektojmë, siç respektojnë çdo sipërmarrje që investon në Shqipëri. Por ne jemi gardianët e interesit të publikut në këto konçesione. Nuk do të lejojmë të vidhet publiku, për t’u pasuruar një gurp njerëzish. Problemi ynë nuk është pasuria, por varfëria. Kjo duhet të realizohet në bazë të konkurrencës dhe respektimit të të drejtave të popullit mbi pasuritë e vendit të tyre. Nëse jep një koncesion, qeveria duhet të ndjekë zbatimin me përpikëri të tyre. Dhe jo siç ka ndodhur nga qeveria aktuale. Që i shesin koncesionet dorë pas dore. Ne do të ngrëmë një komision të jashtëzakonshëm të shumicës së 23 qershorit, do t’i japim fuqinë parlamentit dhe do ta vendosim menjëherë në punë për çdo gjë që ka ndodhur me koncesionet dhe pronat e këtij populli. Këto janë akte sipërmarrjeje. Për të dalluar sipërmarrjen e ndershme nga ajo korruptive, klienteliste.
Keni indicie, se cilat janë koncensionet, që ju mendoni se nga andej duhet nisur puna për të bërë transparencën?
Këtu është një shqetësim i ngritur nga media, investitorë, përfaqësi ndërkombëtare, partnerë, BE, SHBA etj, për një ekonomi të hapur. Ne nuk do të bëjmë gjyqe, nuk do të ndëshkojmë atë që ka zbatuar ligjin dhe kontratën, po nuk do të ngurrojmë të zhbëjmë ato lidhje, që nuk kanë respektuar pasuritë e popullit.
Flasim për taksat. Përsa i takon taksës së drejtë. A mendoni se keni krijuar një lloj paniku tek sipërmarrja, nëse mendojnë se do iu rriten taksat që duhet të paguajnë? A mendoni se kjo do të frenojë investimet e tyre?
Në nuk do të vendosim taksimin progresiv mbi kompanitë. Ne jemi të bindur, që ka një padrejtësi thelbësore, sa i takon bizneseve të vopla që paguajnë taksën e sheshtë; jo të gjitha e paguajnë dhe ato janë në kushtet e një padrejtësie shkatërruese. Qëllimi ynë nuk është ta vendosim sipërmarrjen e madhe në pozitën e lopës për t’u mjelë, por ta vendosim në pozitën e partnerit. Dhe me programe dhe paketa financiare do të stimulojmë sipërmarrjen dhe rritjen e punësimit.
Kemi 20 vjet pluralizëm, kemi kaluar mbi 15 fushata dhe argumentui kryesor i fushatës mbetet uji. A mendoni që në 4 vite te realizoni, që në fushatat e ardhshme të mos përmendet më uji?
Unë nuk e kam përmendur asnjëherë vetë ujin, por vetëm kur e kanë përmendur njerëzit në këndin e fjalës, pasi me vjen turp. Sikur po i sjellim flori, jo ujë, që Shqipëria është e pasur me burime ujore. Jam i paduruar, që kjo problematikë të marrë zgjidhje. Edhe në Afrikë kam pare, që kultivoheshin zarzavate, me vaditje, edhe në ato vende ku s’kishte ujë. Ndërsa në vendin tonë kjo është penguar, jo nuk është realizuar.
Ju kërkoni të përmbysni skemën e shëndetësisë. A mos është një model utopist?
Ky është model i të gjitha shoqërive demokratike, që kanë respekt për njeriun. Ka shumë studime, që tregojnë një model ofrimi shëndetësor funksional, të mundësuar për të gjithë. Kalimi në sistemin shëndetësor falas ndihmon për të mos u zhytur më thellë në korrupsion dhe borxhe. Sot Shqipëria harxhon 800 milionë dollarë dhe vetëm 8 përqind dalin nga sistemi. Pjesa tjetër del nga xhepi i atyre që s’kanë. Kur të ngrihet sistemi shëndetësor, atëherë do të bëhet një skemë e plotë sigurimi. Dhe gjithkush e di se doktori paguhet nga dikush dhe nuk ka pse t’i japë lekë doktorit. Qeveria do t’i japë autonomi spitaleve, por nuk do ketë më tenderime nga një institucion i vjetër. Sistemin shëndetësor do ta ndryshojmë radikalisht.
Ilir Meta e cilëson aventurë këtë që ju thoni?
Koalicioni do të ndërtohet mbi faktin e thjeshtë, që ne jemi dy parti, por një forcë politike dhe këtë do ta tregojmë gjatë qeverisjes sonë në koalicion. Jemi pjesë e të majtës dhe të njëjtës filozofi politike.
Funksionon normalisht koalicioni? Pasi ka deklarata për Metën kryeministër? Apo që 40% e institucioneve do t’i kalojnë LSI?
Me të, me partinë nuk kam asnjë problem. Jemi në fushatë elektorale. LSI ka të drejtën e saj të aspirojë sa më shumë vende të parlament, të ketë mandatet e saj, e nëse do dilte në përqindje më të madhe, do të edhe të drejtën e kryeministrit. Marrëveshja e nënshkruar në Shkodër është një marrëvehsje e mirëmenduar. Është një marrëveshje, që ka zgjatur, pasi ka vullnet të dyanshëm, për të mos përsëritur gabimet e së kaluarës. Vetëm kështu nuk do ndihemi të kërcënuar nga përsëritja e historisë, me ato çka pati negative. Këto ndarjet nuk janë biseduar fare. Dhe nuk do ketë ndarje të kësaj antyre. Ne jemi dy forca dhe do qeversim vendin si një fuqi e qendrës së majtë. Me Metën jemi në komunikim të përditshëm, informojmë njëri-tjetrin, ndajme shqetësime, koordinojmë forca. Nuk jemi skandinavë, jemi shqiptarë, kemi gjithë ato gjëra që na karakterizojnë nga pikëpamja e emocioneve dhe rrëmbimeve dhe ka shumë hapësirë mes individëve dhe karaktereve. Por ka edhe konfliktualitete dhe këto janë normale.
Si do veproni me Presidentin, Shik-un, ato institucione, që janë miratuar pa votën tuaj?
Ne do të veprojmë në rrugën e nisur, pa u nisur nga na pëlqen apo s’na pëlqen. Shqipëria nuk duhet të katandisej në një situate, ku presidenti është mustaqja e kryeministrit. Por ai është i zgjedhur dhe ne do t’i japim fund luftërave institucionale, banaliteteve, që e kthyen Shqipërinë në një arenë të përplasjeve më vulgare mes qeverisë dhe institucioneve.
Ju këmbëngulni tek taksat. Por Berisha thotë se ju nuk i paguani taksat?
Kjo është një shqifje, e bazuar në një aksion, që më ka dhënë mundësinë të shoh nga brenda atë dynja, që ha sipërmarrësit në këtë vend, kur iu qepet pas adminsutrata tatimore e Saliut. Janë njerëz, që nuk kanë haber nga puna e tyre, injorantë dhe janë kaq të zellshëm për të çuar përpara operacione të dhunshme ndaj qytetarëve, sa të ndjehesh i habitur dhe kur i di. Unë kam bërë një deklarim si herën e shkuar me postë; deklarimi është zhdukur, ka dalë pastaj në lidhjen e shkurtër, shtab elektoral, gazeta elektorale ka dalë lajmi. Kam bërë deklarimin online, kam deklaruar një shumë të caktuar nga shitja e “Kurban”-it dhe kam paguar një shumë të caktuar. Dhe kjo nuk besohet. Bashkë me Lindën po ndërtojmë një shtëpi, që është e veçantë. Është një shtëpi, që e kam ndjekur me vëmendje. Ku i gjeti shifrat që tregon? Këta s’dinë të lexojnë as planimetrinë. Është siç thotë Ngjela: rënie e madhe e intelektit.
Duket një situatë e qetë, pa përplasje banale.
Është një fushatë shumë e bukur kjo e jona. Një fushatë, ku mund të bësh shumë lehtë dallimin. Ana tjetër po zhvillon një fushatë të zymtë në këndvështrimin, në sy, në frymë, në vizion. I marrin njerëzit me autobusë nga një vend në një tjetër. Del nga ana tjetër mbush sheshin me autobusë nga Shkodra. Dhe mesazhi është shumë i zymtë, pa asnjë lloj lezeti, me ca shifra të fabrikuara, që nuk i kanë treguar dot ku i kanë rrugët. Këta nuk i kanë këto metrat që thonë. Thonë ja sa kemi shpenzuar për rrugët dhe rrugët nuk i kanë. Po kështu, ka shifra të tjera; 4 mld investime të huaja, spitale, shkolla. Tani kanë filluar dhe shifrat të jenë po ato, se i ka mësuar përmendësh dhe Saliu, se më parë i ngatërronte.
A mendoni se është jo etike, që ta ndërtoni një pjesë të fushatës mbi moshës së kundërshtarit tuaj?
Nuk bëhet fjalë për moshën në kuptimin biologjik, por një lodhje në kuptimin fizik rrëshqitje nga roli dhe misioni. Nuk është rastësi dhe nuk mund të jetë meqë duke qenë një nga vendet me moshë më të re në botë, kemi një kryeminsitër me moshë mbi 70 vjeç, jetojmë në një kohë tjetër. Çështja nuk është te mosha, janë disa fjalë: gjysh, katrat, antiplumb, që lidhet me atë që ne sot jetojmë. Sot nuk ka shtet. Sot krimi ka dalë nga kontrolli; vrasje, vjedhje me dhunë, grabitje. 4 vjet më parë thoshte “i kam duart e pastra”, tani nuk i nxjerr se s’ka çfarë tregon, se i ka me padrejtësi. Është sëkëlldi për miqtë dhe partnerët tanë, kur duhet t’i referohen Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare. Sot bota demokratike mezi pret rotacionin. Ata nuk marrin pjesë në fushatën tonë elektorale, por sinjalet janë të qarta. Është një kryeministër i lodhur.
Sa i takon marrëdhënieve me Turqinë?
Kryetari i opozitës në një vend si Shqipëria do të ishte aty ku isha unë para 4 vitesh në raport me kryeministra të tjerë, sepse ka një protokoll. E vlerësoj miqësinë, që më kanë ofruar ato personalitete që më kanë pritur.
Çfarë mendoni se do të ndryshoni në diplomacinë shqiptare në marrëdhëniet e saj me fqinjët?
Kam qenë në bashkinë e Tiranës një njeri i njohur nga kushdo dhe i respektuar. Dhe ka pasur bashkëpunime. Historia e Tiranës është një histori suksesi. Unë jam shumë krenar për atë që është bërë për Tiranë, pasi e nxori Shqipërinë nga harta se Shqipëria është një vrimë e zezë nga ku dalin kallashnikovë, armë, drogë, prostituta. Dhe ishte një zhvillim i mirë pas një periudhe të zymtë. Ne do të bëjmë ndryshim aktiv në raportet me rajonin dhe Kosovën. Do të ndërtojmë një partneritet strategjik. Është një pjesë e posaçme në programin tonë. Ne do t’u tregojmë shqiptarëve sesa shumë mund të ishte bërë dhe sa shumë mund të bëhet, nëse hapësirën shqiptare e trajtojmë si të lirë sa i takon sigurisë strategjike, ushqimore, ofertës turistike, arsimit të unifikuar, për ata që nesër do të jenë shqiptarët e bashkuar, në Shqipërinë e bashkuar dhe familjen e bashkuar europiane dhe do kemi veprime konkrete në traktatin e fqinjësisë së mirë. Dhe pa dogana dhe me një rol të ri në funksion të rajonit. Janë hedhur piketa për të përfshirë edhe qeveritë e tjera për të krijuar një model të përbashkët ekonomik, për të mos na parë më si një Ballkan që duhet mbajtur urtë e mirë, por si një vend nga vijnë programe dhe projekte, për t’i dhënë rajonit atë zhvillim ekonomik që deri sot i ka munguar. Ne kemi ndërtuar një program strategjik, ku veç Italisë dhe Greqisë kemi dhe Turqinë, në program për të rritur bashkëpunimin. Por kështu, interesantë mbeten marrëdhëniet me ShBA. Në programin tonë ka përpjekje për të intensifikuar marrëdhëniet me Gjermaninë dhe Austrinë. Janë investime të pajoshura si duhet, të panxitura si duhet. Në shumë raste janë zhgënjyer nga programe investimi apo problematike. Linja e interkonjeksionit me Kosovën është një turp i madh, edhe pse Berisha deklaron patriotizmin e tij.

Nga 14 mandate në Elbasan, opozita merr 8 mandate, ndërsa mazhoranca 6 mandate Sondazhi: E majta ruan fitoren me 6 për qind
E
majta vijon që të ruajë avantazhin me koalicionin e djathtë, duke fituar
gjithnjë e më tepër terren. Sipas sondazhit të katërt dhe i fundit, i zhvilluar
për zgjedhjet e 23 qershorit nga kompania e njohur italiane “IPR Marketing”,
prezantuar mbrëmjen e sotme në “Ora News”, rezulton se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin
më 17 qershor, e majta arrin që të sigurojë 51 për qind të votave, kundrejt 45
për qind të votave që arrin të sigurojë koalicioni i djathtë. Ndryshe nga
sondazhi i mëparshëm i dy javëve më parë, në këtë sondazh është ngushtuar
diferenca mes dy kampeve, pasi më përpara, koalicioni i majtë ishte tetë pikë
në avantazh, ndërsa tani është gjashtë pikë përpara. Sa u përket votave si
parti, nga e majta, PS-ja ka 48.1 për qind të votave, LSI-ja ka 5.7 për qind.
Kurse partitë e djathta, konkretisht PD-ja ka 39 për qind, PDIU-ja ka 1.2 për qind,
PR-ja 1.1 për qind. FRD-ja merr 2.5 për qind, duke njohur një rënie të lehtë.
Qarku i Elbasanit
Edhe
pse me shumë bujë, kreu i së djathtës, Sali Berisha, përuroi tunelin e
Elbasanit, e majta rezulton të jetë fituese në Elbasan. Në sondazhin e
publikuar mbrëmjen e djeshme, sipas përllogaritjeve të ekspertëve të “IPR
Marketing”, rezulton se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, koalicioni i
majtë do të merrte 8 mandate, ndërsa ai i Berishës 6 mandate në Qarkun e
Elbasanit. Ndërkohë, LSI-ja arrin të
marrë një mandat brenda koalicionit të majtë. Konkretisht, sa i përket
përqindjes së shpërndarjes së votave, koalicioni i majtë “Aleanca për
Shqipërinë Europiane” do të merrte 52 për qind të votave, ndërsa koalicioni i
djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” do të merrte 45 për qind
të votave. Sa u përket votave si parti, dy partitë e mëdha vazhdojnë të
përballen kokë më kokë mes tyre, me një diferencë të vogël në favor të PS-së që
ka 43% të votave, kundrejt 40% të PD-së, e ndjekur nga LSI-ja me 5,5%, ndërsa
partitë e tjera nuk e kalojnë pragun e marrjes së një mandati. FRD-ja e Bamir
Topit me 2 për qind të votave nuk merr asnjë mandat. Po ashtu, edhe AK-ja e
Kreshnik Spahiut, e cila merr 0.5 për qind, nuk merr dot asnjë mandat në Qarkun
e Elbasanit.
Të pavendosurit
Ndërsa
na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet, gjetja e parë e sondazhit ka të bëjë me
elektoratin e pavendosur, nga ku rezulton se 12% e të anketuarve janë akoma të
papozicionuar, me përqindje kryesuese nga elektorati i femrave. Të klasifikuar
në bazë të moshës rezulton se masa dërrmuese e 12% të pavendosurve kryesohet
nga të rinjtë. Ndërsa numri i personave që kanë refuzuar të përgjigjen në
sondazh janë 7-8 për qind i numrit të përgjithshëm të të intervistuarve, të
cilët gjatë pyetjes kishin tri mundësi zgjedhjeje. Nga të pavendosurit, të
pyetur për votën e tyre në zgjedhjet e 2009-s, rezulton se pjesa më e madhe,
19.1 për qind, kanë votuar për PD-në, në krahasim me ata që kanë votuar PS-në,
që janë vetëm 10.6 për qind.
Të intervistuarit
Sa
i përket sondazhit, numri i të intervistuarve, ndryshe nga radhët e tjera,
ishte i ndryshëm nga ata që u intervistuan në sondazhin e realizuar në rang
kombëtar me sondazhin lokal, i zhvilluar vetëm për Qarkun e Elbasanit. Kështu,
në rang kombëtar u intervistuan gjithsej një kampion prej 1501 personash,
ndërsa në Elbasan u intervistuan gjithsej 1000 persona. Sa i përket saktësisë
së përllogaritjeve, ekspertët e kompanisë italiane theksuan se marzhi i gabimit
në të dyja sondazhet e djeshme është 2.5 për qind.
Shifrat
Sa
u përket votave si parti, nga e majta, PS-ja ka 48.1 për qind të votave, LSI-ja
ka 5.7 për qind. Kurse partitë e djathta konkretisht, PD-ja ka 39 për qind,
PDIU-ja ka 1.2 për qind, PR-ja 1.1 për qind. FRD-ja merr 2.5 për qind.
Friday, June 14, 2013
Sondazhi i Piepoli: E majta merr 73 mandate, e djathta 66 mandate, FRD 1 mandat
Brenda koalicionit të majtë, LSI merr plot 9 mandate,
kurse në koalicionin e djathtë, PDIU merr tre mandate
Instituti italian i sondazheve, Piepoli, ka
publikuar sondazhin e radhës, të fundit për këto zgjedhje. Sondazhi është
organizuar me 1000 persona të pyetur përmes telefonit. Fillimisht, ata janë
pyetur se si e imagjinojnë Shqipërinë pas 5 vitesh. Shumica e shqiptarëve thonë
se vendi do të jetë më mirë, kurse pakica mendojnë se gjërat nuk do ndryshojnë.
Të pyeturit mendojnë se më shumë do përmirësohet mënyra e jetesës, ndërkohë që
më pak besojnë se do përmirësohet mundësia për të gjetur punë. Sa i përket
papunësisë, 43 përqind e shqiptarëve mendojnë se ajo do rritet vitin që vjen,
ndërkohë që 38 përqind thonë se do ulet.
Ndërsa 41 përqind mendojnë se vitin që vjen do
ketë prosperitet ekonomik, kurse 34 përqind thonë se do ketë vështirësi
ekonomike.
Shqiptarët besojnë më shumë tek mësuesit, që
janë në krye të listës së besueshmërisë me 64 përqind. Më pas vijnë gazetarët
me 59 përqind, liderët e komuniteteve fetare me 53 përqind dhe forcat e rendit
me 51 përqind. Në fund të listës janë gjykatat me 28 përqind, politika me 26
përqind dhe sindikatat me 18 përqind.
Të pyetur se cilat kategori personash kanë më
shumë pushtet në Shqipëri, 86 përqind thonë politikanët. Më pas të dytët në
listë me vetëm 16 përqind janë investitorët. Në vend të tretë me 9 përqind janë
avokatët. Të pyetur se çfarë karakteristikash duhet të ketë një politikan, të
pyeturit listojnë si të parën ndershmërinë. Më pas vjen serioziteti, saktësia
dhe afrësia me njerëzit. Në fund është pavarësia. 71 përqind e të pyeturve
thonë se lideri që kanë zgjedhur të votojnë i përmbush këto cilësi. Të pyetur
për orientimin e votës, 42.5 përqind thonë se do votojnë për koalicionin e
djathtë. PD është parti e parë në koalicion me 38 përqind të votave. Më pas
vijnë PR e PDIU me nga 1.5 përqind të votave. Kurse koalicioni i majtë merr 51
përqind të votave. Në krye është PS me 42.5 përqind të votave, më pas vjen LSI
me 5.5 përqind të votave. FRD merr 3.5 përqind të votave dhe AK merr 2.5
përqind të votave. E përkthyer në mandatë, koalicioni i djathtë merr 66
mandate. PD merr 62 mandate, PR merr 1 mandat, kurse PDIU merr 3 mandate. Koalicioni
i majtë merr 73 mandate. PS merr 66 mandate, LSI merr 9 mandate dhe një mandat
shkon për një tjetër parti të opozitës. FRD merr një mandat kurse AK nuk merr
asnjë mandat. Sa i përket qarkut të Tiranës, koalicioni i djathtë merr 42
përqind të votave, ose 14 mandate. Nga këto, 13 mandate i ka PD, 1 PDIU. Kurse
koalicioni i majtë merr në qarkun e Tiranës 51.5 përqind të votave ose 17 vende
në Kuvend. Nga këto, 15 mandate janë për PD-në dhe 2 për LSI-në. FRD-ja merr
një mandat në Tiranë
Thursday, June 13, 2013
Përpara …Jozefinë!
Taulant
Kopliku
Asnjëherë më parë që pas vitit 1996 kur edhe
nisi ngjitja e yllit të saj në politikë, Jozefina Topalli nuk është ndjerë kaq
e nëpërkëmbur nga shefi i saj Berisha sa gjatë kësaj fushate elektorale.
Megjithëse mundohet ta fshehë këtë me entuziazmin e shtirë në takimet që
zhvillon në bastionin e saj në Shkodër, humori i ish-kryetares së parlamentit
nuk është më ai i përparshmi. Zhvillimet që solli ajo mbrëmje e vonë e gjashtë
Majit të këtij viti, kur mes shumë rrudhje buzësh e nervash të tendosura u
shpalll lista përfundimtare e kandidatëve të PD-së për parlament, prekën mes
shumë individësh edhe të vetëquajturën “zonja e hekurt” e politikës shqiptare.
E ndodhur atë natë përballë faktit të kryer dhe aspak në dilemë për të mbrojtur
deri në fund beniaminët e saj të lënë jashtë listës së Shkodrës, ajo thjesht ka
lënë mbledhjen duke u justifikuar me “pak dhimbje koke”. Në fakt atë mbrëmje të
gjashtë Majit së bashku me shpalljen e listave, po vendosej në një farë mënyre
edhe për fatin e saj si një pasardhëse natyrale e Berishës në krrye të partisë
Demokratike. Emrat e të përzgjedhurve të saj i pa të rrëzoheshin sa hap e mbyll
sytë duke befassuar krahas saj dhe vetë të interesuarit që e konsideronin veten
të paprekshëm në pjesën e sigurtë të listës së Shkodrës, prej vitesh një
ekskluzivitet absolut i zonjës Topalli.
Ngjitja e beftë në politikën e lartë dhe
pushteti i pakontrolluar (përvec Berishës) që Jozefina Topalli mori që në
startin e saj si politikane janë një nga shanset tepër të rradha që mund të
ketë një grua në politikën tejet maskiliste shqiptare. Në intervistat e dhëna
në vite, ajo e shpjegon si një sfidë të vërtetë vendimin për tu bashkuar me
grupin e deputetëve të Partisë Demokratike në periudhën më të vështirë të kësaj
force, vitin 97. Ajo vetë e konsideron si një vendim historik pranimin e ftesës
në ato kohë të turbullta të një Shqipërie që përgatitej të votonte e gjitha nën
armë. Por cilat ishin sfidat e saj reale në atë start si politikane? Së pari
afirmimi në qendër.
Fakti se ishte pinjolle e një familjeje të
vjetër e të vlerësuar në Shkodër, fakti i të qenit femër, fakti që vvinte nga
një shtresë e përndjekur nga regjimi dhe në fund (por jo e fundit), fakti që
ishte një katolike praktikante, i jepte në duar zonjës Topalli një numër të
konsiderueshëm argumentash të cilët ajo vit pas viti diti ti përdorte me
efikasitet. Për hir të balancave (përfshi sërish faktin që ishte katolike), ajo
arriti të zgjidhej nënkryetare e parlamentit, asokohe nën drejtimin e
Gjinushit. ne bazë të statusit të Partisë Demokratike, ky post i jepte asaj
automatikisht postin tjetër, atë të nënkryetares së kësaj force politike. Në
këtë pikë gjërat për zonjën nga Shkodra nisën të lehtësohen dhe hapësira e
aksionit të saj personal për “kapjen” e Shkodrës nisi të merrte gjithnjë e më
shumë dimension. Ali Spahija dhe Pjetër Arbnori, dora e fortë dhe vendimmarrëse
e PD-së në Shkodër ishin aq të zënë në përplasjet mes tyre saqë kishin harruar
faktorin Jozefinë e cila gradualisht po merrte terren ndaj tyre. Është për tu
admiruar sesi me mjaft zgjuarsi, ajo arriti ti imponohej në një kohë rekord
millitantëve të ashtuquajtur “të fortë” në PD, duke e kthyer në fakt të kryer
çdo vendim që ajo merrte. Për shumëkënd është enigmatike edhe sot e kësaj dite
pengmarrja e prefektit të atëhershëm të Shkodrës gëzim Podgorica dhe mbajtja e
tij në zyrë nën kërcënimin e armëve. Asnjëherë zonja Topalli nuk është pyetur
për këtë histori por është fakt i pamohueshëm se fuqizimi i saj dhe afrimi me
Berishën ka nga pas dhe ngjarje të tilla me sfond politik që ndodhën në
Shkodrën e pas 97-tës, ngjarje që ky i fundit në fakt i kishte mjaft për zemër.
Është klasike urrejtja e kësaj zonje të
hijshme për gratë që tentojnë karrierë në PD. Për vite me rradhë një numri jo
të vogël grash nga Shkodra iu privua kontributi politik njëra pas tjetrës me
një të rënë të lapsit nga Topalli. Njëra nga këto zonja mori arratinë nga
Shqipëria menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2005 pasi më herët kishte sulmuar
mediatikisht nënkryetaren demokrate. Në të vërtetë, këto “kapriçio të vogla” të
Topallit apo dhe lufta e hapur me bashkë-nënkryetarin Topi në PD, nuk është se
i turbullonin ujë Berishës, në mos i shtonin hera-herës humorin. E ndërsa
doktori e toleronte e nuk i vinte fre aty ku nuk bënte dëm, në gjithë këto vite
Jozefina Topalli ishte në realitet Sali Berisha e Shkodrës. Pushteti i saj në
kryeqendrën e veriut mori përmasa të frikshme aq sa emri i saj në mjediset e
PD-së përmendej me mjaft rezerva. Ajo komandonte gjithçka e çdo gjë. me
bashkëpunëtorët e saj të afërt ajo arrinte të imponohej mbi çdo gjë që kishte
të bënte me Shkodrën dhe zonat përreth. Qoftë dhe gjërat më banale si emërimi i
një edukatoreje kopështi apo një bursë studimi nga këshilli bashkiak. Lista e
kandidatëve për deputetë të Shkodrës në gjithë këto vite ishte detyrë shtëpie
vetëm e jozefina Topallit, thuajse e pakontrolluar nga Berisha. Duke
shfrytëzuar tendencën thuajse gjenetike të shkodranëve për të votuar djathtas,
ajo valëviste e para flamurin e fitores së thellë duke mbyllur paraprakisht çdo
diskutim të mëtejshëm mbi cilësinë e atyre listave apo dhe çdo gojë
kundërshtarësh në qendër. miti i saj si zonjë e hekurt nisi të fryhej vit pas
viti jo vetëm nga militantët e verbër që përbetoheshin në emër të saj, jo vetëm
nga mediat lokale të Shkodrës që për asnjë moment nuk mund të komentonin diçka
në adresë të saj por fatkeqësisht dhe nga një numër jo i vogël gazetarësh në
kryeqytet të cilët me skupet e historisë së saj të pasur familjare,
personifikonin padrejtësisht edhe Jozefina Topallin. Historitë njerëzore të
paraardhësve të saj apo tre akorde kitare në talk-shoë-n e rradhës, janë disi
larg realitetit të kësaj zonje që për dikë është zonja e hekurt por për shumë
të tjerë është etiketuar si “Nexhmija e Shkodrës”, një paralelizëm që asnjë
femër shqiptare në fakt nuk do ta dëshironte.
Humori i zonjës Topalli është në rënie të lirë
që nga mbrëmja e gjashtë majit. në realitet kjo mbrëmje e shpalljes së listave
të kandidatëve për deputetë solli kaq shumë ngjarje për lajm të parë saqë lista
“blu” e Shkodrës thuajse u harrua. Në fakt është kjo listë që në një përqindje
të lartë do të ketë ndikim të padiskutueshëm në të ardhmen politike të saj.
Fshirja nga lista e Arenca Trashanit dhe Astrit bushatit ishte një goditje e
rëndë jo aq për ëndrrën e saj si pasuese e Berishës sesa për futjen e hundëve
nga të tretët në listën e Shkodrës. Në fushatë tashmë prej më shumë se një
muaji janë krah Topallit dy emra jo aq të panjohur, sidomos në Shkodër, Voltana
Ademi dhe Helidon Bushati (Fusha). E para është një njohje e vjetër e Topallit
por asnjëherë aq e besueshme sa të bëhëj pjesë e tryezave nocturne të saj. E
njohur për karakterin e saj të vështirë ndaj përsonave që kërkojnë ti
imponohen, zonja Ademi që tani mund të konsiderohet si një dhimbje koke akute për nënkryetaren e
PD-së. I dyti, pinjoll i një tjetër familjeje të vjetër shkodrane, i diplomuar
jashtë vendit dhe me një eksperiencë pune në administratën shtetërore, duket se
e ka kaluar “zborin” në disa vite të kaluaraa në Tiranë. Në Shkodër, Bushati
është kthyer me statusin e një të dërguari nga lart dhe jo si një propozim nga poshtë,
e kjo është një arsye shumë e madhe që Topalli ta konsiderojë që tani si një
person jashtë rrethit të saj. Në lojë është dhe fenomeni Ndoka, ndoshta armiku
më i betuar i Topalllit. Është fakt i pamohuar që secili ka një urrejtje të
shfrenuar për tjetrin. Topalli ka një dashuri të pashprehur për Partinë
demokristiane, një forcë politike që jo vetëm nga emri, përfaqëson një kategori
të margjinalizuar nga regjimi dhe ku ajo vetë mund ta gjejë veten mjaft mire.
Por personi që drejton këtë forcë është sipas saj i padenjë për të përfaqësuar
këtë kategori. Për shumë kohë ajo ka dirigjuar diversione të vazhdueshme për të
eliminuar politikisht Ndokën e Co dhe për të emëruar një drejtues kukull të
PDK-së, një komardare shpëttimi për cdo rrezik që do ti vinte nga forca ku ajo ka kontribuuar për më shumë se
15 vite. Nisur dhe nga zhvilllimet e fuundit politike dhe përfshirja e
vrullshme në fushatë e Lulëzim Bashës, kundërshtari i saj direkt për drejtimin
e PD-së, nisur dhe nga tendencat e këtij të fundit për tu shfaqur si një
filoislamik i betuar, duket se gjërat pas 23 Qershorit do nisin të qartësohen
dhe brenda rradhëve të PD-së. Një variant i mundshëm (hipotetik) do të ishte
marrja e drejtimit te Partisë Demokratike nga zonja Topalli dhe drejtimi i
kesaj force në opozitë. Përballë është Lul Basha dhe pas tij familja Berisha
ndaj ky variant edhe pse hipotetik duhet hedhur poshtë. Një tjetër variant
(hipotetik) do të ishte marrja e drejtimit të Partisë Demokristiane duke
tërhequr pas vetes dhe një numër jo të vogël të pakënaqurish në PD. Dhe këtu
pengesa është e madhe me një përballje me grupin e mirditorëve demokristianë të
drejtuar nga Ndoka. Gjithsesi mbetet ndoshta varianti më i besueshëm. Varianti
tjetër (më pak i mundshmi) është fitorja e zgjedhjeve nga Partia Demokratike
dhe qëndrimi i Berishës në krye të kësaj force. Por për të arritur një fitore
në zgjedhje duhet që të paktën në Shkodër të sigurohet një fitore e thellë,
ndoshta më e thella e arritur nga viti 1992 (atëherë ishte një votuese e
thjeshtë), duke e lënë Partinë Socialiste në rang qarku me minimumin e mundshëm
të deputetëve, ndoshta me vetëm tre emra. Këtu në fakt gjërat janë më të
komplikuara. Përballë ka supriza.
Tuesday, June 11, 2013
INTERVISTA/ McCormack: Certifikimi i zgjedhjeve kërkon një KQZ me të paktën pesë anëtarë
Kryesuesja e misionit vëzhgues
ndërkombëtar të OSBE/ODIHR, duke folur për DW, thotë se certifikimi i
rezultatit të zgjedhjeve kërkon shumicë të cilësuar në Komisionin Qendror të
Zgjedhjeve. Ajo e vë theksin tek ngërçi i krijuar në KQZ, për të cilën thotë se
ka marrë disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe po ecën drejt
skadimit të afateve të tjera ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Znj. McCormack, zbatim i kuadrit
ligjor të Shqipërisë për zgjedhje demokratike, është një nga drejtimet e vëzhgimit
të misionit të OSBE/ODIHR-it, të drejtuar prej jush për zgjedhjet parlamentare
të 23 qershorit. A janë zbatuar ligjet deri tani? Mund të ilustroni opinionin
tuaj me gjetjet nga misioni vëzhgues?
Conny McCormack: Ne
vëzhgojmë kuadrin ligjor në tërësi, cilat ligje po zbatohen që procesi zgjedhor
të funksionojë si dhe sa zbatohet ligji në vendimet e Kolegjit Zgjedhor. P.sh.
në rastin kur KQZ nuk ishte i aftë të merrte vendimin për numrin e Komisioneve
të Zonave të Administrimit Zgjedhor, atëherë këtë vendim e mori vetë Kolegji
Zgjedhor. Ndërkohë ligji thotë që Kolegji Zgjedhor duhej t’i kërkonte përsëri
KQZ ta merrte ai vendimin. Ky rast si edhe të tjera, që janë paraqitur në
raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor të OSBE/ODIHR-it, tregojnë se specifikat
e ligjit në disa nivele ose tejkalohen ose nuk zbatohen në përputhje me atë që
thotë ligji. Çështje të tjera, si pjesë e kuadrit ligjor, janë ato lidhur me
fushatën elektorale: ka një lloj mjegullimi të kufijve, të përcaktuara me ligj,
në marrëdhëniet mes politikes dhe shtetit. Kuadri ligjor përfshin të gjitha
aspektet e zgjedhjeve. Në pjesën e tyre më të madhe, në përgjithësi, ato po
ecin mirë. Por ka disa që nuk ecin dhe mendoj që disa herë njerëzit
përqendrohen pikërisht tek ato, por nuk duhet humbur “pamja” si një e tërë,
“peizazhi” në tërësi, pasi ajo ka rëndësi në kuptimin e procesit. Kur misioni i
vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it të bëjë vlerësimin përfundimtar do të
shikojë pikërisht “gjithë pamjen”. Në këtë “pamje” ka shumë rëndësi numërimi i
votave, sa transparent, i saktë dhe i ndershëm është numërimi. Ka disa aspekte
lidhur me numërimin e votave që mendojmë se duhen riparë dhe që ne do t’i bëjmë
të njohura në vijim të punës sonë.
Pra, kuadri ligjor për zgjedhjet
në përgjithësi po zbatohet?
Conny McCormack: Po përsëris që zbatimi i ligjit është një punë
jashtëzakonisht e madhe. Në kuptimin e çuarjes para të procesit zgjedhor ka
disa afate ligjore që nuk janë respektuar dhe kjo nuk është në përputhje me
ligjin. Por në përgjithësi mund të them që procesi zgjedhor duket se po shkon
përpara brenda një kuadri ligjor të arsyeshëm.
Misioni juaj ka shprehur
shqetësim për situatën në KQZ, konkretisht lidhur me aftësinë e tij për të
administruar zgjedhjet sipas ligjit apo për raste kur vendimeve të tij u mungon
një “motivim i saktë ligjor”. A mund të ndikojë kjo situatë në besueshmërinë e
procesit zgjedhor dhe standardet për zgjedhje demokratike, të cilat për
Shqipërinë janë kushti kryesor për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në
BE?
Conny McCormack: Situata në
KQZ është në mendjen e të gjithëve dhe në media prej shumë javësh, por ajo nuk
ka ndryshuar: në vend të 7 anëtarëve që duhet të ishin janë vetëm katër që i
përkasin të njëjtës parti politike. Kjo situatë, ashtu si e kemi vënë në dukje,
po ndikon në vendimmarrjen e deritanishme, pasi disa vendime, në bazë të
ligjit, duhet të merren me pesë anëtarë që bien dakord ose ndryshe të merren me
shumicë të cilësuar dhe jo me një shumicë të thjeshtë. Në raportin tonë
paraprak, kemi theksuar se kjo kërkesë e ligjit nuk është zbatuar disa herë,
pasi KQZ nuk ka pesë anëtarë dhe ka marrë vendime që kërkojnë shumicë të
cilësuar duke përdorur justifikime racionale sipas të cilave është në rregull
marrja e vendimeve me 4 anëtarë. Gjithsesi ligji është shumë i qartë dhe mendoj
që çështja për ne dhe këdo tjetër është që zgjedhjet po afrohen dhe vendimi se
kush do t’i fitojë ato, certifikimi i rezultatit kërkon qartësisht një shumicë
të cilësuar prej pesë anëtarësh. Ky është thelbi i çështjes. Pra, ka disa
vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar prej pesë votash, por më i rëndësishmi
prej tyre, që është në mendjen e gjithkujt, është certifikimi i rezultatit.
Ndërsa lidhur me rastet kur vendimeve të KQZ u mungon motivimi ligjor dëshiroj
të sjell si shembull rastin e vendimit për rikompozimin e 89 KZAZ-ve. Ligji
është i qartë, ai parashikon një listë të gjatë arsyesh për të ndryshuar
anëtarësinë e këtyre komisioneve. Por aty nuk përfshihet asnjë arsye ligjore
për rikompozim të Parlamentit. Por Parlamenti u rikompozua kur Lëvizja
Socialiste për Integrim kaloi në koalicionin tjetër. 9 KZAZ me urdhër të KQZ u
rikompozuan dhe anëtari i Partisë për të Drejtat e Njeriut u largua dhe u
zëvendësua me një anëtar nga Partia Republikane. Ky është një shembull i një
vendimi që nuk ka motivim ligjor dhe që tregon se pas tij ka motive politike.
Natyrisht që KQZ duhet të funksionojë, askush nuk dëshiron që ky komision të
ndalojë së funksionuari, ju doni të bëhen zgjedhjet dhe ato nuk mund të bëhen
pa një strukturë drejtuese si KQZ, për këtë nuk ka alternativë tjetër. Por
misioni ynë ka paraqitur faktin që KQZ ka marrë disa vendime që kërkojnë
shumicë të cilësuar dhe po ecën drejt skadimit të disa afateve të tjera ligjore
që kërkojnë shumicë të cilësuar. Dhe nuk do të arrijë t’i kapë këto afate nëse
kompozimi i KQZ nuk përshpejtohet në kohën që ka mbetur deri në 23 qershor.
Shqipëria, Znj. McCormack ka një
të kaluar zgjedhjesh të kontestuara. Veç situatës në KQZ, misioni juaj ka
gjetur shqetësuese në raportin paraprak edhe polarizimin politik apo mungesën e
besimit mes dy partive kryesore PD-PS. Të gjitha së bashku a mund të çojnë
përsëri në kontestim të rezultatit të këtyre zgjedhjeve?
McCormack: Shqipëria ka një
histori zgjedhjesh me rezultat të ngushtë, me një diferencë të ngushtë mes
palëve dhe natyrisht, mendoj që kjo krijon një atmosferë tjetër nga ajo kur
fitorja është e qartë. Pra kërkon të thuash që në kushtet e një KQZ, jo të
plotë, me vetëm 4 anëtarë, njerëzit nuk do të besojnë rezultatin e shpallur
prej tij? Por rezultati nuk është vetëm në dorë të KQZ; ai varet edhe nga ajo
se çfarë do të ndodhë në procesin e numërimit, si do të shkojë ky proces.
Ndërkohë që procesi i numërimit në Shqipëri është shumë i hapur, lejon vëzhgues
vendas dhe ndërkombëtarë, askush nuk mundohet të mohojë aksesin e tyre, që
mendoj se është një komponent kyç i besueshmërisë së publikut. Gjithë qendrat e
votimit kanë kamera TV, ekrane që tregojnë se si ecën votimi, nëse vota është
hedhur. Në kuptimin e transparencës procesi është jashtëzakonisht i mirë, këtë
shumë vende nuk e kanë, përfshirë edhe vendin tim, SHBA. Kontestim i zgjedhjeve
ndodh në të gjitha ato vende ku rezultati i zgjedhjeve është shumë i ngushtë.
Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë më 23 qershor.
Znj. McCormack a ka ardhur koha
që gjuha e përdorur në raportin përfundimtar të jetë e qartë, jo me nënkuptime?
A ka gjasa të arrihet një konsensus mes misionit të OSBE/ODIHR-it dhe Asamblesë
Parlamentare të OSBE-së për dobinë që i vjen demokracisë në Shqipëri nga të
folurit qartë, pa ekuivoke?
Conny McCormack: Gjithkush
do të donte të dëgjonte fjalët e thjeshta “zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Por nuk është kjo që bën OSBE/ODIHR-i. Vlerësimi i zgjedhjeve nuk është bardhë
e zi, por më tepër një shkallëzim. OSBE/ODIHR ka vëzhguar qindra e qindra
zgjedhje. Metodologjia e përdorur bazohet në vlerësimin makro, plotësim i disa
angazhimeve ndaj OSBE-së, të tjera që nuk plotësohen. Do të ishte më e thjeshtë
fjalia “Shqipëria kaloi testin” por nuk është kjo që ne bëjmë, është fjala për
nuanca, për vështrim të gjithë “peizazhit zgjedhor”, thua kjo është realizuar
kjo jo, kjo kërkon përmirësim, japim rekomandime për përmirësim. Por shpresoj
se gjuha në raportin përfundimtar do të jetë e qartë që njerëzit ta kuptojnë.
Përkufizimi “zgjedhje të lira
dhe të ndershme” do të thotë përmbushje e standardeve të OSBE-së dhe atyre
ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, apo jo? Cilat janë këto standarde znj.
McCormack? A mund të përmendni më thelbësoret?
Conny McCormack: Kjo është
një pyetje shumë e mirë. Mendoj se ne gjithmonë themi se i vlerësojmë zgjedhjet
sipas plotësimit të standardeve, angazhimeve ndaj OSBE-së dhe atyre
ndërkombëtare. Çfarë do të thotë kjo? Zotimet mbështeten në Dokumentin e
Kopenhagës, të 1990-ës, ku ka një sërë deklaratash për kriteret, me një
shtrirje të gjerë ku disa prej tyre janë kyç dhe të tjera me një rëndësi të
shkallëzuar. Një nga kriteret që OSBE/ODIHR-i ka vënë në dukje në raportin
paraprak është aksesi pa pengesë i medias në procesin zgjedhor. Kemi vënë në
dukje p.sh. që media lejohet të pasqyrojë një takim elektoral, por nuk lejohet
të futet në ndërtesa ku ndodh një aktivitet i tillë, apo dhënia tek media e
kasetave të gatshme. Është e qartë që të tilla episode nuk përmbushin
standardet, kriteret. Një tjetër standard është ndarja e qartë e shtetit nga
partitë politike. Në fushatën elektorale të deritanishme kemi vërejtur raste
kur kjo nuk është përmbushur, kur në inaugurime rrugësh dhe objektesh slogane
të fushatës, flamuj të partive janë bërë pjesë e një ngjarjeje zyrtare,
qeveritare. Këto do të pasqyrohen në raportin final që do të dalë rreth 2 muaj
pas zgjedhjeve. Këto janë disa standarde që ne vëzhgojmë dhe janë në Dokumentin
e Kopenhagës së vitit 1990.
Znj. McCormack, kam lexuar CV
tuaj, keni një përvojë të pasur në vëzhgimin e zgjedhjeve në rajone të ndryshme
të botës. Nëse do të hidhnit një vështrim në përvojat tuaja të kaluara dhe ne
këtë që po kaloni tani në Shqipëri çfarë do të thonit?
Conny McCormack: Kam
vëzhguar zgjedhje në Indonezi, Algjeri, Armeni, Jemen, Meksikë dhe SHBA.
Zgjedhjet janë përherë dhe kudo të ndryshme, nuk kam parë kurrë dy zgjedhje që
të jenë të ngjashme me njëra- tjetrën. Një nga gjërat që ODIHR nuk e bën është
të krahasojë zgjedhjet mes një vendi dhe një tjetri, apo edhe zgjedhjet brenda
të njëjtit vend, nuk krahasojmë p.sh. zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të
vitit 2013 me ato të vitit 2009. Ne bëjmë një vlerësim, “fotografojmë” atë që
ndodh në një moment të dhënë, mbështetur në zotimet ndaj OSBE-së, Dokumentin e Kopenhagës
dhe standardet e tjera ndërkombëtare. Dhe vlerësojmë zgjedhjet në kohën kur ato
bëhen. Kjo është metodologjia që përdorim, nuk themi që këto zgjedhje janë më
të mira se ato në Algjeri p.sh. Çdo proces zgjedhor vlerësohet më vete.
Njerëzit duhet ta kuptojnë çfarë bëjmë ne konkretisht. Ka ende shumë aktivitete
përpara deri në ditën e zgjedhjeve më 23 qershor, shqetësim mbetet respektimi i
afateve të parashikuara në Kodin Elektoral të Shqipërisë.
Monday, June 10, 2013
Rrihet barbarisht kandidati i FRD-së në Fier. Reagon ashpër Topi
Kandidati i partisë Fryma e Re Demokratike për
qarkun e Fierit, Mithat Hoxha, është rrahur me mjete të forta nga persona të
paidentifikuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Roskovec rreth orës 23:00 të
mbrëmjes së djeshme. E shoqja e Hoxhës, Liljana, thotë se ata nuk kanë konflikt
me asnjë person, ndaj ngjarja ka motive politike. Ajo thekson se pas plagëve të
marra, i shoqi ka përfunduar në spital. Sipas saj, i shoqi ka marrë kërcënime
edhe më parë. “E kanë kërcënuar në shtëpi para dy javëve, na kanë ardhur në
shtëpi. Më thanë që do ta vrasin mos të vijë më në fshat, punë partie.
Kandidonte në Roskovec”, tha bashkëshortja e Hoxhës me lot në sy. Ndërsa Shezai
Çobaj, kryesuesi i listës së FRD në Fier pohon se Mithat Hoxha i ka njohur
autorët. “Por ai nuk flet dot për shkak të gjendjes shëndetësore”, tha Çobaj.
Sipas tij, Mithat Hoxha ka marrë kërcënime
nëpërmjet telefonit madje ka bërë dhe denoncim në polici rreth kërcënimeve.
Pas ngjarjes së rëndë, FRD ka dalë me një
deklaratë zyrtare ku thekson se ky është një akt kërcënues për jetën dhe
integritetin e procesit zgjedhor në Fier. “FRD kërkon publikisht nga Policia e
Shtetit të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vendosur përpara drejtësisë
personat përgjegjës. Policia e Shtetit duhet të mbajë dyfish përgjegjësi për
zyrtarët lokalë, të cilët kanë injoruar denoncimet e zotit Hoxha për presione
të vazhdueshme nominale për shkak të aktivitetit të tij politik dhe elektoral.
Në një shtet të së drejtës, të gjithë ata janë njësoj përgjegjës si edhe ata që
kanë kurajën të godasin një qytetar të lirë, një politikan dhe një person
publik, ndaj FRD zotohet publikisht se do të ndërmarrë çdo hap institucional
për të vendosur përpara ligjit të gjithë ata që e kanë shkelur atë, që kanë
nxitur krimin dhe që e kanë realizuar atë,” thuhet në deklaratën e FRD./ep
Topi
Kreu i FRD-së, Bamir Topi, ka denoncuar gjatë
një konference për shtyp aktin kriminal në Roskovec, ku është dhunuar
brutalisht kandidati i FRD për deputet dhe kryetari lokal, Mit’hat Hoxha.
“Si ish- president dhe politikan i
përgjegjshëm nuk kam prirje të akuzoj asnjë forcë politike për këtë akt të
rëndë, sepse ajo që ka shumë rëndësi është roli i institucionit të shtetit, por
kam të gjithë të drejtën t’i kërkoj partisë në pushtet ta dënojë atë dhe të
distancohet menjëherë nga çdo zyrtar apo familjar i tyre, autorë të dhunës. Ngjarja
kriminale bëhet më e rëndë kur mësojmë se Policia e Shtetit ende nuk ka bërë
asnjë hap hetimi dhe arrestimi për autorët e krimit. Ky është një zhvillim
shqetësues, një mesazh negativ në fushatën elektorale dhe një tregues se krimi
politik me suport shtetëror po tenton të inkriminojë zgjedhjet parlamentare”,
ka thënë Topi. Sipas tij, autorët përgjegjës duhet të përballen menjëherë me
ligjin dhe Policia e Shtetit duhet të marrë përsipër detyrën kushtetuese dhe
ligjore për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë dhe për garantimin e integritetit të
procesit zgjedhor dhe të kandidatëve, pavarësisht cilës force i përkasin. “Duke
uruar shërim të shpejtë për zotin Hoxha dhe duke i qëndruar pranë familjes së
tij, FRD deklaron publikisht se asnjë akt kriminal, asnjë kërcënim dhe asnjë
shantazh nuk na ndalon në përpjekjet tona për të rikthyer standardet e shtetit
të drejtës dhe demokracisë në Shqipëri.
Koha e krimit politik ka mbaruar bashkë me atë
që e ka ushqyer dhe e mban akoma gjallë”, tha Topi. “I drejtohem drejtpërdrejt
atij që e ka për detyrë, sipas ligjit dhe Kushtetutës, të garantojë proces të
lirë dhe të ndershëm, që përpara se të japë premtime për 4 vjetët e ardhshëm, të
garantojë identitetin dhe integritetin. Ne nuk e fokusojmë vëmendjen tek
pushteti, por tek shteti, që është për të gjithë qytetarët. Ky pushtet që
vepron me falanga të tilla, t’i vërë gishtin kokës se jemi në një situatë që
nuk i nderon institucionet e Shqipërisë, por na vë një njollë të zezë përpara
ndërkombëtarëve”, përfundoi Topi.
Policia
Policia e Fierit, duke reaguar për dhunën
barbare ndaj kandidatit të FRD-së në Roskovec, Mit’hat Hoxha, ka larguar çdo
përgjegjësi, duke thënë se nuk ka marrë asnjë denoncim. Kjo, edhe pse
bashkëshortja e Hoxhës dhe FRD, kanë thënë se ai ishte kërcënuar disa herë. Policia
ndërkohë nuk është ndaluar me kaq, por ka akuzuar Hoxhën se nuk ka dhënë asnjë
shpjegim, edhe pse ky i fundit është në një gjendje të rëndë, pas dhunës së
pësuar. “Me datë 09.06.2013 rreth orës 23.45, në Sallën Operative të Drejtorisë
së Policisë Qarkut Fier është marrë njoftim nga Spitali Rajonal Fier për një
shtetas që kishte shkuar në urgjencë i goditur. Menjëherë me marrjen e
njoftimit, në Spitalin Rajonal Fier kanë shkuar forcat policore të Drejtorisë
së Policisë Qarkut dhe nga veprimet e para ka rezultuar se personi i dëmtuar
ishte shtetasi Mit’hat Hoxha, 50 vjeç, banues ne Roskovec. Nga deklarimet e
mjekëve, ky shtetas është goditur me grushte dhe ndodhet i shtruar në spital
jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari mbrëmjen e djeshme dhe ditën e sotme nuk
i ka dhënë asnjë shpjegim policisë për ngjarjen, me arsyen se ndihej i
turbulluar dhe nuk mund të jepte shpjegime për momentin. Në lidhje me
pretendimet e FRD dhe familjareve të të dëmtuarit, se personi në fjalë është
kërcënuar dhe për këtë është vënë në dijeni Policia e Shtetit, Drejtoria e
Policisë së Qarkut Fier shpreh keqardhjen, pasi nuk ka pasur asnjë denoncim të
mëparshëm nga shtetasi Mit’hat Hoxha, në Policinë e Qarkut Fier. Drejtoria e
Policisë së Qarkut Fier në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Fier,
menjëherë me marrjen e njoftimit, që mbrëmjen e djeshme ka nisur hetimet dhe
është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, motivet e saj, identifikimin dhe
kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Letra e Unionit te Gazetareve Shqiptare drejtuar kryetares se KQZ-se Lefteri Lleshi: “Të anulohet vendimi për transmetimin e kastetave nga partitë”
Unioni i gazetarëve i ka dërguar një letërankese
kreut të KQZ-së, Lefterie Lleshi dhe Avokatit të Popullit, Igli Totozani ku i kërkojnë
anulimin e vendimin për transmetimin e kasetave bruto nga forcat politike. Më
posshtë, letra e plotë:
E nderuar zonja Kryetare,
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë , organizata më
e madhe e gazetarëve profesionistë të vendit, prej ditësh ka ndërmarrë një
inkursion denoncimesh publike dhe institucionale ndaj vendimit të Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve të datës 03.06.2013: “Për pasqyrimin e fushatës zgjedhore
në radiotelevizionin privat bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga
subjektet zgjedhore”. Në këtë vendim ndër të tjera në pikat a dhe c
specifikohet si më poshtë: a)Informacionet mbi aktivitet e fushatës zgjedhore,
që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative bazuar në materiale të
vëna në dispozicion nga subjketet zgjedhore, duhet të identifikohen qartë.
Ndërsa në pikën c shtohet:”Ne rast se operatori refuzon të transmetojë
materialet e përgatitura nga vet subjekti zgjedhor, operatori njofton menjëherë
dhe i’a vë në dispozicion menjëherë Bordit të Monitorimit te Medias këto
materiale për ti verifikuar. Bordi i Monitorimit të Medias vlerëson materialin
dhe i propozon raportin përkates për miratim KQZ-së brenda 12 orëve. BMM nëse
vlerson se materiali plotëson kriteret teknike i propozon KQZ-së transmetimin e
materialit nga operatori, në përputhje me rregullat e Kodit Zgjedhor dhe akteve
të KQZ-së. BMM nëse vlerëson se ky material nuk i plotëson kriteret teknike i
propozon KQZ-së kthimin e materialit subjektit zgjedhor. KQZ merr vendim brenda
24 orëve në lidhje me propozimin e BMM. BMM monitoron zbatimin e vendimit të
KQZ-së.”
Zonja kryetare e KQZ-së,
Këto dy pika të këtij vendimi të firmosur prej
jush, shprehin një akt që cënon drejtpërdrejtë një nen të Kushtetutës për të
drejtën për informim dhe për t’u informuar.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e denoncon këtë
vendim si më absurdin dhe si një dokument zyrtar i cili u heq atributin mediave
dhe reporterëve për të raportuar drejtëpërsëdrejti nga mjedisi dhe realiteti
elektoral, duke i shndërruar partitë politike edhe në institucione të prodhimit
të lajmit dhe servirjes së imponuar mediave profesioniste të vendit. Ky vendim
i cili, sipas informimit tonë para se të kalohej në KQZ, është miratuar vetëm
nga katër prej shtatë anëtarëve të Bordit të Monitorimit të Mediave pranë
KQZ-së, konsiderohet prej nesh një precedent i rrezikshëm dhe fyes për gjithë
komunitetin e gazetarëve profesionistë të Shqipërisë.
Me autoritetin tuaj ligjor, ne kërkojmë që të
ndërhyni për t’u ndalur fuqia vepruese e këtij vendimi pasi ai bie ndesh me
dispozita të Kushtetutës së Shqipërisë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh besimin
se ju si drejtuese e institucionit kryesor të zgjedhjeve do të reagoni pa humbur
kohë dhe do të ndërmerrni të gjitha veprimet ligjore, që ky vendim të mos ketë
fuqi vepruese përgjatë ditëve të mbetura të fushatës zgjedhore të vitit 2013.
Ne jemi të bindur se lënia në fuqi e këtij vendimi, do të shkaktojë një reagim
të organizatave ndërkombëtare që merren me mbrojtjen dhe vlerësimin e lirisë së
shtypit dhe të mediave në vend si dhe në indekset e tregueshmërisë së lirisë
dhe pavarësisë së mediave, vendi ynë rrezikon të pësojë rënie tronditëse.
Zoti
Avokat i Popullit,
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron
betejën për refuzimin dhe anulimin e këtij vendimi të KQZ-së si një cështje
themelore të lirisë dhe integritetit të mediave dhe gazetarëve në vend. Për
këtë shkak përpjekjet dhe reagimet tona nuk do të rreshtin, pasi ajo lidhet me
kauzën e lirisë dhe së drejtës sonë profesionale.
Me besimin dhe urimet më të mira për ju
Aleksandër Çipa
Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Saturday, June 8, 2013
Topi: “Fisnikëria tiranase” gjakosi bulevardin e Tiranës. Helikopterët e NATO-s po përdoren për pushime e terror
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir
Topi, deklaroi në një takim me banorë të njësisë bashkiake nr.3, se raporti i
fundit i ODIHR ka ngritur ato shqetësime që ka edhe Fryma e Re Demokratike. “Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve po operon me katër militantë partie,” tha Topi. Kryetari i
FRD komentoi edhe titullin e marrë nga kryeministri Sali Berisha si “Fisnikëria
Tiranase”. “Fisnikëria Tiranase nuk mund të jetë ai që gjakosi bulevardin e
Tiranës,” tha Topi. “Turp për ata që ia kanë dhënë këtë titull. Edhe në fushën
e mjekësisë ka shumë figura që duhet të nderohen të respektohen sepse një mjek
përpara se të jetë profesionist duhet të jetë njeri human, është bazë e
profesionizmit, humanizmi. Por çfarë mund të themi për tiparet humane të këtij
njeriu që vetëm 2 vite më parë gjakosi Tiranën. Kur nën hundën e tij në mes të
kryeqytetit lejoi vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe sot na meritoka titullin
fisnikëria tironse”, vijoi ish- presidenti. “Tirana është e jona, asaj i kane
mohuar identitetin historik, por jo personalitetin për t’i thënë kryeministrit
ik se nuk na ke përfaqësuar asnjëherë”. Kreu i FRD tha se Berisha është në
panik pasi sondazhet flasin për një sukses të Frymës së Re Demokratike. Topi ka
komentuar edhe skandalin e përdorimit të helikopterit ushtarak për pushime dhe
për të terrorizuar familjen e tij. “Unë nuk kam folur asnjëherë për këtë temë.
As për pushimin nga puna të gjeneralëve. Shkarkimi i 3 gjeneralëve është i
padrejtë, ata e kanë bërë punën e tyre. Por Shqipëria sot është një ndër 28
vendet anëtarë të NATO-s. Por me helikopterët e ushtrisë së NATO-s sot bëhen
pushime. Përdoren për pushime dhe femra”, tha Topi. Kryetari i FRD-së preku
çështjen e karrotrecave, e konsideruar si problem për qytetarët e Tiranës duke
thënë se: “Karrotrecat janë urdhër që dy javë të mos i ngacmojnë qytetarët në
rrugë për shkak të fushatës zgjedhore, dhe pastaj t’i rikthehen biznesit të
karrotrecave”. Topi e mbylli fjalën e tij me thirrjen: “Mos e shpërdoroni të
drejtën për të votuar, mos u gënjeni nga propaganda e shfrenuar, votoni FRD për
një politikë të re dhe parlament të moderuar.
Shefja e ODIHR: KQZ miratoi vendime me 4 vota, kur duheshin 5. Nuk e dimë si do certifikohen zgjedhjet
Shefja e misionit të ODIHR, Conny McCormak
dallon çështjen e KQZ-së si një prej problematikave kryesore të përgatitjes së
zgjedhjeve të 23 qershorit. Në një intervistë për Vizion Plus, ashtu si dhe në
raportin e ndërmjetëm të publikuar një ditë më parë, Conny McCormak vëren se
KQZ ka miratuar me 4 vota vendimet, të cilat kërkojnë një shumicë të cilësuar
prej 5 votash. Por sipas shefes së misionit të ODIHR, shqetësimi kryesor për
procesin është certifikimi i zgjedhjeve që nuk mund të bëhet nga një KQZ që ka
vetëm 4 anëtarë. “Unë mendoj se ky është shqetësimi kryesor dhe ka të bëjë me
mungesën e 5 anëtarëve në KQZ, në një kohë që 5 anëtarë kërkohen për të
certifikuar rezultatin e zgjedhjeve. Aktualisht nuk kemi 5 anëtarë dhe ne kemi
theksuar në raportin e ndërmjetëm se disa vendime janë marrë me 4 vota, edhe
pse kërkonin një shumicë të cilësuar prej 5 votash. Kështu rruga është
përcaktuar, por ato vendime nuk kanë të njëjtin nivel rëndësie si certifikimi i
zgjedhjeve. Pra kjo është çështja si do të certifikohen zgjedhjet, a do të
shkohet në Kolegjin Zgjedhor; dhe unë mendoj se kjo sjell shqetësim për
procesin”. Një KQZ ku mungojnë një pjesë e përfaqësuesve të partive politike,
sipas McCormak dëmton edhe besimin e publikut tek procesi zgjedhor dhe ky është
në këndvështrimin e numrit 1 të misionit të vëzhguesve të ODIHR një tjetër
shqetësim që mbart KQZ me 4 anëtarë. “Ky është shqetësimi më madhor. Publiku
dhe partitë politike, të gjithë qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë besim
tek procesi dhe procedurat që janë ndjekur dhe miratuar nga KQZ, por ajo që
është më e rëndësishmja, numërimi i votave duhet të jetë transparent në mënyrë
që çdo qytetar të ndjejë se vota e tij do të numërohet. Numërimi është çështja
më e rëndësishme, por mbetet për t’u parë. Tani për tani unë mendoj se njerëzit
janë penguar për të ndjerë nivelin e duhur të besimit me një KQZ që nuk është e
balancuar me parti të tjera politike”. Conny McCormak paralajmëron se raporti
përfundimtar për zgjedhjet nuk do të jetë bardh e zi, pasi metodologjia e
përdorur nga ODIHR nuk lejon përcaktime të tipit zgjedhjet ishin të lira ose
jo, ishin të ndershme ose jo, por këndvështrimi do të jetë më i gjerë. “Unë
mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë se nuk do të ketë një raport bardh e zi,
ne do të themi këto komponentë janë ok, këto kanë nevojë për përmirësime dhe
sigurisht do të bëjmë edhe rekomandime”. Ndryshe nga proceset e tjera
zgjedhore, misioni i ODIHR nuk do të nxjerrë raport tjetër të ndërmjetëm, por
do të ketë një deklaratë një ditë pas zgjedhjeve, dhe më pas raporti
përfundimtar që publikohet 8 javë pas ditës së votimit.
Friday, June 7, 2013
Raporti i ODIHR: KQZ me katër anëtarë pengon funksionimin sipas Kodit Zgjedhor
Raporti i parë i misionit vëzhgues të
OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit ka prekur pikën e dobët
të administrimit zgjedhor siç është maja e saj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në raportin e parë të ndërmjetëm të hartuar nga misioni që drejtohet nga
amerikania Conny McCormack, theksohet në mënyrë të qartë e të prerë se funksionimi
i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me katër anëtarë pengon aftësinë e tij për
të administruar zgjedhjet në përputhje me ligjin. Në dokumentin e publikuar dje
pasdite nga ODIHR theksohet se KQZ ka marrë disa vendime për të cilat kërkohej
një shumicë prej 5 votash. Në raport përmenden raste të përdorimit të ngjarjeve
qeveritare për qëllime elektorale apo të pushimeve nga puna të punonjësve të
administratës publike për qëllime politike.
Analiza
Raporti ndërkombëtar ka analizuar të gjithë
aspektet e procesit zgjedhor. Një vend të rëndësishëm në të, ka zënë analiza e
punës së Komisionit Qendror të zgjedhjeve, institucioni përgjegjës për
organizimin e procesit, i cili u vë në qendër të vëmendjes muajin e kaluar për
shkak të përplasjeve për përbërjen e tij. Zëvendësimi nga ana e parlamentit i
anëtarit të propozuar nga Lëvizja socialiste për integrim, çoi në dorëheqjen e
tre anëtarëve të propozuar nga opozita, duke bërë që Komisioni të kryejë
aktivitetin vetëm me 4 anëtarët “gjë e cila – thekson raporti - pengon aftësinë
e saj për të administruar zgjedhjet në përputhje me ligjin”.
Vëzhguesit vërejnë se “janë disa vendime
specifike për të cilat Kodi kërkon shprehimisht që të merren me një shumicë të
kualifikuar prej 5 votash, përfshirë certifikimin e rezultatit dhe ndarjen e
vendeve në parlament”, dhe se ndërkohë “KQZ ka miratuar me katër vota akte
normative të cilat kërkojnë një shumicë
me 5 votash. Nga ana tjetër – shtojnë vëzhguesit - KQZ ka shmangur marrjen e vendimeve të nevojshme
për të amenduar aktet e vjetëruara” dhe se “aktualisht po vepron pa miratuar
rregulloren e saj të funksionimit siç e parashikon ligji”
Sipas vëzhguesve “ndërsa përgatitjet zgjedhore
vazhdojnë, janë vënë re vonesa, dhe mosrespektim i disa afateve ligjore. KQZ
zhvillon mbledhje të shpeshta publike. Megjithatë disa herë, vendimmarrja e saj
ka mungesë transparence. Disa nga vendimet e KQZ janë kritikuar për mungesë të
një baze të qëndrueshme ligjore”, vlerësojnë vëzhguesit. Raporti sjell në
vëmendje se “KQZ vendosi që të ndryshojë manualisht renditjen e partive në
fletën e votimit pas hedhjes së shortit ndonëse ligji kërkon që ajo të bëhet në
mënyrë rastësore”. Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë “Mbledhjet e KQZ thirren
shpesh pa një paralajmërim të duhur. Vendimet nuk publikohen menjëherë në faqe
sic parashikon ligji. Kjo zvogëlon transparencën në vendimmarrjen e KQZ”,
nënvizon raporti.
Vëzhguesit vlerësojnë se fushata elektorale po
zhvillohet e qetë, megjithatë, sic shkruhet në raport “vëzhguesit kanë vërejtur
përdorimin e ngjarjeve zyrtare qeveritare me qëllim elektoral. Inaugurime të
rrugëve të reja apo projekteve infrastrukturore janë shoqëruar me sloganet
elektorale dhe flamujt e partisë demokratike”. Po ashtu në raport pasqyrohen
edhe shqetësime të ngritura nga opozita se “punonjës të administratës publike
ftohen të marrin pjesë në mitingje ose të garantojnë mbështetje për partinë në
qeveri. Ato kanë pohuar gjithashtu se mbështetësit e tyre, përfshirë persona që
kanë marrë pjesë në komisionet zgjedhore në zgjedhjet e kaluara apo të afërmit
e tyre janë pushuar nga puna për qëllime politike. Vëzhguesit u takuan me disa
prej tyre të cilët konfirmuan këto pohime”, shkruhet në raport. Lidhur me
debatin mbi vendimin e KQZ për detyrimin e mediave shqiptare që të përdorin
materialet filmike të parapërgatitura nga partitë politike, raporti nuk jep
vlerësime por mbetet në kuadrin e konstatimeve dhe shqetësimeve të ngritura
publikisht mbi këtë cështje. Vëzhguesit shpjegojnë se “zgjedhjet parlamentare
rregullohen nga një kuadër ligjor gjithëpërfshirës i cili ofron një bazë solide
ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve nëse zbatohet plotësisht nga aktorët
politik” ndërsa theksojnë se “nevoja për një vullnet politik në zbatimin e
plotë dhe respktimin e legjislacionit është një parakusht për të mundësuar një
proces zgjedhor vërtetë demokratik dhe për të forcuar besimin e publikut”.
Apelimi
Në raportin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it,
theksohet se një nga çështjet më problematike që mund të dëmtojë procesin janë
animimet. Sipas raportit, ankimimet kundër vendimeve të KZAZ-ve mund të
apelohet në KQZ dhe animimet kundër KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor, i cili duhet të
vendosë brenda 10 ditëve. Në rastet që dështimit të KQZ-së për të arritur një
vendim brenda afatit ligjor, Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtojë rastin në
thelm dhe mund të kthehet në një çështje për një vendim tjetër të KQZ-së brenda
10 ditëve. Kodi Zgjedhor nuk jep një zgjidhje juridike për çështjen e
ankimimeve. Çdo subjekt elektoral ka të drejtën që të ankimohet ndaj të gjitha
vendimeve të trupave zgjedhorë. Ndërkaq, aktorët e tjerë zgjedhorë, si
votuesit, grupet e qytetarëve, apo OJF-të nuk mund të kudnërshtojnë vendimet për
të shprehur të drejtën e tyre elektorale. Diskutimet e Kolegjit Zgjedhor nuk
mund të apelohen në Gjykatën e Lartë. Gjykata Kushtetuese ka mandatin që të intepretojë
vendimet e gjykatave për të parë përputhshmërinë me garancitë kushtetuese të
procesit, por nuk ka asnjë afat ligjor për të diskutuar çështjet gjatë
periudhës zgjedhore. Aktualisht KQZ nuk ka marrë asnjë ankim kundër vendimeve të
KZAZ-ve dhe misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR nuk është informuar për asnjë ankimim
të lidhura me Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor. Ndërkaq partitë
politike kanë shfaqur ankesat e tyre në lidhje me dhunimin e fudhatës, por ende
nuk janë aktivizuar mekanizma ligjor të animimit për këto çështje.
Kolegji Zgjedhor ka gjykuar 11 ankimime kundër
vendimeve të KQZ-së dhe ka dështuar të marre vendime. Një vendim mjaft i
diskutueshëm i lidhur me Kolegjin Zgjehdor, për përcaktimin e numrit të Zonave
Zgjedhore ka ndjekur dështimin e KQZ-së për të marrë vendimin. Meqë gjykata
duhet të urdhëronte KQZ-në të merrte një vendim u gjykua që të vendosen 89 Zona
të Administrimit Zgjedhor. Më 14 shkurt Partia Socialiste apeloi në Gjykatën
Kushtetuese vendimin për ndarjen e mandateve, duke theksuar se Kuvendi nuk ka
fuqi zgjedhore të ndante numrin e mandateve, pasi i takon KQZ-së. Më 7 mars
Gjykata Kushtetuese, refuzoi të shprehej për këtë çështje.
Subscribe to:
Posts (Atom)