Wednesday, April 30, 2014

Kokëdhima, gjyq me RD: 10 mln lekë dëmshpërblim për mashtrim

Deputeti socialist Koço Kokëdhima ka hedhur në gjyq gazetën Rilindja Demokratike, organ zyrtar i Partisë Demokratike. Teksa e ka akuzuar për thënie të pavërteta dhe mashtruese, duke kërkuar që të përgënjeshtrohen publikisht sipas ligjit në këtë gazetë, Kokëdhima në gjykatën e shkallës së parë kërkon dhe dëmshpërblim për dëmin jopasuror të shkaktuar në shumën e 100 milionë lekëve të vjetra. Kështu, dy ditë më parë më 28 prill deputeti i PS-së Koço Kokëdhima ka depozituar në gjykatën e shkallës së parë ankimimin e tij, dhe është vendosur dhe gjyqtari i çështjes, pikërisht Anila Kristani.
“Çështja civile Nr. 10455, në Gjykatën e shkallës së parë, me datë regjistrimi 28.04.2014, ku paditës është Koço Kokëdhima ndërsa të paditurit janë, Rilindja Demokratike sh.p.k. Ndërsa lloji i Çështjes është padi Shkaktim Demi (Neni 608-654) me baza Ligjore po këtë nen”, thuhet në dokumentin e publikuar për çështjen penale në ngarkim të RD-së teksa evidentohen detaje të këtij kallzimi. “Detyrimi i palëve të paditura të publikojnë përgënjeshtrimin e thënieve të pavërteta dhe mashtruese drejtuar paditësit në artikullin e Gazetës "Rilindja Demokratike" të datës 19.03.2014 dhe të dëmshpërblejnë paditesin për dëmin jopasuror të shkaktuar, në shumën 10.000.000 (dhjetë milionë) lekë. Ndërsa statusi i dosjes është çështje në gjykim me gjyqtar Anila Kristani”, thuhet në material.
Pikërisht një shumë të tillë kërkon deputeti socialist si dëmshpërblim për atë që ai e cilëson si e pavërtetë dhe mashtruese e botuar në RD. Po cili ishte shkrimi i disa ditëve më parë, pikërisht më 24 prill në gazetën RD, organ zyrtar i PD-së. Gazeta akuzon Kokëdhimën se ka trefishur sipërfaqen e ndërtimit pa leje mbi rërën e Qeparos vetëm 20 metra larg detit. Gazeta publikon dhe foto të asaj që ata e quajnë abuzim nga deputeti socialist në Qeparo fotografuar në 2013 dhe tani në 2014. Në foton e vitit 2014 sipas gazetës ndërtesa është trefishuar. RD, pasi akuzon organet kompetente për standard të dyfishtë, sipas saj ua prish hallexhinjve një objekt që kanë dhe i jep monopolin e paligjshmërisë Kokëdhimës dhe “më pas do t'ia legalizojë marrëzinë m’u në det duke dhunuar haptaz 3 ligje, 2 plane urbanistike dhe duke injoruar 2 vendime për prishje nga INUK.
INUK po vijon prishjen selektive të banesave, qofshin ato edhe në proces legalizimi”. I freskët ishte aksioni për prishjen e një ndërtese dykatëshe në proces legalizimi në Mallakastër, ku gazeta shkruan se u përdor edhe dhuna policore ndaj familjarëve që protestuan kundër INUK dhe drejtorit të tij, Zyhdi Dajti.
Ndërsa gazeta pyet se kur do të rrafshohen ndërtesat e deputetit të PS-së Kokëdhima pa kursyer as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama,
vetë deputeti socialist ka sqaruar një më një akuzat ndaj tij, duke deklaruar se nuk ka asgjë të vërtetë në ato që RD dhe Berisha kanë hedhur për tregun politik, ndërsa dy ditë më parë Kokëdhima nuk ka ngurruar që të regjistrojë kallzimin ndaj RD-së në gjykatë duke kërkuar dhe 100 milionë lekë si dëmshpërbim për dëmin jopasuror të shkaktuar nga lajmet e pavërteta dhe mashtruese./shekulli

Terrorizmi, raporti i DASH: Qeveria Berisha e dinte se shqiptarët luftonin në Siri

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për terrorizmin për vitin 2013. Sipas DASH-it Shqipëria zhvilloi zgjedhje kombëtare në vitin 2013, ku qeveria ndryshoi nga një koalicion i drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë në një të udhëhequr nga Partia Socialiste e qendrës së majtë. Ndryshimi në qeveri nuk ndikoi në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë kundër terrorizmit, ku administrate e re vazhdoi marrëdhënien e fortë të bashkëpunimit të vendit me SHBA.
Institucionet e qeverisë shqiptare kanë qenë në dijeni prej vitit 2012 që një grup i vogël shqiptarësh kanë udhëtuar për të luftuar në Siri.
Raporti i plotë
Legjislacioni, Zbatimi i Ligjit dhe Siguria e Kufijve: Qeveria shqiptare i ka dhënë përparësi përpjekjeve të saj kundër narkotikëve dhe i drejton burimet e kufizuara të zbatimit të ligjit dhe sigurisë së kufijve kundër këtij objektivi, më shumë se sa kundër terrorizmit, të cilin e ka parë si kërcënim më pak urgjent. Legjislacioni shqiptar i konsideron kundravajtje penale aktet terroriste; rekrutimin dhe trajnimin e personave për të kryer akte terroriste; nxitjen e akteve terroriste; dhe ngritjen, drejtimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë terroriste. Policia e Shtetit e Shqipërisë ka ngritur një sektor kundër terrorizmit brenda Drejtorisë për Krimet e Rënda të Departamentit për Hetimet Penale.  
Në përgjithësi, ndonëse Shqipëria ka vullnetin politik për të bashkëpunuar me vendet në rajon për nismat anti-terrorizëm, asaj i mungoi kapaciteti për të vënë në zbatim kontrolle të efektshme. Korrupsioni, bashkë me një sistem gjyqësor që funksionon keq, vazhdoi të pengonte përpjekjet e Shqipërisë për zbatimin e ligjit. Shqipëria nuk ka kapacitetin të grumbullojë të dhëna biometrike përveç atyre që gjenden në kartat e identitetit biometrike që paraqiten në pikat e kalimit të kufirit. Të dhënat e gjurmëve të gishtave nga migrantët klandestinë grumbullohen, por jo të gjitha pikat e kalimit të kufirit janë të pajisura me skanera me lidhje të drejtpërdrejtë, çka çon në vonesa në përfshirjen e gjurmëve të gishtave në baza të dhënash elektronike apo identifikimin e individëve mbi bazën e të dhënave nga gjurmët e gishtave.
Ministria e Brendshme mbante një listë vrojtimi mbi bazë emrash, ku përfshiheshin persona të kërkuar me nënshtetësi shqiptare si dhe informacion për dokumente udhëtimi të humbura dhe të vjedhura. Baza e të dhënave është përbërëse e Sistemit të Menaxhimit Total të Informacionit (TIMS) të Departamentit të Drejtësisë të SHBA dhe është po ashtu i lidhur me bazat e të dhënave të Interpolit.
Përpjekjet Kundër Financimit të Terrorizmit:  Shqipëria është anëtare e Komitetit të Ekspertëve të Këshillit të Europës për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (Moneyval), një organi rajonal i tipit Task-Forcë e Veprimit Financiar (FATF); dhe Njësia Shqiptare e Inteligjencës Financiare është anëtare e Grupit Egmont. Prej qershorit 2012, Shqipëria ka marrë angazhime të nivelit të lartë politik për të bashkëpunuar me FATF dhe Moneyval për të trajtuar mangësitë e saj strategjike kundër pastrimit të parave/kundërvënien ndaj financimit të terrorizmit. Është bërë përparim por mbetet punë për t’u bërë për të përforcuar kuadrin për bashkëpunim ndërkombëtar lidhur me financimin për terrorizmin dhe për të siguruar dhe vënë në zbatim një kuadër ligjor të përshtatshëm për identifikimin, gjurmimin, dhe ngrirjen e aseteve nga terrorizmi.  
Shqipëria miratoi një ligj të ri për masat kundër financimit të terrorizmit për t’u përafruar me rekomandimet e FATF dhe Moneyval; shqyrtimi përfundimtar i këtij ligji nga FATF dhe Moneyval do të bëhet në vitin 2014. Shqipëria ka miratuar masa kundër individëve dhe organizatave të listuara nga Rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Mbi bazën e legjislacionit shqiptar (Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit), organizatat jofitimprurëse shqiptare nuk janë të detyruara raporte për transaksione të dyshimta. Megjithatë, organizatat jofitimprurëse mund të konsiderohen “kliente” të personave subjekt i ligjit, dhe për pasojë mund t’i nënshtrohen kontrolleve të zgjeruara nëse një bankë apo institucion financiar i asociuar e konsideron organizatën një “klient me risk të lartë” potencial që do të kërkonte të tillë monitorim. Për më shumë informacion mbi pastrimin e parave dhe krimet financiare, shihni Raportin Ndërkombëtar 2014 për Strategjinë Kontrollin e Narkotikëve (INSCR), Vëllimi 2, Pastrimi i Parave dhe Krimet Financiare.

Bashkëpunimi Rajonal dhe Ndërkombëtar:  Pjesëmarrja e Shqipërisë në organizata shumëpalëshe dhe rajonale kundër terrorizmit përfshin OKB, OSBE, NATO, dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.
Kundërvënia ndaj Radikalizimit që Çon Drejt Dhunës dhe Ekstremizmit të Dhunshëm:  Qeveria e Shqipërisë iu kundërvu përdorimit të ligjërimit ekstremist të dhunshëm që tentonte të shfrytëzonte besimet fetare, si dhe angazhoi në mënyrë aktive Komunitetin Islamik Shqiptar, organi zyrtar administrative i komunitetit musliman shqiptar sunit./ shekulli

Tahiri: Reformohet tërësisht ish-SHKB

Miratohet projektligji për Shërbimin e Ankesave dhe Çështjeve të Brendshme
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri Foto Agim Dobi
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri Foto Agim Dobi
TIRANË, 30 Prill/ATSH-Gjergji Mima/ – Qeveria miratoi sot Ligjin e ri per Sherbimin e Ankesave dhe Ceshtjet e Brendshme në Ministrinë e Brendshme.
Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, u shpreh falë ketij vendimi, “Ish- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB), shpesh herë i keqpërdorur si kamzhik politik ndaj punonjësve të policisë, reformohet plotësisht në një instrument kontrolli dhe transparence në dorë të qytetarit”.
“Merr fund përdorimi preferencial, presioni me dosje në sirtar, kontrolli me kamzhik politik. Merr fund SHKB si instrument represioni, për t’u reformuar në instrument demokratik, transparent, në funksion të qytetarëve për luftën kundër korrupsionit brenda policisë dhe shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, thekson ministri Tahiri.
Sipas ministrit Tahiri, “ky ligj është garanci e shtuar edhe për vetë punonjesit e Policisë së Shtetit”. “Ligji i ri përmbush një angazhim të rëndësishem politik, elektoral dhe qeverises, duke e kthyer Policine e Shtetit ne institucion qe i nenshtrohet kontrollit demokratik dhe civil per te rritur standartet e sigurise se qytetareve dhe te vete punonjesve te Policise se Shtetit”.
“Shërbimi i Ankesave dhe Çështjeve te Brendshme eshte fuqizuar me instrumenta inspektimi, kontrolli dhe hetimi per ti dhene fuqine te zbuloje, hetoje dhe procedoje te gjithe ata qe shkelin ligjin”, shkruan Tahiri

Protestat qesharake te Xhelal Mziut

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka bërë të ditur se të gjithë personat që kanë protestuar në Kamzë për legalizimin e banesave, nuk kanë pasur asnjë objekt për të legalizuar. Në një postim në rrjetin social "Facebook", Lame ka publikuar emrat e personave, që sipas tij organizuan dhe morën pjesë në protestën për legalizimet në Kamëz.
prot
"Nga lista e mësipërme, ata që nuk kane objekt legalizimi, i ftojmë të ndërtojnë një të tillë dhe pastaj të dalin në protestë për ta legalizuar.
Të tjerët, nuk është e nevojshme të mbulojnë fytyrat me posterat e Mziut, sepse njësoj do t'ju legalizohen banesat si të gjithë qytetareve që po kryejnë me durim dhe besim procedurat tona", shkruan Lame.
Lista e emrave
Organizatorët dhe pjesëmarrësit në "protestën" e djeshme të Mziut të Kamzës për legalizim, ishin:
1. Ali Neziri, Kryetari i organizimit, nuk ka objekt legalizimi.
2. Hamdi Doci, punonjës bashkie, në proces legalizimi.
3. Erzen Korbi, punonjës bashkie, nuk ka objekt legalizimi.
4. Tomorr Kotarja, drejtor i Ujësjellësit, nuk ka objekt legalizimi.
5. Qemal Metalia, drejtor gjelbërimi, nuk ka objekt legalizimi.
6. Tan Dervishi, n/bashkie, nuk ka objekt legalizimi.
7. Sokol Ndreu, sekretar i bashkisë, nuk ka objekt legalizimi.
8. Faik Hoxha, punonjës bashkie, në proces legalizimi.
9. Ramiz Meidani, punonjës bashkie, në proces legalizimi.
10. Selim Rasha, drejtor i policisë bashkiake, nuk ka objekt legalizimi.
11. Besnik Pasha, punonjës bashkie, në proces legalizimi.
12. Besnik Bajraktari, kryeplak Laknas, në proces legalizimi.
13. Lindita Jaupi, punonjëse bashkie, shoqe e Mziut, nuk ka objekt legalizimi.
14. Vendim Dema, punonjës bashkie, nuk ka objekt legalizimi.

Ziadin Sela: Menduh Thaçi duhet të japë dorëheqjen

Menduh Thaçi duhet të japë dorëheqjen nga kreu i partisë në Kongresin e jashtëzakonshëm që duhet të organizohet nga Kuvendi qendror i PDSH-së. Ka qenë kjo deklarata e kryetarit të Komunës së Strugës Ziadin Sela, që ashtu siç kishte paralajmëruar, bashkë me degën e Strugës do t'i prijë iniciativës për shkarkimin e liderit të PDSH-së Menduh Thaçi. Humbja me 90 mijë vota diferencë në zgjedhjet parlamentare, sipas tij, është arsye më se e mjaftueshme për dorëheqjen e Thaçit. "Kongresi është ai në të cilin kryetari aktual i PDSH-së duhet të japë dorëheqjen. E ka thënë sovrani, që ai duhet të japë dorëheqjen", deklaroi Sela.


Përveç humbjes në zgjedhjet parlamentare, Sela përmendi edhe dështimin në zgjedhjet presidenciale, ku PDSH-ja si partia e vetme shqiptare garuese në zgjedhje, humbi edhe Tetovën nga VMRO-DPMNE-ja. Duke komentuar paralajmërimet e Menduh Thaçit për përfshirjen e PDSH-së në Qeverinë e re, Sela tha se këtë vendim nuk mund të sjellë në krye një kryetar partie në ikje. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i anëtarit të kryesisë qendrore të PDSH-së Imer Aliu. Listat e kandidatëve për deputetë në njësinë e pestë zgjedhore, ishin mollë sherri për përplasjet e drejtpërdrejta mes Selës dhe Thaçit. Thaçi të dielën, pasi humbi zgjedhjet, një pjesë të fajit ia hodhi edhe Selës, pasi PDSH-ja në njësinë e pestë zgjedhore, për herë të parë mbeti pa deputet.
Zgjedhjet në Maqedoni nuk sjellin asgjë të re
Kryeministri Nikola Gruevski nga partia VMRO-DPMNE është fituesi i vërtetë i zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni. Gruevski do të ruajë postin e tij të kryeministrit dhe do të vazhdojë të drejtojë koalicionin prej 24 partish. Disa nga partitë në koalicion kanë pak anëtarë dhe morën vetëm disa mijëra vota, ndërsa vetëm partia e Gruevskit mori 43 për qind të votave. Kjo do të thotë se VMRO-DPMNE do të ketë 61 nga 123 deputetë gjithsej, pesë më shumë se në zgjedhjet shkuara. Por Gruevski, nuk arriti qëllimin e tij për të krijuar një shumicë absolute më partinë e tij dhe tani duhet të zhvillojë bisedime për një koalicion me partnerin aktual, partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim.
Edhe pse shkak i zgjedhjeve u bë një mosmarrëveshje mes dy partnerëve, pasi BDI-ja kërkoi që kandidati për president të ishte konsensual, sërish ka shumë arsye se pse ky koalicion duhet të vazhdojë. Prej kohësh në Maqedoni është vendosur që një nga dy partitë shqiptare të jetë pjesë e qeverisë, edhe pse zgjedhjet mund të kenë një fitues absolut. Lideri i partisë opozitare SDSM deklaroi se nuk do të njihte të gjithë procesin zgjedhor dhe ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike. Ajo ka akuzuar qeverinë se ka abuzuar me pushtetin e saj për të fituar zgjedhjet. Reuters/AlsatM

Flet Zdravko Colic për Performancën në Tiranë.

Këngëtari i njohur serb, Zdravko Colic, ka komentuar pas polemikave të shumta rreth pjesëmarrjes së tij në fesitalin “Kënga Ime” në Klan.

Colic performoi në një prej netëve të festivalit të njohur të muzikës shqiptare në Klan dhe kjo ngriti shumë polemika pasi artistët nga Kosova u larguan dhe të tjerë artistë që nuk ishin të përfshirë në festival reaguan ashpër nëpër media.
Kjo nxiti polemika të shumta, e sidomos pasi u muar vesh që edhe një lokal mban emrin e këngëtarit në Tiranë.
Tani është vet Zdravko Colic ai që ka thyer heshtjen e tij. Ai për Panorama Plus tregon se nuk ka asgjë kundër Kosovës dhe e pranon atë të lirë.
Ai pranon që ka performuar në një ngjarje që përkrahte luftën e Serbisë ndaj Kosovës dhe thotë e bëri këtë pasi që në të kundërtën do të quhej tradhtar i kombit.
“Politikën nuk e kemi përmendur fare, nuk e di pse është bërë aq e madhe në këtë drejtim. E njëjta gjë do të ketë ndodhur edhe te ju shqiptarët në rast se do t’iu ftonin në një koncert të tillë. Unë kam dëgjuar që shumë artistë shqiptarë kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin ngjarjet kombëtare që kanë të bëjnë me popullin nga e ke origjinën”.
“Sikur të mos e kisha bërë unë këtë gjë, do të dilja trdhtar i kombit tim. Sa i përket kërkesës së faljes, unë personalisht as nuk kam vrarë e as nuk e kam prerë njeri, të tjerë janë ata që duhet të kërkojnë falje. Faljen unë e kërkova me ardhjen në Tiranë, ku prezenca ime tregoi se nuk kam asgjë kundër shqiptarëve”.
“Kosova është e lirë dhe ky është një realitet. Sa do e dhimbshme të jetë për dikë, duhet pranuar kjo gjë në kohën moderne. Secili ka të drejtë të krijojë të drejtat e veta, ndoshta edhe ne si popull politika na ka bërë të gabojmë”.
“Mik nuk kam ndonjë artist nga Kosova, por nëpër aeroporte më ka rënë rasti të takoj disa kur kemi udhëtuar nëpër koncerte. Nuk ua kujtoj emrat, por vetëm më bie ndërmend kur stafi im më thoshte se ja ky ose kjo është këngëtar shqiptar”, deklaroi Zdravko Colic për Panorama.

Hetimi i policise, raporti perfundimtar pas 1 jave. Debate dhe replika mes anetareve

Komisioni Hetimor mbi lëvizjet në Policinë e Shtetit u përfshi nga debatet në mbledhjen e tij të rradhës për shkak të një kërkese të bërë nga Kryetari Arben Ristani në lidhje me një shkresë që i përkiste vitit 2004. Gjithsesi mes debateve deputetët kanë rënë dakort hartimin e raportit përfundimtar më 7 Maj, që sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë me një qëndrim. Sipas Ristanit, kjo shkresë duhet ti vihej në dispozicion Komisionit, pasi drejtuesit e policisë së asaj kohe bënin vlerësime mbi disa prej zyrtarëve të uniformave blu, që në atë kohë u liruan nga detyra, por që janë rikthyer tashmë sërisht në rradhët e Policisë së Shtetit.
“Ne do të çojmë sot në Ministrinë e Brendshmë një kërkesën për të marrë një kopje të firmosur nga MB-ja e këtij dokumenti dhe ta analizojmë, pasi ne vlerësojmë se informacioni që përmban ky dokument ka rëndësi për objektin e hetimit”, tha Ristani. Por Taulant Balla, deputet i PS-së, e cilësoi kërë kërkesë si jo në përputhje me ligjin dhe rregulloren e Komisionit. “Puna jonë bazohet tre dokumenta ligjor bazë. Jemi prej ditës së parë me konsensus, por kjo kërkesë nuk bazohet në ligj e as rregullore. Kjo kërkesë nuk ka lidhje me planin e hetimeve, i cili është plotësuar tashmë. Ne sot duhet të vendosim mbylljen e hetimeve dhe nisjen e përpilimit të konkluzioneve. Në rast të kundërt do të kishim mos-menagjimin e këtij komisionit, prandaj duke vlerësuar rolin tuaj dhe akoma më shumë ligjin, kalojmë tek konluzionet”, tha Balla.
Deputeti i PD-së, Eduard Halimi Ish- Ministër i Drejtësisë, deklaroi se ka apo jo dëshirë mazhoranca, komisioni do të vijoi punën e tij. Ai argumentoi me ligj deklaratën e tij.
“Neni 13 pika 4 na jep të drejtën të marrim prova, dhe akoma më tej kjo pikë thotë se kushdo nga anëtarët, pa votim, por thjesht me njoftim mund të marri dokumenta të rëndësishëm për objektin e komisionit dhe kjo brenda afatit të përcaktuar nga ligji, prandaj ju ftoj të vijojmë punën me konsesnus për të marrë dokumentin në fjalë”, theksoi Halimi.
Debati mori tone edhe më të larta, kur deputet i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu theksoi se materiali në fjalë është një shashkë,  e ngjashme me shashkat e Visho Ajazit (i Referohej Kreut të SHISH për informacionet që opozita ka lidhur me përfshirjen e policisë në trafik droge.). Sipas Ndreut, materiali është jashtë objektit të punës.
“Materialin e njoh dhe në të një ministër i majtë, i cili është marrë me trafik vizash dhe që është urdhëruar për të njollosur elitën e policisë ka derdhur vrerin e tij. Janë si shashkat e SHISH. Sillni vendime gjykate jo broçkulla. Të mos ngelemi peng e materialeve banale. Asnjë nga pretendimet, që thuhen në atë dokument nuk është marrë në shqyrtim nga gjykata, të gjithë të përmendurit janë shpallur të pafajshëm, ose nuk janë shqyrtuar fare, prandaj mos u merrni me tymra boshe”, nënvizoi Ndreu.
Ndërsa, Deputeti i PD-së, Gent Strazimirim, tha se ne s’na intereson ish-ministri juaj është marrë me trafik droge, apo ndonjë nga anëtarët ka konflikt interesi (I referohej Pjerin Ndreut, ish drejtues në policinë e shtetit në 2004-ën), ne na intereson të hetojmë ata që po drejtojnë sot policinë dhe dokumenti na ndihmon. “Kërkesa jonë duhet të futet në planë hetimi. Disa anëtar kanë konflikt me atë material. Materiali ngreh një shqetësimim i cili mbështet edhe nga sms-ja, që Rama i ka dërguar Tahirit apo Tahiri vartësve të tij, por edhe nga droga që po trafikohet në shtetet fqinjë.”, tha ai.
Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu replikoi me Strazimirin duke thënë se unë skam asnjë konflikt interesi. “Materiali ka edhe emrin tim, i kam treguar vendit fabrikuesve të tij, nuk kam frikë të përballem sërsish me të, por ky dokument nuk i hynë në punë komisonit”, tha ai, ndërsa paralajmëroi “edhe ne kemi dokumenta ku ju jeni të cënuar”.
Ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, tha se ne duam transparencë. “Disa prej të pyeturve nga drejtuesit e policisë kanë gënjyer nën betim, se nuk kanë shkelur asnjëher ligjin dhe ky dokument vëreteton këtë”, theksoi Noka.
Ndërsa, Deputeti i PS-së Blendi Klosi kërkoi nga opozita të sqaroië pse nuk janë dënuar këta shtetas kur ishte në qeveri Partia Demokratike, ndërsa Noka u përgjigj se nuk kanë qenë pjesë e policisë gjatë kohës që PD ka drejtuar vendin. Ndërsa, ish-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi tha jemi gati të kërkojmë falje po të kemi gabuar.
Paulin Sterkaj, Depueti i PS-së akuzoj PD-në se po bënë zhurmë, pasi siaps tij opozita sot hecën me shprehjen, bëjzë shurmë se diçka do mbesë.
Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Taulant Balla, tha se ka ardhur momenti ti japim fund debatit.  “Nëse kërkesa do ishte bërë më parë do ishte marrë parasysh, por tani është e pamundur, plani punës është realizuar, nëse doni ndryshimin e planit të punës hajde e votojmë, nëse jo, hajde nxjerrim përfundimet”, tha ai.
Debatet
Arben Ristani (PD) “Kemi dijeni për një material të 2004, të firmosur nga Bajram Ibraj për disa punonjës të përfshirë në rrjete kriminale. Këta punonjës janë rikthyer në Policinë e Shtetit. Do të kërkojmë këtë material të vitit 2004 në Komisionin Hetimor
Taulant Balla (PS): Kërkesa e sotme nuk mbështetet në ligj dhe nuk bazohet as në regullore. Sot duhet të shprehemi me vendim përfundimtar për mbylljen e hetimeve
Eduard Halimi (PD): Nuk janë mbyllur hetimet, ky komision do t’i nënshtohet ligjit për Komisionet Hetimore
Pjerin Ndreu (PS): E njoh materialin e vitit 2004, aty është njollosur e gjithë elita e Policisë së Shtetit. Kjo është dashakeqësi e opozitës, materiali është si shkresat e Visho Ajazi Likës. Materiali është i pavlerë, vendos gjykata nëse një person është i inkriminuar 

Bushati: Ne Europe ekzistojne zona me potencial te larte destabilizues

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Uashington,  ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, mbajti një fjalë në Konferencën e Këshillit të Atlantikut, një nga organizmat me kontribut të veçantë ndërkombëtar në farkëtimin e dimensionit transatlantik të politikës  së jashtme dhe të sigurisë  të SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s.
Në këtë aktivitet, ku morën pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, si dhe ministra të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes nga vendet e anëtarësuara në NATO gjatë dekadës së fundit, dominuan shqetësimet në lidhje me situatën e paqëndrueshme në Ukrainë si dhe sfidat që kjo situatë paraqet për të ardhmen e komunitetit euro-atlantik.
 
Në fjalën e tij Bushati theksoi se, “në kontinentin evropian vijojnë të ekzistojnë zona me potencial të lartë destabilizues, të cilat kur shoqërohen me agjenda zgjerimi rivale, krijojnë kushtet ku e drejta ndërkombëtare dhe parimet themelore demokratike mund të shkelen pa u ndëshkuar”.  
Gjithashtu ai u shpreh se as Evropa dhe as NATO nuk duhet të injorojnë sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor, për sa kohë i gjithë rajoni nuk është ende plotësisht i ankoruar në rrjedhat euro-atlantike.
Gjatë vizitës në Uashington, Bushati zhvilloi takime me kongresmenët Robert Aderholt dhe Eliot Engel. Kreu i diplomacisë shqiptare i informoi kongresmenët me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe situatën në rajon.
“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të një rëndësisë parësore dhe strategjike për vendin tonë”, theksoi Bushati. 

Ai shprehu angazhimin e Qeverisë shqiptare për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA-së, në drejtim të zhvillimeve demokratike, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, të konsolidimit të ekonomisë së tregut, të luftës kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. 

Kongresmenët amerikanë Aderholt dhe Engel vlerësuan progresin e Shqipërisë, reformat për forcimin e shtetit ligjor, sundimin e së drejtës në ekonomi dhe avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ata veçuan rolin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si faktor paqeje në rajon. 

Përfaqësuesit amerikanë rikonfirmuan vijimin e mbështetjes për Shqipërinë, në të gjitha proceset demokratizuese dhe integruese. Bashkëbiseduesit u ndalën në projektet e bashkëpunimit rajonal, ku veçuan rëndësinë e gazsjellësve TAP dhe IAP, si mundësi reale për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit. 

Ministri Bushati shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tyre ndër vite në forcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh. 

Fyle: Kam besim se ne Qershor Shqiperia merr statusin


Komisioneri per Zgjerimin, Stefan FyleKomisioneri për Zgjerimin e BE Stefan Fyle ka shprehur besimin se në qershor liderët e Unionit do të miratojnë përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian. Këtë deklaratë Fyle e ka bërë gjatë ceremonisë së 10-vjetorit të pranimit në BE të disa vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore, duke shtuar se edhe disa shtete Lindore presin “perspektivën evropiane”.
 
“10 vjetori i zgjerimit që nga viti 2004 është një moment shumë i veçantë . Unë jam i kënaqur për t’u bashkuar me Presidentin i cili tashmë e përmendur sukseset që zgjerimi sjell. Më lejoni të shtoj disa specifika më shumë”, u shpreh Fyle. 

Zgjerimi i mëtejshëm i BE-së, është shprehur Fyle, është një politikë kyçe e Bashkimit Europian pasi nxit reformat dhe gjithashtu është një instrument i forcimit të sigurisë.
 
“Zgjerimi është në ADN-në e Evropës”, është shprehur komisioneri Fyle.

“Ajo është instrumenti më i fuqishëm i transformimit, shërben si një nxitje të fortë për reformat. Zgjerimi është edhe mjeti më efektiv dhe më i fuqishëm që ne kemi për forcimin e sigurisë”,- ka vijuar Fyle

Arvizu: Akuzat ndaj ushtrisë, të ulëta. Kuvendi është kthyer në komedi

Për herë të parë, ambasadori Aleksandër Arvizu në një prononcim për Top Channel, jep pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara për debatin më të nxehtë në vend, atë, për akuzat e ngritura nga opozita për trafik droge nga Forcat e Armatosura. 


Fillimisht, Arvizu i jep përgjigje pyetjes nëse tani pas të tilla akuzash a është dëmtuar imazhi Forcave të Armatosura.
“Nuk e di nëse kjo histori tashmë është e mbyllur. Unë mendoj se pas disa ditësh kjo çështje ka mbërritur atje ku i takon. Pretendimet ishin shume serioze dhe fatkeqësisht ato u politizuan, prandaj them se të tilla pretendime kanë mbërritur atje ku duhet, në duart e duhura të autoriteteve të hetimit. Nëse ka patur ndonjë ngjarje me karakter kriminal brenda saj, atëherë kjo duhet të hetohet. Duke parë situatën mes maxhorancës dhe opozitës këto ditë, ajo që të vjen keq, është se një parti ndoshta mendon se duke bërë të tilla akuza, pala tjetër njolloset duke u bërë pis”, thotë ambasadori.
Pavarësisht faktit se të tilla akuza janë produkt i një beteje politike të nisur nga opozita, Aleksandër Arvizu mendon se populli shqiptar është i aftë të kuptojë qëllimin e tyre.
“Ata duhet të tregohen të kujdesshëm si e bëjnë këtë sepse njerëzit nuk janë budallenj. Njerëzit e kuptojnë se cilat janë motivet, aq më tepër, kur mundohesh që në këtë çështje përfshish tërësisht Ushtrinë apo të gjithë Policinë. E sidomos, një organizatë të tillë siç është Ushtria për të shënuar apo marrë pikë politike për qëllime politike. Kjo është pak a shumë diçka e ulët. Njerëzit nuk e pëlqejnë diçka të tillë. Kam folur me shumë njerëz dhe ende nuk kam takuar ndonjë që të më thotë se i pëlqen kjo. Tek e fundit më së shumti e gjitha kjo zhurmë e prodhuar dëmton atë parti që bën akuzat, përveç rastit kur ka një bazë të shëndoshë dhe solide ose në të kundërtën ka baza për ta bërë një dicka të tillë”, thotë Arvizu.
A mund të ndërtojë një parti politike kauzën e saj bazuar në informacione të paprovuara?  Kjo është përgjigja e ambasadorit Arvizu: “Ky është një aspekt për të ardhur keq në politikë, si në Shqipëri, po ashtu edhe në SHBA ditët e sotme. Kjo ndodh sepse kemi 24 orë lajme, të cilat qarkullojnë përfshi këtu edhe median sociale. Ajo që ndodh është kjo: Bëj një akuzë tërësisht të pabazë, të cilën më pas e zbukuron ose e zbeh, duke deklaruar që ajo që thanë nuk ishte totalisht korrekte. Por u e ke thënë mijëra dhe mijëra njerëz e besojnë dhe më pas lëshohen sqarime apo dalin në dritë prova, që ajo ishte tërëisht e fabrikuar që në fillim por informacioni tashmë ndodhet i përhapur. Ne e shohim këtë së shumti në SHBA sidomos gjatë fushatave elektorale ku në cdo ditë fushata elektorale prodhon një rreth vicioz”.
Por si e shikon Aleksandër Arvizu funksionimin e Parlamentit Shqiptar, i cili çdo të enjte kthehet në një fushë-betejë jashtë çdo etike parlamentare?
“Ndryshe nga SHBA, fatkeqësisht këtë në Shqipëri e shikojmë çdo javë. Ne sinqerisht cdo të enjte shohim. Për mua e enjtja është dita ime më pak e preferuar në Shqipëri, por përpiqem të mos shoh televizion sepse pasi është shumë depresionuese. Eshtë dicka që mund ta përshkruaj si ‘show’ jonormal dhe nuk të bëjë fare me shqetësimet që kanë qytetarët e thjeshtë shqiptarë”, u shpreh Arvizu./shqip

Naser Osmani , te fshehtat e deputetit qe pritet te arrestohet

Naser Osmani
Një konflikt me Fatmir Limaj në sallën e Kuvendit të Kosovës që shkoi deri në fyerje e sharje, është njëri nga momentet nga më të njohura për opinion të deputetit të LDK, Naser Osmani, prej që ky i fundit rrinte në atë sallë.
Zënka mes Osmanit dhe Limajt që u po direkt edhe në transmetim televiziv, përfundoi pa u shndërruar në hasmëri , pasi këta të dy të fundit në fakt i kërkuan falje njëri tjetrit.
Kujtimet e fundit për deputetin Osmani janë të hidhura edhe kur bëhet fjala për veprimtarinë e tij si anëtare Bordit i Agjencisë kosovare të privatizimit (AKP).
Zëvendëskryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli si dhe partneri i tij i biznesit Remzi Ejupi, do ta akuzojnë hapur Osmanin, si pjesëtarë i një grupi me të gjerë i cili i kishte shantazhuar që të paguajnë korrupsion nëse këta të dy duan që ta mbajnë në kontroll Grandin.
Gjatë veprimtarisë së tij si deputet në Kuvendin e Kosovës si dhe në Bordin e AKP, Osmani nuk është shquar me ndonjë fjalim apo veprim markant tjetër-në fakt ai ka qenë kryesisht i heshtur dhe pa ndonjë iniciativë.
I diplomuar në ekonomi, Osmani megjithatë nuk është i ri në skenën politike të Kosovës. Në fakt ai është një veprimtarë i momenteve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me origjinë nga Lipjani, skrupulozi Osmani, e nisë karrierën e tij politike si anëtarë i kryesisë së Forumit rinor të LDK-së në Lipjan- në vitet para të ekzistencës së kësaj partie, viti 1990.
Osmani më zënë vend krejt afër kuletës së shteti, duke luajtur rolin e Kryetarit të Këshillit qendror për financim të Kosovës. Si rikujtim ky ishte Fondi nga i cili mbahej atëbotë sistemi paralel i institucioneve të Republikës së Kosovës- nga ky fond paguheshin edhe pagat e arsimtarëve, mjekëve etj. Fondi ishte formuar nga Qeveria e Kosovës në ekzil, që udhëhiqej nga Bujar Bukoshi, ndërsa parat mblidheshin nga shqiptarët që jetonin jashtë. Osmani do të udhëheqë këtë këshill nga viti 1993 deri në vitin 2000, kur edhe u mbyll fondi, Kosova u çlirua nga Serbia ndërsa udhëheqjen e shtetit e ndanin mes veti UNMIK- u dhe partitë kosovare- më vonë institucionet e Kosovës.
Kur Fondi i njohur si 3 për qindëshi, u shndërrua në organizatë jo qeveritare nga Bujar Bukoshi, aty afër do të ishte sërish Osmani. Ai nga 2000 deri me 2004 do të ushtronte detyrën e menaxherit të projekteve të UFORK-ut.
Osmani gjatë tërë kohës ka qenë i angazhuar në politikbërje në LDK, përfshirë edhe si kryetar i degës në Lipjan dhe si deputet na viti 2004.
Osmani sot akuzohet nga EULEX për përfshirje në dallaveret me privatizimin e Fabrikës FAN në Podujevë dhe pritet ti dorëzohet drejtësisë gjatë ditës, sapo të kthehet, siç tha ai, nga Tirana./Blic

Takohen Ahmeti e Gruevski,përgatiten negociatat për qeverinë e re

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti takoi sot kryetarin e VMRO-DPMNE-së z. Nikola Gruevski. Në takim u bisedua rreth procesit zgjedhor, me ç’rast të dy bashkëbiseduesit vlerësuan pozitivisht mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe atmosferën demokratike dhe të lirë ku u zhvilluan ato.
ahmeti
Ahmeti dhe z. Gruevski ranë dakord për formimin e grupeve të punës të cilat do të zhvillojnë negociatat për formimin e qeverisë së re.Sot gjithashtu është zhvilluar edhe një në mes tl kryeministrit Gruevski dhe liderit të PDSH-së Menduh Thaçi. Ekskluzivisht për portalin Shqipmedia lideri i PDSH-së informoi se në fillim është biseduar për Zgjedhjet Parlamentare dhe për parregullsitë e këtyre Zgjedhjeve, për kërcënimet, shantazhet, blerjet e votave që bëri BDI në zonat shqiptare dhe më pastaj u bisedua për formimn e Qeverisë së ardhshme. Kryetari i PDSH-së në parim shprehu gatishmëri që PDSH-ja ta përkrah Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë pa marrë parasysh a do të jetë pjesë e saj a jo.
PDSH është e interesuar që të bëhen investime në Maqedoninë Perëndimore aty ku jetojnë shqiptarë , të përsmiohet cilësia e jetës tyre, infrastruktura, punësimet, avancimet e shqiptarëve, PDSH poashtu përkrah përshpejtimin e integrimeve në BE dhe në NATO etj etj.
Takimi kaloi në një atmosferë miqësore dhe u ra dakord që bisedimet në princip të vazhdojnë, tha kryetari Thaçi./Faktinews

Lulezim Basha eshte nje kufome politike qe perpelitet poshte "urave te Bechtelit"

Çfarë,mendon 8 vite më pas Arben Meçaj, ish-drejtori i Territorit që denoncoi i pari skandalin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Pse ai përmend shprehjen “brirët e Bechtelit”. Si ndikoi kjo vjedhje në dëmtimin e imazhit të SHBA-ve në Shqipëri. A ishin milionat që Berisha i dha kompanisë “Bechtel” një faturë pagese për të mbajtur pushtetin 8 vite me bekimin amerikan? Çfarë ngarkese ka Lulzim Basha nga kjo çështje dhe pse Meçaj e quan atë një kufomë politike…
Intervistoi Habjon Hasani
Kur prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet në vitin 2007, të gjithë kuptuan se Arben Meçaj e kishte fituar betejën e tij. Skeptikët, që dikur shpreheshin se akuzat për abuzime disa qindra milionë euro, po shikonin “yllin në ngritje” të qeverisë, Lulzim Bashën,  i cili po konvertohej në një të pandehur. Dosja me të cilën prokurori Ervin Karanxha punoi për disa muaj, ishte aq mirë e kopsitur, sa që çdo tentativë për të rrëzuar në gjyq pretendimet e akuzës do ishte mund i shkuar dëm. Ndaj dhe u zgjodh artifica, çështja u mbyll me procedurë. Kjo ishte dosja e cila i shërbeu Berishës për të shpallur luftën publike me ish-kryeprokurorin Theodhori  Sollaku, por ishte dhe dosja që shënoi dobësinë e parë të kryeprokurores së re, Ina Ramës. Ajo ishte e sapoardhur në atë post, por prokurorët e drejtuar prej saj në Prokurorinë e Përgjithshme, një veprim që zgjaste vetëm 15 minuta, dorëzimi i dosjes në gjykatë, nuk e kryen dot për muaj të tërë. Kjo vonesë u përdor si artific që gjykata të pezullonte gjykimin me procedurë, për tejkalim afatesh nga organi i akuzës.
Arben Meçaj, njeriu që inicioi gjithçka; me shumë këmbëngulje, pasi edhe mediat nuk pranonin t’i jepnin hapësirë denoncimit të tij në fillim, sot, tetë vite më pas, flet edhe për një aspekt të kësaj çështje që ai gjithnjë e ka shmangur me takt në prononcimet e mëparshme: Implikimin dhe imponimin amerikan. Korrupsionin galopant që imponoi korporata dhe lobet amerikane…
Zoti Meçaj ka një rikthim mediatik të vëmendjes ndaj çështjes së ndërtimit të “Rrugës së Kombit”. Ju jeni strumbullari  kësaj historie, njeriu që i ra kambanave i pari, që vuri në lëvizje prokurorinë etj. Kjo intervistë vjen afro 8 vite më pas. Po e nis me pyetjen: Pse? Pse vendosët ta denonconit?
Shumë e drejtpërdrejtë pyetja. Janë shumë njerëz që në këto vite më kanë thënë: “Ç’tu desh?!”, “Ishe mirë”, “S’ia del dot me këta”. Shumëkush bën pyetjen pse?  Është një pyetje që vjen produkt e reminishencës 50-vjeçare të diktaturës dhe 20 vite pseudodemokraci. Sepse në sistemin hibrid që kemi ndërtuar formula është “Mbyll gojën dhe kap çfarë të kapësh”. “Inkriminohu dhe kap çfarë të kapësh”. Thënia e së vërtetës dhe denoncimi i korrupsionit është ‘shfaqje e huaj’. Në këtë kuadër, gjykoj që edhe duke marrë kosto përsipër qëndrimet e mia të mos i kem në asnjë rrethanë hibride.
Ju ishit që prej viti 2006, Drejtor i Rregullimit të Territorit. Një person dhe funksionar me komunikim direkt me Berishën. Dua të di, itinerarin e denoncimit tuaj në këtë konjukturë më së pari, çfarë ndodhi? Pra denoncimin tuaj brenda radhëve të qeverisë, pa kaluar tek shpërthimi iu çështjes në media…
Arben Meçaj
Arben Meçaj
Po, kam qenë drejtor për rreth 7 muaj, nga të cilat vetëm 3 muaj aktiv. Në fund të muajit të tretë kam dhënë dorëheqjen për tu larguar nga ai pozicion. Nuk po them çfarë kam bërë por vetëm përmbajtjen e sms-së që unë i kam dërguar Berishës si akt të dorëheqjes së parevokueshme. Teksti është ky: “Që në Ministrinë e Ndërtimit po vidhet në mënyrë të paskrupullt, kjo nuk ka më vend për diskutim. Zoti kryeministër, janë vetëm këta apo jeni dhe ju?”.
Ky është momenti i largimit përfundimtar dhe ndërprerjes së marrëdhënies?
Po. Por deri në këtë kohë ka pasur komunikime por që nuk dëshiroj të jenë objekt i kësaj interviste. Mesazhi i mësipërm flet për të tëra.
Më intereson veçanërisht Bechtel. Ju personalisht, në ç’rrethanë e mësuat që Bechtel po vinte për të kapur një projekt të madh ndërtimi?
Pas vitit 2007, në media ka pasur intervista e bashkëbisedime të shumta mbi këtë dinamikë. Nuk mendoj që ka interes kur e mora vesh unë. Dua të shpreh efektet që ka në ekonominë shqiptare ndërtimi i kësaj rruge në ato kushte.
Përpara se të kalojmë tek efektet. Dua të di, atmosferën në zyrat e ministrisë së Transporteve, ndërsa Bechteli po kapte këtë projekt. Çfarë ndodhte aty, në ditët kur po gatuhej dhe konkretizohej projekti?
Nuk ka pasur absolutisht atmosferë, sepse asgjë nuk është bërë në Ministrinë e Transportit. Nuk ka pasur atmosferë sepse askush nga administrata e ministrisë nuk është kontaktuar për këtë projekt. Marrëveshja për bërjen e asaj rruge në ato standarde nga Bechtel-Enka, është bërë në konspiracion të plotë, në mungesë absolute të dokumentacionit ligjor dhe pa dijeninë e askujt. Në mungesë të plotë të transparencës. Shqiptarët dhe administrata e ministrive të linjës dëgjuan mbi këtë projekt, vetëm kur unë bëra denoncimin publik të tij, nëpërmjet një pjesë shumë të vogël por të vendosur të medias së shkruar.  Më tej, fillimet kryesisht mbi këtë denoncim, të procedimit penal, nga prokurori i Tiranës Ervin Karanxha. Pra këmbëngulja e një segmenti mediatik dhe vendosmëria e prokurorit Ervin Karanxha, së pari sollën në ambientin publik këtë kontratë, por akoma në treg nuk ishin ekspozuar në detaje argumentet mbi përmasat e aferës.
Këtë moment e mbaj mend shumë mirë. Por është më interes të dihet, ju e mësuat projektin duke u informuar për shkak të pozicionit apo në të tjera rrethana?
Të thashë, askush në administratën teknike shtetërore të ministrive të linjave nuk kishte dijeni mbi këtë aferë. Kjo aferë kishte vetëm një kontratë të nënshkruar vetëm nga tre vetë në konspiracion të plotë dhe disa të ashtuquajtura organe këshillimore apo tenderuese, të cilat përveçse kanë firmosur të ashtuquajtura procedura, asnjëherë nuk janë mbledhur. Ky problem u bë aq shqetësues sa edhe disa VKM që u hodhën në tregun mediatik për të provuar gjasme rregullsinë ligjore të procedurës, janë të gjitha VKM të tipit qarkullues. Janë vetëm 2 mbledhje të realizuara të Këshillit të Ministrave ku ka regjistrime dhe procesverbale mbi qëndrimin e ministrave, por VKM e tjera janë të pambuluara me regjistrime në sallën e Këshillit të Ministrave mbi procedurën e nxjerrjes së tyre. Po e sqaroj këtë moment për të kuptuar se sot e kësaj dite askush nuk mund të thotë që ka pasur dijeni për procedurat teknike apo ligjore. Sepse ato nuk ekzistonin. Edhe VKM-të që qarkulluan në fakt u fabrikuan, me defekte serioze, vetëm pasi plasi skandali. Këto dokumente kanë diçka të përbashkët, që vendimmarrjes së kulisës i dhanë karakterin e një vendimmarrje kolegjiale të Këshillit të Ministrave.
Ndërkohë, në kuadër të pyetjes që më bëtë, ju sqaroj që në prokurori, denoncimi im nuk ka qenë për Kukës-Morinën, por ka qenë pa përjashtim, për të gjitha investimet që po realizoheshin në sektorin ujësjellës-kanalizime dhe rrugë nga ministria e Ndërtimit (MPPTT).
Ju keni bërë daljen e parë publike për këtë çështje në vitin 2006 në ‘A1 TV’. Keni denoncuar kryesisht disa ndërtime ujësjellësish, por në prononcimin tuaj të parë e keni përmendur këtë projekt të Bechtelit shkarazi, por ama duke theksuar këtë fjali: “Kjo është gropa më e madhe e zezë e krijuar në buxhet. Do i shihni pasojat shumë shpejt”.
 Ju nga e dinit që ky projekt do krijonte këtë gropë të zezë, pa e parë projektin?
Në momentin kur unë kam bërë denoncimin publik, natyrisht që kisha informacion tashmë të zbardhur në korridore teknike, sepse projekti kishte nisur të ekzekutohej në terren. Tre fakte serioze kisha konstatuar: Investimi po bëhej pa projekt dhe flitej për një investim ku është e pamundur të punohet pa projekt, pasi rruga kërkon detyrimisht projekt. E dyta, çmimet e punimeve tejkalonin disa herë çmimet e tregut. E treta, pagesa do të bëhej kundrejt faturave sipas orekseve të Bechtel-Enka.
Faksimile të dosjes hetimore të Prokurorisë së Tiranës për çështjen e abuzimeve me fondet e rrugës "Rrëshen - Kalimash"
Faksimile të dosjes hetimore të Prokurorisë së Tiranës për çështjen e abuzimeve me fondet e rrugës “Rrëshen – Kalimash”
Shkurt, çfarë do sillte Bechtel-Enka shteti shqiptar do ishte i detyruar ta paguante. Nuk ekziston në botë asnjë kontratë që në parim të mundësonte “vjedhjen me ligj”. E thënë më shkurt, vetë kontrata ëshgtë prova e kulluar e vjedhjes. Gjithë pjesa tjetër nuk është gjë tjetër veçse ekzekutimi ‘ligjor’ i vjedhjes. Pra po ju them, se unë personalisht, porsa më ka rënë kontrata në dorë, për mua u bë e qartë çdo gjë, sidomos përmasat e vjedhjes që ishte projektuar. Më tej, thjesht unë kam dhënë prova mbështetëse të cilat i gjeja kudo. Mjafton në mënyrë të përciptë të ndiqje elementë të zbatimit të projektit  dhe situacionet që raportonin këtë realizim.
Si me volumin e gërmimeve?
Volumet e gërmimit të dherave ishin shumë arbitrare. Për ta risjellë dhe në këtë intervistë, volumet e gërmimeve të raportuara në këtë rrugë, ishin të njëjta me volumin e një kanali që vijonte gjatë gjithë gjatësisë së rrugës me përmasa 24 metra të thella dhe 22 metra të gjerë. Është pra sa një pallat 9 kate me dy shkallë me gjatësi që fillonte nga Rrësheni deri në dalje të tunelit të Kalimashit. Pra raportoheshin punime totalisht fiktive, me përmasa të paimagjinueshme,  por ama nga ana tjetër për këto punime të parealizuara kurrë, dizbursoheshin milionat, që i vidheshin popullit shqiptar. Ky është vetëm një prej rasteve, të pa investiguara zyrtarisht që natyrisht në kushtet e reja, si filozofi vjedhje duhet të jetë pa kushte objekt i një investigimi profesional. Ju siguroj që do të dëgjoni çudira.
Një nga momentet vendimtare në hetimin e kësaj çështje ishte raporti i KLSH-së, raporti i blindoi akuzat tuaja dhe hoqi çdo dyshim mbi faktin se ky projekt jo vetëm kishte abuzime, por dhe kosto të pa aplikuara ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. A ishte ky një tregues se shteti funksionoi pavarësisht presionit të qeverisë Berisha?
Desha të theksoj, se vendosmëria e prokurorisë, profesionalizmi i prokurorit Ervin Karanxha, kurajo dhe guximi i tij, së bashku me kurajën dhe profesionalizmin e hartuesve dhe ekspertëve të KLSH-së kanë qenë dy ngjarje që për mua kanë lënë mbresa që më motivuan për të vazhduar këtë betejë, sepse nuk isha i vetëm. Problemi asnjëherë nuk ka qenë teknik, sepse përmasat e abuzimit ishin të tilla sa vetëm një regjim mund t’i mbulonte. Regjimi u përpoq të mbyllte gojën, por ja kur dolën disa persona të cilët nxorën në shesh një të vërtetë të madhe. Këtyre njerëzve ne duhet tu jemi mirënjohës. Jo thjesht që e provuan ligjërisht atë që kishte ndodhur, por sepse prodhuan një model që në Shqipëri ka njerëz që e duan këtë vend.
Dakord, por prokurorët që e hetuan, çështjen, sot rezultojnë të izoluar nga organi i akuzës. Ndërsa të gjithë personat e implikuar në këtë dosje, u promovuan, zunë poste të larta administrative shtetërore. Mos është me kosto të mëdha patriotizmi në këtë vend zoti Meçaj?
Edhe unë u përjashtova nga universiteti për paaftësi. Por megjithatë unë vazhdova betejën time. Edhe këta njerëz e vazhduan luftën e tyre dhe e di çfarë? Unë sot jam faqebardhë. Ashtu janë dhe ata prokurorë dhe ekspertë që e hetuan. Kjo është shumë për mua.
A e fitoi Bechtel këtë betejë?
Ata morën lekët, beteja quhet e fituar ose jo, nëse ajo vazhdon, kjo i mbetet organeve ligj-zbatuese ta gjykojnë. Personalisht, i përkas asaj pjese të shoqërisë shqiptare, që sot kam bindje që është në mazhorancë, që kërkojnë që shteti shqiptar të rihapë pa kushte hetimin mbi këtë aferë me pasoja jo thjesht korruptive, por me pasoja serioze mbi stabilitetin dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
Po si mundet që një korporatë amerikane, kompani e një shteti partner strategjik me ne, të na cenojë sigurinë kombëtare?
Është një nga pyetjet që seriozisht më ka shqetësuar që prej momentin kur kam bërë denoncimin publik. Më erdhi keq që këtë tezë e konstatova në deklarime nga tribuna e parlamentit, shprehja e Berishës: “Do ndesheni me brirët e Bechtel-it” mbetet epike. Është një shprehje që certifikoi publikisht bashkëpronësinë në vjedhje. Aktualisht unë e kam të vështirë t’i jap përgjigje pyetjes suaj. Por ndërkohë, unë mund të argumentoj, pse pikërisht kjo aferë cenoi rëndë, sigurinë kombëtare të vendit tonë. Ndërkohë implikimin ose jo të demonstruar nga Berisha për “Bechtel-Enka” në këtë aferë mendoj që duhet ta japin organet kompetente. Unë sot kam bindje dhe argumente të plota, të vërtetoj që ky projekt ka qenë një aferë e madhe me pasojë dëme të mëdha në ekonominë shqiptare dhe duke qenë pjesë e shoqërisë shqiptare, kam mandat të mbaj qëndrim vetëm ndaj lidershipit të vendit tim.
A mundet që lidershipi i një shteti të dobët si Shqipëria të përballojë korridoret nën ndikimin e korporatave si Bechteli  apo të përballojë orekset e lobistëve të “Perandorisë Amerikane”?
Do të desha që këtë çështje ta ezauroja me sa trajtova më sipër. Por meqenëse po këmbëngulni, do më lejosh të të jap një informacion, i cili deri më sot ka qenë koifidencial. Por po e bëj publik. Prej mbi dy vitesh, struktura të specializuara të shtetit amerikan, po investigojnë për këtë çështje. Pra duhet të jemi të bindur, se SHBA ka dhe përmasën e influencës së korporatave por ka dhe investigimin mbi shkeljet ligjore.
Zoti Meçaj, këtu duhet t’iu ndërpres. Këto investigime që ju përmendni, kanë ndonjë efekt mbi Shqipërinë? Rezultati i investigimit i kthen gjë mbrapsht lekët e shpërdoruara të shqiptarëve? Apo lekët do i gëzojë Bechtel në çdo rast?
Ju siguroj, se politika amerikane në Shqipëri, theksoj politika e shtetit amerikan, në 20 vitet e fundit ka dhënë efekte që nuk mund të maten me lekë. Edhe pse ato në një moment pretendojmë që janë marrë nga Bechteli, të jini të sigurt, që në një formë ose në një tjetër, mbas përfundimit të këtij investigimi të shtetit amerikan, ato do të rikthehen në Shqipëri. Në këtë kuadër personalisht do të doja të vlerësoja politikën e shtetit amerikan në Shqipëri, se sa aferat e mundshme edhe të kësaj përmase të korporatave ose individëve që përfaqësojnë shtetin amerikan. Që natyrisht në planin ligjor është problem i shtetit amerikan.
Në këndvështrimin tuaj a e ka dëmtuar imazhin e SHBA në Shqipëri ky rast?
Për të qenë transparent, vetë përqendrimi me tri pyetje për këtë çështje tregon që kemi të bëjmë me një fenomen që ka ngacmuar shumë ndërgjegjen e shqiptarëve. Këtij ngacmimi e theksova dhe më sipër ju shtua dhe deklarata e thënë publikisht në parlament që e ngatërroi akoma më tepër ndërgjegjen e shqiptarëve.
Dua t’iu bëj një pyetje shumë konkrete. Dyshoni ndonjëherë se Berisha me këtë lëshim të fortë që i bëri Bechtel-it, në njëfarë mënyre, arriti të blejë me para konsensusin amerikan për një mandat 8 vjeçar të tij?
Fatkeqësisht Po.
Pra, korporatat në këtë rast fituan mbi shtetin i bie? Pse duhet të kemi besim tek investigimi i shtetit amerikan?
Sepse keni parë në Shqipëri, në një moment të caktuar politik, një korporatë merr pushtet për të kapërcyer dhe parimet e organizimit të një shteti demokratik si SHBA. Theksova parimin, jo ligjin, ligjin po e po. Por, jeta nuk mbaron me kryerjen e aktit, jeta vazhdon me tezaurimin e tij, prandaj zbardha më sipër investigimin. Prandaj aktualisht  opinioni shqiptar po ballafaqohet me afera të çuditshme të realizuara në 8-vjeçarin e fundit, që natyrisht po zbardhen dhe pritet të ndëshkohen. Mos kryerja e aktit të zbardhjes dhe ndëshkimit, na jep të drejtën që ne të themi: Korporatat fituan mbi shtetin.
Përmendni termin ‘cenim i sigurisë kombëtare dhe stabilitetit’ kur komentoni kontratën me Bechtel-in. Mund të na detajoni ku është cenuar siguria sipas jush?
Post 23 Qershori na nxori në pah një fenomen shumë serioz në stabilitetin e ekonomisë shqiptare. Së pari borxhe jashtëzakonisht të mëdha, e së dyti rënie drastike e fuqisë blerëse. Këto dy elementë që janë faktorët kryesorë të krizës ekonomike në Shqipëri, krizë e cila nëse nuk do të kishim përkrahjen e mekanizmave ekonomiko-politikë(natyrisht amerikan), Banka Botërore dhe FMN, do të bënte realitet ëndrrën e madhe të Berishës, skenarin grek. Kjo ishte një realitet, të cilin ne tashmë e kemi kapërcyer, por falë kësaj ndihme.  Zanafilla e kësaj situate ka qenë viti 2007-2008-2009, kur një vend i vogël me një buxhet prej 3 miliardë dollarësh, merrte përsipër të realizonte me borxhe një investim me vlerë mbi 1.2 miliardë euro, me efiktivitet  të rrugës gati zero. Për të mos thënë, me humbje. Kostot e mirëmbajtjes janë më të mëdha se fitimi që realizon ajo rrugë. Ajo që ka qenë më tepër shqetësuese, e që në analizën e çdo analisti të makro-ekonomisë, përbën zanafillën e një krize ekonomike, ishte rrëmbimi nga tregu shqiptar “cash” i një vlere mbi 600 milionë euro.
Që për tregun shqiptar është një vlerë e rëndësishme apo jo?
Për të kuptuar rëndësinë e tij, duhet kuptuar më së pari se çfarë është ky 600 milionë euro. Në studimet e mia, mbi abuzimet në segmentin Rrëshen-Kalimash,  më rezulton se mbi 600 milionë euro janë pagesa për punë të pakryer. Pra janë lekë i thatë i dërguar jashtë Shqipërisë. Nuk janë lekë pagesë për punë që është kryer në terren. Të kuptohemi, nuk po flas për efektivitetin e investimit, port pqër kosto punimi. Këto lekë u paguan, e thënë shkurt, u morën nga buxheti i shtetit dhe ikën direkt jahstë. Kjo bëri, që për një punë të pakryer, Shqipërisë, tregut monetar ti iknin “cash për 2 vite një sasi kolosale monedhe. Duke bërë që në dorë të qytetarit, të kishte sa më pak lekë. Duke bërë që gradualisht fuqia blerëse në Shqipëri të binte, me pasojë rënien e ekonomisë shqiptare.  Ky vakum , për efekte politike në proces vazhdoi të mbushej me monedhë borxh duke sjellë atë efekt që ne e ndjejmë aktualisht sot. Borxhin drastik të shtetit shqiptar. Fundosjen në borxhe. Këtu konsiston cenimi i sigurisë kombëtare.
Zoti Meçaj, ndërsa pasoja e kësaj kontrate dhe sidomos borxhi i shtetit shkonte thellë e më thellë, përgjegjësi kryesor i identifikuar nga prokuroria, ish-ministri Lulzim Basha, shkon lart e më lart me karrierën e tij. Si e vlerësoni këtë kontrast?
Do të desha të përcillja qëndrimin dhe shqetësimin tim, problemi nuk është më tek Basha tashmë. Ajo që po penalizohet është Partia Demokratike. Basha është i kapur. Në mos sot, nesër kjo çështje, pa kushte do të hapet, jo se e kërkon politika, por e kërkojmë të gjithë ne. Ajo duhet zbardhur, sepse ajo çështje, ai hetim nuk është mbyllur asnjëherë, por thjesht është pezulluar. Për hir të së vërtetës, dosjen në prokurori, ka qenë aq e plotë dhe e saktë sa askush nuk mori kurajën të ndeshej me të për të mbyllur çështjen. E vetmja gjë që bënë “maestrot e jurisprudencës” ishte thjesht pezullimi për procedurë.
Basha është pretendent për kryeministër. A mos vallë, kjo kosto që ai mori për këtë marrëveshje me Bechtelin, në një kuptim të caktuar përbën kolateral dhe mbështetje politike për të në korridoret amerikane nën influencën e Bechtel-it?
Duhet të jesh naiv të mos kuptosh që Basha është kufoma më jetëshkurtër në politikën shqiptare. Projektet e lidershipit të PD-së, po fillojnë të ekspozohen, duke i hequr të drejtën të kandidojë për kryetar bashkie, sepse ai as më përpara e as sot e as nesër, nuk ka për të qenë ndonjëherë figurë konkurrente. Përkundrazi, ai do të jetë, mishi për top e do ti hidhet si kockë drejtësisë shqiptare për të shpëtuar lidershipi i vërtetë i PD-së. Por kjo gjë po mban realisht sot peng zhvillimet e brendshme në PD. Ky është problemi, jo e ardhmja politike e Bashës. Nuk e di sa e keni vënë re apo jo fytyrën e ngrysur të Bashës në këtë 10 ditëshin e fundit ku në eterin politik ka nisur të diskutohet rihapja e kësaj çështje. Ai nuk duhet tia faturojë këtë krim Partisë Demokratike, PD-ja është një vlerë kombëtare. Nuk mund të mbahet peng.
Kam arsye ta dyshoj këtë që ju thoni. Kjo parti që ju e quani ‘vlerë’, arriti që Berishën ta mbante si ofertë dhe pasi ai shkaktoi kaosin me pasoja të rënda të vitit 1997. E çfarë problemi ka për PD-në mbajtja e Bashës, për më tepër me kaq pak implikim krahasuar me vitin 1997? Për më tepër, kur implikimin e ka bërë edhe për hir të “brirëve të Bechtelit”….
Pyetja që ju bëni, e që përgjithësisht bëhet çiltër në ambiente publike, ngatërron konceptin institucional të PD-së, me konjukturën e momentit. Nuk është e vërtetë që e mbajti PD-ja Berishën, por është e vërtetë që Berisha ishte PD-ja. E natyrisht pagoi 8 vite në opozitë. Sot PD-ja përsëri nuk është parti e Bashës, ndërkohë që pas 8 vitesh qeverisje, ka vend fabula e bukur dhe e mençur popullore: “Kur më gënjen për herë të parë, faji është i joti, kur më gënjen për së dyti, përsëri faji është i joti, por për herë të tretë, faji është i imi”. Dhe ky popull nuk është budalla për tu gënjyer për herë të tretë. Këtë duhet të ketë parasysh demokrati shqiptar.