Thursday, June 13, 2013

Përpara …Jozefinë!


Taulant Kopliku

Asnjëherë më parë që pas vitit 1996 kur edhe nisi ngjitja e yllit të saj në politikë, Jozefina Topalli nuk është ndjerë kaq e nëpërkëmbur nga shefi i saj Berisha sa gjatë kësaj fushate elektorale. Megjithëse mundohet ta fshehë këtë me entuziazmin e shtirë në takimet që zhvillon në bastionin e saj në Shkodër, humori i ish-kryetares së parlamentit nuk është më ai i përparshmi. Zhvillimet që solli ajo mbrëmje e vonë e gjashtë Majit të këtij viti, kur mes shumë rrudhje buzësh e nervash të tendosura u shpalll lista përfundimtare e kandidatëve të PD-së për parlament, prekën mes shumë individësh edhe të vetëquajturën “zonja e hekurt” e politikës shqiptare. E ndodhur atë natë përballë faktit të kryer dhe aspak në dilemë për të mbrojtur deri në fund beniaminët e saj të lënë jashtë listës së Shkodrës, ajo thjesht ka lënë mbledhjen duke u justifikuar me “pak dhimbje koke”. Në fakt atë mbrëmje të gjashtë Majit së bashku me shpalljen e listave, po vendosej në një farë mënyre edhe për fatin e saj si një pasardhëse natyrale e Berishës në krrye të partisë Demokratike. Emrat e të përzgjedhurve të saj i pa të rrëzoheshin sa hap e mbyll sytë duke befassuar krahas saj dhe vetë të interesuarit që e konsideronin veten të paprekshëm në pjesën e sigurtë të listës së Shkodrës, prej vitesh një ekskluzivitet absolut i zonjës Topalli.
Ngjitja e beftë në politikën e lartë dhe pushteti i pakontrolluar (përvec Berishës) që Jozefina Topalli mori që në startin e saj si politikane janë një nga shanset tepër të rradha që mund të ketë një grua në politikën tejet maskiliste shqiptare. Në intervistat e dhëna në vite, ajo e shpjegon si një sfidë të vërtetë vendimin për tu bashkuar me grupin e deputetëve të Partisë Demokratike në periudhën më të vështirë të kësaj force, vitin 97. Ajo vetë e konsideron si një vendim historik pranimin e ftesës në ato kohë të turbullta të një Shqipërie që përgatitej të votonte e gjitha nën armë. Por cilat ishin sfidat e saj reale në atë start si politikane? Së pari afirmimi në qendër.
Fakti se ishte pinjolle e një familjeje të vjetër e të vlerësuar në Shkodër, fakti i të qenit femër, fakti që vvinte nga një shtresë e përndjekur nga regjimi dhe në fund (por jo e fundit), fakti që ishte një katolike praktikante, i jepte në duar zonjës Topalli një numër të konsiderueshëm argumentash të cilët ajo vit pas viti diti ti përdorte me efikasitet. Për hir të balancave (përfshi sërish faktin që ishte katolike), ajo arriti të zgjidhej nënkryetare e parlamentit, asokohe nën drejtimin e Gjinushit. ne bazë të statusit të Partisë Demokratike, ky post i jepte asaj automatikisht postin tjetër, atë të nënkryetares së kësaj force politike. Në këtë pikë gjërat për zonjën nga Shkodra nisën të lehtësohen dhe hapësira e aksionit të saj personal për “kapjen” e Shkodrës nisi të merrte gjithnjë e më shumë dimension. Ali Spahija dhe Pjetër Arbnori, dora e fortë dhe vendimmarrëse e PD-së në Shkodër ishin aq të zënë në përplasjet mes tyre saqë kishin harruar faktorin Jozefinë e cila gradualisht po merrte terren ndaj tyre. Është për tu admiruar sesi me mjaft zgjuarsi, ajo arriti ti imponohej në një kohë rekord millitantëve të ashtuquajtur “të fortë” në PD, duke e kthyer në fakt të kryer çdo vendim që ajo merrte. Për shumëkënd është enigmatike edhe sot e kësaj dite pengmarrja e prefektit të atëhershëm të Shkodrës gëzim Podgorica dhe mbajtja e tij në zyrë nën kërcënimin e armëve. Asnjëherë zonja Topalli nuk është pyetur për këtë histori por është fakt i pamohueshëm se fuqizimi i saj dhe afrimi me Berishën ka nga pas dhe ngjarje të tilla me sfond politik që ndodhën në Shkodrën e pas 97-tës, ngjarje që ky i fundit në fakt i kishte mjaft për zemër.
Është klasike urrejtja e kësaj zonje të hijshme për gratë që tentojnë karrierë në PD. Për vite me rradhë një numri jo të vogël grash nga Shkodra iu privua kontributi politik njëra pas tjetrës me një të rënë të lapsit nga Topalli. Njëra nga këto zonja mori arratinë nga Shqipëria menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2005 pasi më herët kishte sulmuar mediatikisht nënkryetaren demokrate. Në të vërtetë, këto “kapriçio të vogla” të Topallit apo dhe lufta e hapur me bashkë-nënkryetarin Topi në PD, nuk është se i turbullonin ujë Berishës, në mos i shtonin hera-herës humorin. E ndërsa doktori e toleronte e nuk i vinte fre aty ku nuk bënte dëm, në gjithë këto vite Jozefina Topalli ishte në realitet Sali Berisha e Shkodrës. Pushteti i saj në kryeqendrën e veriut mori përmasa të frikshme aq sa emri i saj në mjediset e PD-së përmendej me mjaft rezerva. Ajo komandonte gjithçka e çdo gjë. me bashkëpunëtorët e saj të afërt ajo arrinte të imponohej mbi çdo gjë që kishte të bënte me Shkodrën dhe zonat përreth. Qoftë dhe gjërat më banale si emërimi i një edukatoreje kopështi apo një bursë studimi nga këshilli bashkiak. Lista e kandidatëve për deputetë të Shkodrës në gjithë këto vite ishte detyrë shtëpie vetëm e jozefina Topallit, thuajse e pakontrolluar nga Berisha. Duke shfrytëzuar tendencën thuajse gjenetike të shkodranëve për të votuar djathtas, ajo valëviste e para flamurin e fitores së thellë duke mbyllur paraprakisht çdo diskutim të mëtejshëm mbi cilësinë e atyre listave apo dhe çdo gojë kundërshtarësh në qendër. miti i saj si zonjë e hekurt nisi të fryhej vit pas viti jo vetëm nga militantët e verbër që përbetoheshin në emër të saj, jo vetëm nga mediat lokale të Shkodrës që për asnjë moment nuk mund të komentonin diçka në adresë të saj por fatkeqësisht dhe nga një numër jo i vogël gazetarësh në kryeqytet të cilët me skupet e historisë së saj të pasur familjare, personifikonin padrejtësisht edhe Jozefina Topallin. Historitë njerëzore të paraardhësve të saj apo tre akorde kitare në talk-shoë-n e rradhës, janë disi larg realitetit të kësaj zonje që për dikë është zonja e hekurt por për shumë të tjerë është etiketuar si “Nexhmija e Shkodrës”, një paralelizëm që asnjë femër shqiptare në fakt nuk do ta dëshironte.
Humori i zonjës Topalli është në rënie të lirë që nga mbrëmja e gjashtë majit. në realitet kjo mbrëmje e shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë solli kaq shumë ngjarje për lajm të parë saqë lista “blu” e Shkodrës thuajse u harrua. Në fakt është kjo listë që në një përqindje të lartë do të ketë ndikim të padiskutueshëm në të ardhmen politike të saj. Fshirja nga lista e Arenca Trashanit dhe Astrit bushatit ishte një goditje e rëndë jo aq për ëndrrën e saj si pasuese e Berishës sesa për futjen e hundëve nga të tretët në listën e Shkodrës. Në fushatë tashmë prej më shumë se një muaji janë krah Topallit dy emra jo aq të panjohur, sidomos në Shkodër, Voltana Ademi dhe Helidon Bushati (Fusha). E para është një njohje e vjetër e Topallit por asnjëherë aq e besueshme sa të bëhëj pjesë e tryezave nocturne të saj. E njohur për karakterin e saj të vështirë ndaj përsonave që kërkojnë ti imponohen, zonja Ademi që tani mund të konsiderohet si  një dhimbje koke akute për nënkryetaren e PD-së. I dyti, pinjoll i një tjetër familjeje të vjetër shkodrane, i diplomuar jashtë vendit dhe me një eksperiencë pune në administratën shtetërore, duket se e ka kaluar “zborin” në disa vite të kaluaraa në Tiranë. Në Shkodër, Bushati është kthyer me statusin e një të dërguari nga lart dhe jo si një propozim nga poshtë, e kjo është një arsye shumë e madhe që Topalli ta konsiderojë që tani si një person jashtë rrethit të saj. Në lojë është dhe fenomeni Ndoka, ndoshta armiku më i betuar i Topalllit. Është fakt i pamohuar që secili ka një urrejtje të shfrenuar për tjetrin. Topalli ka një dashuri të pashprehur për Partinë demokristiane, një forcë politike që jo vetëm nga emri, përfaqëson një kategori të margjinalizuar nga regjimi dhe ku ajo vetë mund ta gjejë veten mjaft mire. Por personi që drejton këtë forcë është sipas saj i padenjë për të përfaqësuar këtë kategori. Për shumë kohë ajo ka dirigjuar diversione të vazhdueshme për të eliminuar politikisht Ndokën e Co dhe për të emëruar një drejtues kukull të PDK-së, një komardare shpëttimi për cdo rrezik që do ti vinte nga  forca ku ajo ka kontribuuar për më shumë se 15 vite. Nisur dhe nga zhvilllimet e fuundit politike dhe përfshirja e vrullshme në fushatë e Lulëzim Bashës, kundërshtari i saj direkt për drejtimin e PD-së, nisur dhe nga tendencat e këtij të fundit për tu shfaqur si një filoislamik i betuar, duket se gjërat pas 23 Qershorit do nisin të qartësohen dhe brenda rradhëve të PD-së. Një variant i mundshëm (hipotetik) do të ishte marrja e drejtimit te Partisë Demokratike nga zonja Topalli dhe drejtimi i kesaj force në opozitë. Përballë është Lul Basha dhe pas tij familja Berisha ndaj ky variant edhe pse hipotetik duhet hedhur poshtë. Një tjetër variant (hipotetik) do të ishte marrja e drejtimit të Partisë Demokristiane duke tërhequr pas vetes dhe një numër jo të vogël të pakënaqurish në PD. Dhe këtu pengesa është e madhe me një përballje me grupin e mirditorëve demokristianë të drejtuar nga Ndoka. Gjithsesi mbetet ndoshta varianti më i besueshëm. Varianti tjetër (më pak i mundshmi) është fitorja e zgjedhjeve nga Partia Demokratike dhe qëndrimi i Berishës në krye të kësaj force. Por për të arritur një fitore në zgjedhje duhet që të paktën në Shkodër të sigurohet një fitore e thellë, ndoshta më e thella e arritur nga viti 1992 (atëherë ishte një votuese e thjeshtë), duke e lënë Partinë Socialiste në rang qarku me minimumin e mundshëm të deputetëve, ndoshta me vetëm tre emra. Këtu në fakt gjërat janë më të komplikuara. Përballë ka supriza.

No comments:

Post a Comment