E
majta vijon që të ruajë avantazhin me koalicionin e djathtë, duke fituar
gjithnjë e më tepër terren. Sipas sondazhit të katërt dhe i fundit, i zhvilluar
për zgjedhjet e 23 qershorit nga kompania e njohur italiane “IPR Marketing”,
prezantuar mbrëmjen e sotme në “Ora News”, rezulton se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin
më 17 qershor, e majta arrin që të sigurojë 51 për qind të votave, kundrejt 45
për qind të votave që arrin të sigurojë koalicioni i djathtë. Ndryshe nga
sondazhi i mëparshëm i dy javëve më parë, në këtë sondazh është ngushtuar
diferenca mes dy kampeve, pasi më përpara, koalicioni i majtë ishte tetë pikë
në avantazh, ndërsa tani është gjashtë pikë përpara. Sa u përket votave si
parti, nga e majta, PS-ja ka 48.1 për qind të votave, LSI-ja ka 5.7 për qind.
Kurse partitë e djathta, konkretisht PD-ja ka 39 për qind, PDIU-ja ka 1.2 për qind,
PR-ja 1.1 për qind. FRD-ja merr 2.5 për qind, duke njohur një rënie të lehtë.
Qarku i Elbasanit
Edhe
pse me shumë bujë, kreu i së djathtës, Sali Berisha, përuroi tunelin e
Elbasanit, e majta rezulton të jetë fituese në Elbasan. Në sondazhin e
publikuar mbrëmjen e djeshme, sipas përllogaritjeve të ekspertëve të “IPR
Marketing”, rezulton se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, koalicioni i
majtë do të merrte 8 mandate, ndërsa ai i Berishës 6 mandate në Qarkun e
Elbasanit. Ndërkohë, LSI-ja arrin të
marrë një mandat brenda koalicionit të majtë. Konkretisht, sa i përket
përqindjes së shpërndarjes së votave, koalicioni i majtë “Aleanca për
Shqipërinë Europiane” do të merrte 52 për qind të votave, ndërsa koalicioni i
djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” do të merrte 45 për qind
të votave. Sa u përket votave si parti, dy partitë e mëdha vazhdojnë të
përballen kokë më kokë mes tyre, me një diferencë të vogël në favor të PS-së që
ka 43% të votave, kundrejt 40% të PD-së, e ndjekur nga LSI-ja me 5,5%, ndërsa
partitë e tjera nuk e kalojnë pragun e marrjes së një mandati. FRD-ja e Bamir
Topit me 2 për qind të votave nuk merr asnjë mandat. Po ashtu, edhe AK-ja e
Kreshnik Spahiut, e cila merr 0.5 për qind, nuk merr dot asnjë mandat në Qarkun
e Elbasanit.
Të pavendosurit
Ndërsa
na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet, gjetja e parë e sondazhit ka të bëjë me
elektoratin e pavendosur, nga ku rezulton se 12% e të anketuarve janë akoma të
papozicionuar, me përqindje kryesuese nga elektorati i femrave. Të klasifikuar
në bazë të moshës rezulton se masa dërrmuese e 12% të pavendosurve kryesohet
nga të rinjtë. Ndërsa numri i personave që kanë refuzuar të përgjigjen në
sondazh janë 7-8 për qind i numrit të përgjithshëm të të intervistuarve, të
cilët gjatë pyetjes kishin tri mundësi zgjedhjeje. Nga të pavendosurit, të
pyetur për votën e tyre në zgjedhjet e 2009-s, rezulton se pjesa më e madhe,
19.1 për qind, kanë votuar për PD-në, në krahasim me ata që kanë votuar PS-në,
që janë vetëm 10.6 për qind.
Të intervistuarit
Sa
i përket sondazhit, numri i të intervistuarve, ndryshe nga radhët e tjera,
ishte i ndryshëm nga ata që u intervistuan në sondazhin e realizuar në rang
kombëtar me sondazhin lokal, i zhvilluar vetëm për Qarkun e Elbasanit. Kështu,
në rang kombëtar u intervistuan gjithsej një kampion prej 1501 personash,
ndërsa në Elbasan u intervistuan gjithsej 1000 persona. Sa i përket saktësisë
së përllogaritjeve, ekspertët e kompanisë italiane theksuan se marzhi i gabimit
në të dyja sondazhet e djeshme është 2.5 për qind.
Shifrat
Sa
u përket votave si parti, nga e majta, PS-ja ka 48.1 për qind të votave, LSI-ja
ka 5.7 për qind. Kurse partitë e djathta konkretisht, PD-ja ka 39 për qind,
PDIU-ja ka 1.2 për qind, PR-ja 1.1 për qind. FRD-ja merr 2.5 për qind.
No comments:
Post a Comment