Friday, May 31, 2013

Intervista ekskluzive e Elhaida Danit: “Më duhet të marr veten nga kjo ëndërr… Tashmë drejt Sanremo-s”

Intervista ekskluzive e Elhaida Danit: “Më duhet të marr veten nga kjo ëndërr… Tashmë drejt Sanremo-s”



19-vjecarja Elhaida Dani, menjëherë pas triunfit në edicionin parë të “The Voice of Italy”, ka dhënë një intervistë për mediat italiane duke u shprehur se ndihet në qiellin e shtatë, ndërkohë që fitoren ja dedikon prindërve. Megjithatë  nuk lë pa shprehur mirënjohjen e thellë ndaj këngëtarit të madh, Riccardo Cocciante, i cili përvec mbështetjes i dhuroi edhe një këngë të shkruar nga vetë ai, “When love calls your name”. 

Në vitin 2009 keni fituar Star Academy në Shqipëri dhe ndërkohë që vitin e shkuar ju patët sukses në Top Fest, një festival popullor në vendin tuaj…Pse ju vendosët të fillonit nga zero në Itali?
Unë besoj se kurrë nuk duhet të vetëkënaqemi dhe që ishte e drejtë vendimi që unë të çaja ne tregun muzikor italian. E dua shumë vendin tuaj, dhe muzikën italiane, dhe nga votat që kam marrë duket që zëri im është vlerësuar shumë nga italianët. Kisha dëshirë të provoja….
Kur vendosët të vinit në Itali?
Kam njohur disa miq italianë, në një festival vitin e shkuar, bisedova me to për mundësinë që unë të vija në Itali. Ato janë nga Formia (Latina) dhe nuk mendova dy herë mbi këtë ide. Dhjetorin e vitit 2012 mësova gjithçka që më duhet rreth gjuhës tuaj. Kam tentuar para 2 vjetësh që të hyja në “Amici” por nuk ja dola. The Voice, e njihja si program sepse më pëlqente shumë versioni amerikan.
Dhe çfarë ndodh më vonë? 
Dërgova një video, produksionit të “The Voice of Italy”, me një debutim timin në një festival në Shqipëri dhe më pëlqyen.
Në audicionin e fshehtë, je zgjedhur nga 4 trajnerët, pastaj ti zgjodhe Cocciante. Pse?
Ëndrra ime ishte të punoja dhe të isha pjesë e skuadrës së Riccardo Cocciante, sepse kam dëgjuar këngët e tij që në moshë të vogël falë prindërve të mi.
Cfarë të mësoi Riccardo? 
Më ka qëndruar gjithmonë pranë, dhe është përpjekur gjithmonë të më mësonte një gjë të rëndësishme: transmetoi gjithmonë emocione publikut. Sonte e pashë të qetë dhe të kënaqur. Mendoj se kjo është fitorja ime më e madhe.
Mes, Veronica, Timothy dhe Silvia kush mendon ti që mund të fitonte? 
Silvia, sepse ka një zë elegant dhe shumë të bukur.
Kujt ia dedikon triumfin?
Prindërve të mi, kanë besuar që në momenti e parë.
Ke fituar një kontratë me shtëpinë diskografike Universal, ke ndonjë dëshirë për albumin tënd? 
Sigurisht, do të jetë melodik dhe pop. Do të doja që të përmbante edhe këngë italiane. Një këngë sigurisht që do të jetë e shkruar nga unë. Por, në ditët në vijim do të biem dakord me shtëpinë diskografike dhe do të flasim gjatë për këtë projekt,
Asnjë duet?
Pëlqej shumë Beyonce, por e di që është e pamundur (qesh)
Synon Festivalin e Sanremos?
Duhet të marr veten ende nga kjo ëndërr, por kurrë mos thuaj kurrë./Albania Observer





Swoboda: Nuk mjaftojnë tre ligjet, duhen parë zgjedhjet




Pas miratimit të tre ligjeve, tashmë zgjedhjet janë në krye të kushteve që Shqipëria duhet të plotësojë për vazhdimin e hapave të tjerë integrues.
Kryetari i grupit social-demokrat në Parlamentin Europian, Hanes Swoboda, ndërsa deklaron rëndësinë e zgjedhjeve si kusht për integrimin, thotë se nuk është një sinjal i mirë që KQZ është e paplotësuar.
Ai bën apel që edhe anëtarët që janë aktualisht në veprim të mos sillen si partiakë, por të garantojnë menaxhim të drejtë të procesit zgjedhor.

Zoti Swoboda, Parlamenti shqiptar votoi 2 ligjet e mbetura dhe rregulloren. Tani, a mund të marrë vendi statusin kandidat pa mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme?
Ky ishte një nga kushtet që u përmbush tashmë. Por, mendoj se kushti parësor është sigurisht që ne duam të kemi më në fund  zgjedhje të lira, të ndershme e korrekte në Shqipëri. Ky është parakusht, sepse ne kemi vëzhguar prej disa vitesh zgjedhjet e Shqipërisë e në të kaluarën gjithnjë ka pasur probleme, ndaj le të shpresojmë se këtë radhë nuk do të ketë. Ky do të ishte një hap i madh përpara drejt nisjes së negociatave për anëtarësim, ose të paktën për të marrë statusin kandidat.

A mund të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme me problemin aktual në përbërjen e KQZ-së?
Është e vështirë sigurisht që të bësh zgjedhje të lira e të ndershme kur ju nuk keni një mirëfunksionim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe fakti se njëri prej anëtarëve u nxor pak a shumë jashtë për shkak se ndryshoi përbërja e qeverisë nuk është sinjal i mirë për sjelljen demokratike. Gjithsesi, unë shpresoj se edhe ky Komision Qendror Zgjedhor i njëanshëm do të shohë me korrektësi e do të garantojë se do të bëhet gjithçka për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Le të shpresojmë se ata janë në lartësinë e standardeve, jo të partive politike, por të barazisë.

Pse është thelbësore për Shqipërinë mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme?
Ne duam të shohim progres brenda Shqipërisë dhe për Shqipërinë në Bashkimin Europian, prandaj këto zgjedhje janë të rëndësishme. Për këtë arsye, kushdo që është në KQZ duhet të veprojë me ndershmëri e jo si anëtar partie. Kjo është detyra e tyre. Në të kundërt do të kemi një ngërç në Shqipëri, do të kemi kthim pas në praktikat e vjetra. Kjo gjë mund të duket e këndshme në një lojë, por është realiteti dhe nuk duhet të kthehemi pas në praktikat e vjetra.
Bisedoi: Arta Tozaj, TCH 

PDK në “riformatizim”


PDK në “riformatizim”




Besiana Xharra

Partia Demokratike e Kosovës dita-ditës po “zbrazet”. Shumë anëtarë të rinj që para pak vitesh patën hyrë me shumë entuziazëm në partinë më të madhe në vend, kanë nisur ta braktisin atë. Vetëm pak kohë pas largimit të Ilir Mirenës nga PDK-ja e Hashim Thaçit është larguar edhe Dukagjin Gorani, këshilltar i kryeministrit.

Në njoftimin e Goranit, i cili ka mbajtur këtë pozitë që nga vitit 2007, drejtuar shefit të Qeverisë Hashim Thaçi thuhet: “I nderuar Kryeministër ...me këtë shkresë ju informoj për vendimin tim që të jap dorëheqje nga funksioni i këshilltarit politik në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Arsyet e dorëheqjes janë private dhe personale”, duke shtuar se dorëheqja është e parevokueshme andaj ka kërkuar mirëkuptim nga Thaçi.
Arsyetimin e njëjtë e kishte dhënë edhe ish-zëvendësministri Mirena, i cili i ishte bashkangjitur partisë, në fushatën e fundit zgjedhore, bashkë me mikun e tij Berat Buzhala, po ashtu të dy me një të kaluar të përbashkët në gazetari, njësoj siç ishte edhe Dukagjin Gorani, ndonëse i futur në PDK pak më herët.
Pos tyre, dorëheqje nga kjo parti para pak kohe dha edhe sekretari i Ministrisë së Transporteve, Shasivar Haxhijaj, ndërkohë që dorëheqje të radhës janë të pritshme, në mesin e të cilëve është folur se mund të jetë edhe ai i Buzhalës, i cili ka kohë që ka nisur një ofensivë akuzash ndaj bashkëpartiakëve të tij, duke i akuzuar për punë jo të mirë.

PDK-ja nuk ka probleme vetëm me të rinjtë. Partia më e madhe në vend, problemet e mëdha i ka edhe me krahun e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit. Madje, Jakup Krasniqi ka kohë që në mënyrë demonstrative ka braktisur të gjitha aktivitetet e PDK-së.
Ai dje ka thënë se qëndron prapa atyre mendimeve që i kishte dhënë para mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të partisë. Ai në një letër që e kishte dërguar kishte thënë se partia është në duar të një grupi, që, sipas tij, fatkeqësisht po e ngufat demokracinë në parti dhe në vend.
Krasniqi nuk la pa komentuar edhe largimet e fundit, duke thënë se Mirena e Gorani ashtu siç kanë hyrë me lehtësi në parti ashtu edhe po dalin. “Janë këta njerëz që realisht kanë hyrë në parti dhe kanë marrë pozita si në parti ashtu edhe në institucione të vendit pa asnjë angazhim dhe mund paraprak në kuadër të organizimeve politike dhe kjo do të thotë se ata siç kanë hyrë lehtësisht ashtu edhe po dalin lehtësisht”, tha Krasniqi, për “Zërin”.
“Unë nuk marr pjesë në organizimet e tyre, nuk i takoj dhe nuk mund të flas për lëvizjet e PDK-së”, ka thënë Krasniqi.
Analistët politikë në anën tjetër thonë se mënyra se si janë larguar Mirena e Gorani, në heshtje, janë veprime frikacake, derisa e kanë vlerësuar lart guximin e kryekuvendarit Jakup Krasniqi.
”Janë trima, prandaj nuk flasin”, shprehet me ironi analisti politik, Avni Zogiani, duke komentuar për dorëheqjet e fundit të Ilir Mirenës dhe Dukagjin Goranit. Sipas tij, këtu s’kemi të bëjmë me arsye personale, por me pengesa grupore që atyre u kanë dalë pasi kanë hyrë në PDK.
“Janë një grup si Mirena, Buzhala, Gorani, të cilët kanë shfrytëzuar gazetarinë për t’u futur në politikë, me pretendimet se do të fitojnë përballë strukturave të vjetra të PDK-së, e që në fund janë zhgënjyer”, tha Zogiani.
“Kam thënë edhe më herët, se nuk mund të hysh në odën e tjetër kujt dhe të flasësh kopalla për të vjetrit, e të mundohesh t’ua zësh vendin. Kështu kanë bërë këta dhe si përfundim e kanë kuptuar se nuk shkon ashtu. Kanë hyrë jonatyrshëm dhe jonatyrshëm po dalin”, shtoi ai.
Ndërkohë shumë anëtarë tjerë të PDK-së të kontaktuar nga gazeta, përfshirë edhe të dorëhequrit nuk kanë pranuar të flasin për gazetën. 
Por para disa ditësh, ishte Petrit Selimi, zëvendësministër i Jashtëm, i cili tha për “Zërin”, se mendimet e mospajtimet e individëve janë normale dhe se PDK-ja është parti e madhe e cila i pranon diversitetet. “PDK përkrah diversitetet dhe kjo besoj është pasuri e një partie dhe assesi nuk bën të konsiderohet si dridhje”, pati thënë Selimi.

Analfabetë me diplomë


Analfabetë me diplomë
Lumturie Blakaj


Vendimi i Qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi për themelimin e tri universiteteve të reja publike: në Gjakovë, Gjilan e Mitrovicë, nuk ka kaluar të enjten për ratifikim në Kuvendin e Kosovës pa zhurmë. Deputetët, përfshirë edhe kreun e Legjislativit, Jakup Krasniqin, kanë alarmuar se në Kosovë po nxirren analfabetë me diplomë. “Nuk kemi pse ta fusim kryet në zallë e mos të shohim se kemi arrit të krijojmë nxënës të shkollës së mesme analfabetë. Prandaj, mos të krijojmë edhe analfabetë me njerëzit që kanë diplomë universiteti. Pra, kjo është frika ime”, ka qenë ky shqetësimi që ka ngritur i pari i Parlamentit, i cili ka pyetur ministrin e Arsimit, Ramë Buja nëse ka “menduar” mirë për rritjen e numrit të universitete publike.
“A është arritur cilësia e duhur në Universitetin publik që e kemi për të shkuar në hapin tjetër, pra themelimin e universiteteve tjera? Gjithashtu, a ka ndonjë planifikim për nxjerrjen e kuadrove dhe ekspertëve të ndryshëm?”, ishin këto disa nga shumë pyetje që shtroi Krasniqi. Ai madje ka adresuar kritika te përfaqësuesit e institucioneve, të cilat siç tha ai, po punojnë pa përgjegjësi institucionale me rekomandime të paplanifikuara.
“S’ka shërbime të kualitetit të dijës”, ka thënë ai.
Kritika për themelimin e universiteteve publike në Gjakovë, Gjilan e Mitrovicë, erdhën zëshëm nga shumë deputetë në seancën plenare të Kuvendit, të cilët megjithatë me 78 vota për, asnjë kundër dhe 3 abstenime ratifikuan vendimin e Qeverisë për formimin e këtyre tri institucioneve publike të arsimit të lartë.
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sabri Hamiti, ka adresuar një sërë kritikash, duke vënë në theks se nuk do të duhej të themeloheshin universitete të tilla të arsimit të lartë vetëm në bazë të motiveve popullore, por në bazë të planifikimeve dhe kritereve. Një shqetësim tjetër që ka ngritur profesori universitar ka qenë edhe mënyra se si shkruhen vendimet nga Ministria e Arsimit, e që ato dokumente mbesin në arkiv. Ai nga ana tjetër lavdëroi ministrin e Arsimit, Ramë Buja, për të cilin tha fjalë miradije.
“Ministria e Arsimit udhëhiqet nga një ministër që nuk është i pameçëm dhe që flet mirë shqip, por që dokumentet që shkruhen nga kjo ministri janë me shumë gabime”, ka thënë ai. Deputeti Sabri Hamiti, ndërkaq, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka universitet, por vetëm kolegje, derisa ka përmendur se dëshira është krejt diçka tjetër, e realiteti tjetër. “Njeriu mund t’i thotë vetes raketë, por nuk është “, ka qenë shprehja që ka përdorur Hamiti për të ironizuar vendimin e qeverisë. Pavarësisht kritikave që kanë ardhur nga deputetët, partia në pushtet ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin vendimin e qeverisë për themelimin e tri universiteteve publike.
Shefi i grupit kuvendor të PDK-së, Adem Grabovci, iu bëri thirrje deputetëve që ta ratifikojnë vendimin , pasi që sipas tij, krijimi i këtyre tri institucioneve publike të arsimit të lartë është në interesin e të gjithëve. Në mbështetje të ratifikimit ka qenë edhe partia e Ramush Haradinajt.
Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu ka deklaruar se më shumë preferon që të rinjtë të shkollohen në universitete publike, se sa nëpër kolegje private, të cilat nuk i plotësojnë kriteret. Sidoqoftë, ratifikimi i vendimit të Qeverisë për themelimin e tri universiteteve publike, Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë u hap rrugë këtyre tri institucioneve publike që nga vjeshta e sivjetme të pranojnë studentë për vitin akademik 2013/14. Kuvendi i Kosovës gjithashtu me 65 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim miratoi Statutin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe atij “Haxhi Zeka” në Pejë.
Gjatë seancës plenare të Legjislativit, deputetët kanë shprehur shqetësimin e tyre për zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me arrestimin e figurave kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish- guerili i UÇK-së, Rexhep Selimi ka potencuar se tendencat për t’i fajësuar udhëheqësit e UÇK-së janë tendenca për njollosjen e gjithë luftës së UÇK-së dhe jo vetëm të individëve. Edhe deputetja nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka vënë në dukje se ngjarjet e fundit me arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së synojnë komprometimin dhe tendencat për kriminalizimin e luftës së UÇK-së,ndonëse ka kujtuar se Kosova ka qenë viktima, e Serbia agresori.
Për arrestimet e fundit të Sylejman Selimit,Sami Lushtakut, Jahir Demakut,Sahir Jashari...ka folur edhe deputetja Sala Shala–Berisha e disa deputetë tjerë.
I gëzohen dështimit të Samitit të Ohrit
Dështimit të Samitit të Ohrit për shkak të sjelljes së Maqedonisë i janë gëzuar përfaqësuesit e partive politike në Kosovë. Sipas tyre, dështimi i këtij samiti është sinjal i qartë për të gjitha vendet fqinje të rajonit që të harrojnë njëherë e përgjithmonë logjikën përjashtuese. Ata thanë se me këtë veprim është bërë e qartë se  shqiptarët janë faktor politik në Ballkan./Zeri

Antiamerikanizmi, si vetëngushëllim për shkurtabiqët politikë

Antiamerikanizmi, si vetëngushëllim për shkurtabiqët politikë
Nuk do shumë vramendje se kjo elitë politike, që duket e trishtuar para zhvillimeve ndërkombëtare dhe rajonale, po provon se me vogëlsinë e saj prej buburreci, nuk mund të jetë partnere e proceseve perëndimore


Histerinë antiamerikane, me të cilën ca media maqedonase u përpoqën dëshpërimisht ta relativizojnë Raportin e DASH-it për të Drejtat e Njeriut, nuk është se e merr kush seriozisht. Përveçse kujton një tjetër ngjarje të ndodhur para 14 vitesh, kjo fushatë e nxitur nga mendjehutë e politikës maqedonase, nuk paraqet hiçgjë serioze dhe për trishtim. Madje, është për t’iu qeshur në fytyrë “ideologëve” të artikujve e kronikave televizive, që ua ha mendja fyell se po bëjnë punë të madhe, duke i hedhur të zezë pikturës ku janë vizatuar për t’u mos u përlyer dot, ngjyrat e demokracisë më të arrirë në botë. Këta karagjozë politikë që s’mbeti kush pa i nënqeshur, po rikthejnë ama një tendencë të re të vjetër, që më 25 mars të vitit 1999 do të arrinte kulmin - sulmin me molotov mbi Ambasadën amerikane, për shkak të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Janë po këta ideologë mendjendryshkur që atëherë guxonin të hidhnin gurë dhe shishe me benzinë, por që sot, pas 14 vitesh dhe një muaj e ca nga kjo ngjarje, fshihen pas ndoca mediave të shfytyruara, për t’ua turbulluar mendjen bashkëqytetarëve të vet, se “aleati që kemi ndihmuar në Afganistan, po na bën padrejtësi”. Hiç më pak e hiç më shumë se një sjellje tëpkë e një elite që vuan sindromën e Napoleonit, që duke parë veten të vogël, por duke u hequr si i madh, kuturis të niset në fushatë kundër shtetit më të zhvilluar në botë, i cili ka investuar, veç të tjerash, mbi 600 milionë dollarë në ndërtimin e institucioneve që ka po ky vend sot.

Përfaqësuesit e kësaj elite rezultojnë të jenë pinjollët e vetëm në Ballkan të politikës së dikurshme serbe, e cila kompleksin e inferioritetit dhe të qenët i shpërfillur, e kompensonte me sulme zëlarta ndaj SHBA-së dhe shteteve perëndimore. Ky “serbizim” i raportit që krijon politika maqedonase me aleatet tona, duke lëshuar herë pas here nga një klithmë antiamerikane dhe antievropiane, do t’i sjellë po kështu asaj fundin serb - gjunjëzimin ndërkombëtar për arsye ekonomike. Është vetëm çështje kohe kur vendi do të detyrohet të valëvisë cohën e bardhë të “dorëzimit” financiar e ekonomik, për shkak të izolimit ndërkombëtar në të cilin ka futur prej vitesh veten dhe mbi 2 milionë qytetarët e saj.

Nuk do shumë vramendje se kjo elitë politike, që duket e trishtuar para zhvillimeve ndërkombëtare dhe rajonale, po provon se me vogëlsinë e saj prej buburreci, nuk mund të jetë partnere e proceseve perëndimore. Shkurtabiqët politikë maqedonas, nuk arrijnë dot të kuptojnë se të marrësh pjesë me rreth 150 ushtarë në misionet paqeruajtëse, është shërbim që i ke bërë vetes dhe jo aleancës ushtarake, nën ombrellën e së cilës duam të jemi. Po kaq të vegjël janë dhe duken këta politikanë maqedonas, për të marrë, siç pandehin të gjithë, përgjegjësi e detyra që do ta bënin vendin pjesë të rrethanave politike, rajonale e ndërkombëtare.

Kjo hedhje gurësh me forcën e krahut të thyer, shkakton vetëm keqardhje ndërkombëtare për këtë gjimnastikë naive politike, sepse nuk merret kush me këta “askushë”, të cilët veçse shërojnë komplekset e vogëlsisë, nuk bëjnë gjë tjetër. E ardhmja e Maqedonisë nuk varet dhe nuk ndikohet nga veprimet e kësaj elite politike dhe të secilës syresh që do të mund të merrte pushtetin, sepse ashtu sikurse lëviz Toka rreth Diellit dhe nuk heton njeri, po kështu pahetueshëm po ecën vendi ynë drejt strukturave euroatlantike./Zhurnal

Në vitin 2014 pa “roaming” në të gjithë BE-në?

Në vitin 2014 pa “roaming” në të gjithë BE-në?




Bruksel, 31 maj - Komisionerja evropiane e ngarkuar për Teknologjitë e Reja, Neelie Kroes, deklaroi para Parlamentit Evropian se “me rastin e zgjedhjeve evropiane në maj të vitit 2014, dëshiroj që t`u tregojmë qytetarëve se Bashkimi Evropian ka ndikim në jetën e tyre dhe se ne kemi përshtatur rregullat për pritshmëritë e tyre”.

“Dëshiroj që ju të ktheheni drejt zgjedhësve duke iu treguar se keni arritur t`i jepni fund tarifave `roaming`, që do të thotë kosto shtesë e zbatuar nga operatorët për përdorimin e telefonit celular, smartphone ose tabletë jashtë vendit”, theksoi ajo.

Kroes do të propozojë në korrik, ose në fund të shtatorit të vitit 2013 një paketë ligjesh, ku përfshihen masa për aksesin e lirë në internet për qytetarët dhe për të luftuar krimin kibernetik/k.d

 

John Withers: KQZ, një grusht shteti administrativ i Sali Berishes

John Withers: KQZ, një grusht shteti administrativ i Sali Berishes

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, foli në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, nga ku e cilësoi ngërçin e KQZ-së si një grusht shteti administrativ. 

Ai tha se partia në pushtet, është përgjegjëse kryesore për ngërçin e KQZ-së, të cilën e bëri me qëllim që të përfitojë në zgjedhjet parlamentare.
Ai kritikoi ashpër qeverinë Berisha, e cila sipas tij ndryshon rregullat në mes të lojës, gjë kjo që nuk mund të bëhet sipas ish-ambasadorit amerikan në Tiranë. Ai akuzoi edhe Ministrinë e Brendshme si një institucion teresisht  të politizuar. 
Ambasador Withers le të sqarojmë që në fillim, që opinionet që do të shprehni në këtë intervistë janë tuajat personale dhe nuk pasqyrojnë në ndonjë mënyrë a formë qëndrimin e qeverisë amerikane.
Po, ky është një nga privilegjet dhe në fakt një nga kënaqësitë, kur je larguar nga detyra e ambasadorit. Ato që do të them janë ato që unë besoj si qytetar privat amerikan, duke mos përfaqësuar pikëpamjet e askujt tjetër, veçanërisht jo të qeverisë, por thjesht të miat.
Parlamenti shqiptar miratoi tre ligjet e shumë-përfolura që i kërkoheshin Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE-së dhe që kërkonin tre-të-pestat e votave. Cili është mendimi juaj për këtë?
 Nuk i kam parë ende të gjitha njoftimet për to, por kjo pritet prej kohe dhe është një zhvillim shumë pozitiv. Për të miratuar këto ligje, partitë kryesore duhet të arrinin një marrëveshje, një konsensus, çka ka munguar gjatë viteve të fundit. Pra kjo është pozitive në kuptimin e saj më të thellë, pra që fryma partiake u la mënjanë për të mirën e vendit.   
Dhe kjo ndodh në mes të fushatës elektorale, që siç u shprehët ju, është një hap shumë pozitiv. Por cili është mendimi juaj për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, tri javë para zgjedhjeve?
Unë vazhdoj të mbetem i shqetësuar për dy arësye: së pari për administratën, për vetë zhvillimin e zgjedhjeve. Mendoj se në një mjedis kaq të politizuar sa ai në Shqipëri këto ditë, që një parti, jo vetëm të konkurrojë në zgjedhje, por edhe të kontrollojë zhvillimin dhe administrimin e tyre, këtu ka konflikt të thellë interesi.  Do të duhet një vizion më i qartë, një përkushtim më i madh, një besnikëri më e lartë, ndaj një të mire më të lartë, që një situatë e tillë të kalojë me sukses.  
Kur thoni konflikt interesi besoj e keni fjalën për gjendjen e tanishme në KQZ?
Shumë gjera, KQZ-ja është një prej tyre. Ajo që ka ndodhur me KQZ-në ishte një marrje pushteti, unë e quaj një grusht-shteti administrativ. Ishte në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me kodin elektoral dhe përtej përgjegjësive të parlamentit për të votuar për të. Pra ishte një përpjekje e partisë në pushtet për të marrë kontrollin e plotë mbi KQZ-në. 
Është folur shumë për KQZ-në dhe unë nuk dua të ndalem gjatë në të, për interpretimin e asaj që ndodhi, por për t’iu referuar cilësimit tuaj si “puç administrativ”, nëse  e lëmë mënjanë mënyrën si u bë, përfundimi ishte e njëjta balancë forcash si në fillim, pra po katër me tre.  Pra ku është “puçi” këtu?
Rregullat nuk mund të ndryshohen në mes të lojës. Edhe fëmijët e shkollës e dinë këtë, rregullat e lojës nuk ndryshohen kur ajo ka filluar, thjesht për të siguruar përfitim partiak. Unë nuk jam i vetmi që besoj se kjo lëvizje ishte e paligjshme. Praktikisht të gjithë në komunitetin ndërkombëtar, që e kanë shqyrtuar atë që ndodhi, janë të të njejtit mendim. Nëse partia në pushtet do ta kishte realizuar pretendimin e saj në një formë ligjore dhe etike, që KQZ-ja të ri-organizohej, do të ishte gjë tjetër, por të ndërhysh me parlamentin, përkundër kundërshtimit të palës tjetër që merr pjesë në zgjedhje, kjo nuk ka emër tjetër, veçse të sigurosh avantazh politik. Është për të ardhur keq pasi vendi tani shkon në zgjedhje me një KQZ të deformuar dhe të gjymtuar. Unë po ashtu kam shqetësime edhe për listat e votuesve. Kur listat lihen në dorën e një ministrie të  brendshme që ka kaq shumë punonjës politizuar, si mund të besosh se pas gjithë këtyre viteve, listat e votave janë të rregullta? Si ka mundësi kjo? Këto nuk janë zgjedhjet e para që po zhvillohen në Shqipëri. Përse lista e votuesve nuk është një regjistrim i pakontestuar dhe i besueshëm i banorëve me të drejtë vote?  Përsëri, shqetësimi im është se kjo bëhet për përfitime politike.     
Le të ndalemi për pak momente në rolin e qeverisë amerikane gjatë kësaj periudhe zgjedhore. Drejtori për Ballkanin në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore sapo përfundoi një vizitë, që u përqendrua tek zgjedhjet. Kohët e fundit ka patur shumë pikëpyetje të ngritura nga shtypi në Shqipëri nëse Uashingtoni flet me një zë apo jo. Ju jeni ndeshur me të njejtën situatë kur ishit ambasador. A mund të na ndihmoni që audienca jonë t’i kuptojë  më mirë marrëdhëniet mes Departamentit të Shtetit dhe Ambasadorit? 
Shpresoj të jem në gjendje. Mendoj se ajo që shikuesit tuaj nuk duhen të harrojnë asnjëherë është se ka një qeveri amerikane dhe qeveria amerikane ka një qëndrim, një politikë. Jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë problemet në botë. Ky qëndrim përcaktohet pas diskutimesh të shumta të brendshme, disa herë ka edhe debate për to. Por pas këtij debati, që me termat amerikane, është një gjë shumë e shëndetshme, qeveria arrin në formulimin e qëndrimit të saj. Dhe ky qëndrim është i vlefshëm si për Ambasadën në Shqipëri, ashtu edhe për burokracinë në Uashington. Nuk e kam lexuar ende transkriptin e atyre që tha Jonathan Moore. Unë e njoh atë prej shumë vitesh, por do të isha shumë i kujdesshëm me mënyrën se si shtypi në Shqipëri e ka interpretuar këtë. Kam parë pjesë të tyre. Duhen lexuar me kujdes ato që tha ai, jo ashtu siç i ka interpretuar shtypi ato.   
Në se është e kuptueshme që qëndrimi amerikan ndaj Shqipërisë është i përcaktuar, a ka ndryshime, mospërputhje të vogla mes atyre që thonë zyrtarët lokalë amerikanë atje, pra ambasada dhe atyre që thotë Departamenti i Shtetit në Uashington? 
Unë do isha shumë i habitur në se do të kishte. Pa dyshim unë nuk flas për qeverinë sot, por nga përvoja ime, do të befasohesha në se dallimet që mundohen të gjejnë njerëzit aty, vërtetë ekzistonin. Në fund të fundit, ajo që ka rëndësi është se Ambasadori Arvizu flet për Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ai është përfaqësuesi zyrtar i tij. Pra për çdo sqarim, ai është personi që duhet pyetur.  Dhe ai do t’ju tregojë të vërtetën. Ambasadorët amerikanë thonë të vërtetën. Por në një kuptim më të gjerë, nuk ka rëndësi mendimi i Jonathan Moore-it, ose i të huajve të tjerë. Shqiptarët vetë e dinë të vërtetën. Ata e dinë çfarë ndodh. Duke e ditur këtë të vërtetë ata duhet ta kthejnë mendimin e tyre në votë. Duhet të shohin situatën në terren. E kam thënë shpesh herë, këto zgjedhje do të përcaktojnë në se e ardhmja e Shqipërisë do të jetë demokraci, apo në se vendi do të rrëshqasë pas në diktaturë. Shqiptarët duhet të shohin tek vetvetja dhe jo të përpiqen të shohin se çfarë është në mendjen e burokratëve të Departamentit të Shtetit dhe të votojnë sipas asaj që besojnë, që për mua është të votojnë për ndryshimin.         
A nuk është e ekzagjeruar kur shpreheni “rrëshqitje në diktaturë”?
Jo sipas pikëpamjes time.  Një nga gjërat e mira për mua tani është se nuk jam diplomat dhe nuk kam nevojë të flasë me gjuhë diplomatike. Vendi po e humbet demokracinë dhe kjo ka qenë një përpjekje e vazhdueshme e regjimit në pushtet. Kur isha atje, por edhe më pas, institucionet e demokracisë janë dobësuar, sistemi i gjykatave është dobësuar, institucioni i presidentit është dobësuar,  të gjitha këto struktura të reja, në zhvillim e sipër, që sigurojnë zbatimin e shtetit ligjor janë dobësuar. Tani ka një elitë drejtuese që e përdor ligjin për të mbrojtur interesat e veta, dhe jo drejtësinë për qytetarin e thjeshtë.  
Dua të rikthem edhe një herë tek qeveria amerikane, më konkretisht tek lobizmi. Ne të gjithë e dimë peshën e grupeve lobiste në Uashington. A ndikojnë ato në Departamentin e Shtetit dhe nëse po, sa i madh është ndikimi i tyre? 
 Së pari, lobizmi është pjesë e pandarë e politikës amerikane. Ajo që është e rëndësishme të kuptohet mbi grupet lobiste, është se ndërsa ato përpiqen të ndikojnë politikë-bërësit, ato vetë nuk janë politikë-bërës. Politikanët janë ata që i hartojnë politikat.     
Por a ndikohen ata nga lobistët?
Ata përpiqen të ndikojnë, pa dyshim. Ka patur ndoshta raste kur i kanë bindur zyrtarët të mbështesin këtë apo atë qëndrim, por në shumë raste ata nuk kanë patur sukses. Ka patur lobistë për Hosni Mubarakun, ka patur lobistë për shumë politikanë që votuesit i kanë kundërshtuar, kryesorja është që grupi Podesta nuk ka të drejtën e votës në Shqipëri. Votuesi shqiptar ka të drejtën e votës. Dhe përsa kohë ai shkon në kutinë e votimit dhe nuk pranon të frikësohet, atëhere ai vendos.   
Po dhe ne do t’ua lënë atyre dhe do ta shohim rezultatin shumë shpejt.
Po.
Ju përmendi probleme të shumta për Shqipërinë, por siç e thotë shprehja  “duhen dy vetë për të vallëzuar tangon”, pra  si shpjegohet gjendja e tanishme e Shqipërisë,  me një demokraci ende të pakonsoliduar aty ku duhej të ishte, dhe si mund ta kapërcejë vendi gjithë këtë tension, gjithë këtë polarizim të thellë?
Është një pyetje që e bëjnë të gjithë dhe nuk besoj se ka një shkop magjik për të zgjidhur problemet e Shqipërisë. Por duhet filluar nga diku. Për mua elementi kritik i këtyre zgjedhjeve është nëse një qeveri, që ka bërë gjithçka ka mundur për të dobësuar shtetin ligjor dhe demokracinë, do të vazhdojë ta ruajë pushtetin përmes rrugëve të drejta ose të padrejta, apo do të ketë një shans edhe pala tjetër?
Por a nuk është edhe pala tjetër duke u përpjekur të shfrytëzojë një pjesë të qeverisë për të ardhur në pushtet?  Një pjesë që mund të ketë kontribuar për këto probleme që ju përmendni? E kam fjalën tek aleanca mes PS dhe LSI-së?
Unë e kam theksuar hezitimin tim rreth zotit Meta. Vendimi për t’u bashkuar ishte politik. Politika i njeh këto raste. Unë nuk jam politikan. Atyre u takon të vendosin në se ky vendim strategjik do ta ndihmojë opozitën për të fituar zgjedhjet.  Ata dinë shumë më tepër se unë për këtë. 
 Në Shqipëri imazhi juaj është ai i një ish zyrtari pro opozitës. Në fakt më shumë kundër qeverisë, sesa pro-opozitës. Përse?
Nuk e di se përse njerëzit më perceptojnë kështu.
Por a jeni i tillë?
Jo. Unë jam pro demokracisë.
Ju tingëlloni shumë kritik ndaj qeverisë, pasi keni punuar me të për tre vjet.
Unë jam pro demokracisë. Dhe kur ke një situatë, kur veprimet konkrete të kujdoqoftë në pushtet, bien ndesh me demokracinë, unë do të flas kundër tyre. Për opozitën nuk e di si do të veprojë.  Por ajo që unë di, është se e kaluara e qeverisë dhe e tanishmja flet qartë. Veprimet e saj kanë qenë një taktikë e llogaritur dhe e vazhdueshme për të shkatërruar demokracinë shqiptare. 
Atëherë si e shpjegoni faktin që gjatë kësaj periudhe, Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe tani po ecën drejt integrimit evropian? Komentet tuaja tingëllojnë sikur në vend nuk është bërë asnjë përparim.  Askush nuk është shprehur se Shqipëria po bie në diktaturë.
Kur unë mbërrita në Shqipëri, po bëhej përparim shumë i mirë. Po bëhej gjithë ajo përpjekje nga qeveria , nga parlamenti, nga opozita, për t’u anëtarësuar në NATO.  Ishte nga gushti  2007  deri në mars 2008, që mund të shikohej përparimi për të cilin ju flisni, kur institucionet po zhvilloheshin dhe po forcoheshin. Por më pas gjendja ndryshoi. Pika e kthesës ishte Gërdeci. Dhe papritur e njejta qeveri që mbështeste shtetin ligjor dhe pavarësinë e gjykatave, u kthye kundër gjithë këtyre institucioneve në mënyrën më armiqësore. Që nga kjo kohë filloi spiralja poshtë.  Prandaj ajo që shqiptarët duhet të pyesin veten sot është:  a është autoriteti i tanishëm qeverisës i lodhur? Mua më duket i lodhur, i plakur, i bllokuar tek e kaluara dhe duket se nuk ka më ide të reja. A është qeveria e tanishme e aftë të krijojë vende të reja pune? Dhe në se po, përse nuk i ka krijuar?   Është ajo e aftë të përmirësojë sistemin shëndetësor, që të gjithë e kritikojnë? A është e aftë të përmirësojë sistemin arsimor? A është e aftë të krijojë kushte më të mira sanitare sidomos në zonat rurale?  Pra për gjithë këto duhet menduar. A nuk është më mirë t’i jepet shansi dikujt tjetër?
Atëherë do t’ua lënë atyre të vendosin.
Unë do t’u bëja thirrja shqiptarëve të dalin të votojnë në numër të madh, që çdo lloj përpjekje për manipulim të dështonte nga e drejta e tyre e votës.


Rusmali: Dje dita e krenarisë për deputetët e Ligjeve. Amnistia ishte për fushatë.


Rusmali: Dje dita e krenarisë për deputetët e Ligjeve. Amnistia ishte për fushatë.


Deputeti i PD, interviste per “Panorama”: Amnistia ishte për fushatë.  “Komisioni i Ligjeve mbeti jashtë listave, por kontributi për aktet ishte vendimtar”.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, shpjegon arsyen e prezencës së tij në seancën e djeshme parlamentare. Në një intervistë për gazetën “Panorama” ai thotë se dje ishte dita e krenarisë së deputetëve të këtij Komisioni, që miratuan tri ligjet e BE-së. “Shumica e anëtarëve të Komisionit të Ligjeve nuk janë në listën e kandidatëve të partive respektive, dhe ky është një fakt që nuk mund të mohohet, por kjo nuk ua zbeh meritën dhe nuk i bën ata që të jenë kokulur. Krenarë për arritjen e sotme”, shprehet Rusmali.
Që nga nisja e fushatës ju keni bojkotuar aktivitetet politike. Sot bashkë me një grup deputetësh të Komisionit të Ligjeve, ishit të parët që erdhët në Parlament. Si shpjegohet kjo?
Të falënderoj për pyetjen dhe interesimin, por preferoj të flas vetëm për seancën parlamentare, sepse çështjet e fushatës janë çështje që i përkasin fushatës dhe nuk duhet të përzihen këtu. Parlamenti u mblodh në seancë të jashtëzakonshme, gjë që si rregull ndodh shumë rrallë. Por, tri ligjet e justifikojnë seancën e jashtëzakonshme. Asgjë tjetër veç tri ligjeve. Ndoshta për shkak se politika i solli punët kështu, apo ndoshta për shkak se sot kemi nevojë ta ndiejmë Europën më pranë se kurrë… Gjithsesi, seanca e djeshme ishte shumë e rëndësishme. Pse jo, seanca më e rëndësishme e gjithë legjislaturës që mbyllëm. Nga ana tjetër duhet vënë në dukje se posaçërisht për këtë seancë është punuar shumë, është harxhuar shumë energji, kohë, debat, propagandë, ekspertizë, kundërshti, pezulli, tymnajë, jo vetëm mes vetes, por deri në Bruksel.
Kjo është arsyeja që ju ishit dje të pranishëm në seancë?
Në një seancë të tillë është obligim madhor për çdo deputet që të jetë prezent dhe të ndikojë aktivisht në përfundimin me sukses të saj. Por unë sot kam një motiv më shumë për të qenë prezent e për të votuar, motiv që e ndaj me kënaqësi me të gjithë kolegët e mi, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, sepse sot (dje) është dita e krenarisë së tyre. Komisioni i Ligjeve ka qenë i përfshirë ekskluzivisht në trajtimin e projektligjit për Gjykatën e Lartë dhe të projektligjit për nëpunësit civilë, në çdo hap të shqyrtimit parlamentar, sikurse ka pasur privilegjin që edhe në çështjen e Rregullores, e cila nuk është çështje e komisioneve parlamentare, të ketë qenë i përfaqësuar nga sekretari i Komisionit, Viktor Gumi. Është ai që i ka shkruar amendamentet e Rregullores. Kjo do të thotë se kontributi i Komisionit të Ligjeve në tri ligjet është vendimtar. Ne kemi negociuar, kemi debatuar, kemi gjetur kompromiset, ne i kemi miratuar ato. Jo sot, por prej shumë kohësh; jo lehtësisht, por me shumë vështirësi; jo me qëndrim arrogant dhe me intrasigjencë, por me shpirt vetëmohues kompromisi.
Megjithatë, pavarësisht këtyre vlerësimeve që ju i jepni Komisionit, shumica e deputetëve të tij nuk janë më në listat e kandidatëve për deputetë të PD. Si e shpjegoni?
Sot Komisioni i Ligjeve ka mundësinë të jetë krenar dhe të jetë aktiv në debatin parlamentar, sepse sot merr jetë produkti i punës së vet. Është një gjë që duhet evidentuar, është një gjë që meriton mirënjohje. Shumica e anëtarëve të Komisionit të Ligjeve nuk janë në listën e kandidatëve të partive respektive, dhe ky është një fakt që nuk mund të mohohet, por kjo nuk ua zbeh meritën dhe nuk i bën ata që të jenë kokulur. Krenarë për arritjen e sotme. Tri ligjet janë një ditë e mirë për shqiptarët, dhe ne jemi pjesë e kësaj dite të mirë.

Thursday, May 30, 2013

ÇFARË ÇMIMI KA SHTYPI I LIRË?

ÇFARË ÇMIMI KA SHTYPI I LIRË?

 Nga Brendan O’Neill
Janë kohëra thellësisht shqetësuese për lirinë e shtypit. Më 7 korrik, News of the World, një gazetë 168-vjeçare, që mund të krenohej me 7.5 milionë lexues të dielave, pushoi së foluri. U mbyll prej pronarit të saj, Rupert Murdoch, por nën presionin e një hetimi të paepur nga Guardian për përgjimet e telefonave dhe një fushatë në Twitter për t’i bindur korporatat e mëdha që të hiqnin reklamat nga tabloidi kryesor i Murdoch.
Një ditë më pas, Kryeministri David Cameron premtoi ta pastronte shtypin. Në dukje, duke harruar që është media që supozohet të hetojë qeverinë, dhe jo e kundërta, deklaroi që do ngrinte një hetim për të shqyrtuar standardet, etikën dhe sjelljen e shtypit. Do shohë edhe ngritjen e një organi rregullator me “më shumë dhëmbë” – që do të thotë të kafshojë më shumë – sesa Komisioni për Ankesat për Shtypin. Ç’ishte më kanosëse, ndërroi, në një stil Oruellian, parullën e vjetër të medias që i thotë të vërtetën pushtetit. “Është jetësore që një shtyp i lirë t’i thotë të vërtetën pushtetit; është po aq jetësore që ata në pushtet të mund t’i thonë të vërtetën shtypit”, paralajmëroi Cameron.
Ditën tjetër, të shtunën më 9 korrik, Policia Metropolitane bastisi zyrat e Daily Star Sunday. Kërkuan nëpër dosjet e sendet personale të Clive Goodman, ish-redaktori mbretëror i News of the World, i cili u burgos për përgjime dhe tani punon me turne tek Star. Ndërkohë, të famshmit dhe gazetarët e respektuar të gazetave iu bashkuan zhurmës për rregullim më të shtrënguar të shtypit – ose të paktën të seksioneve më të pista e më erudite të shtypit. Hugh Grant fitoi duartrokitje të ngazëllyera në Question Time kur tha, “Nuk jam për rregullimin e shtypit të zakonshëm, shtypit normal. Por është çmenduri që shtypi tabloid të lihet i parregulluar.” Yasmin Alibhai-Brown e Independent madje sugjeroi në një debat në radion BBC, që ndoshta gazetarët duhet të kërkojnë licencë – nga shteti – përpara se të raportojnë e të shkruajnë. Kur u pyet Alan Rusbridger i Guardian për çështjen e licencimit, në një debat mbi gjurmimin e telefonave nga tabloidet, ai tha vetëm që “nocioni i licencimit të shtypit nga shteti” e bënte të ndihej “në ankth.” “Por, do isha i interesuar të dëgjoja edhe pikëpamje të tjera,” pati shtuar.
Një redaktor gazete që ndihet vetëm “në ankth” për licencimin e gazetave prej shtetit, në vend që të ndihet, le të themi, i inatosur apo i indinjuar, mund të dojë t’i bëjë vetes pyetjen nëse është në profesionin e duhur. Gazetat dikur kërkonin një licencë nga autoritetet, por ai sistem u braktis në fund të shekullit të 17-të, pasi u pa si shkelje e rëndë kundër lirisë së shtypit dhe lirisë së mendimit. Siç shprehej poeti John Milton në Areopagitica, një artikull pasionant kundër licencimit zyrtar të shtypit: “Dhe, nëse të gjitha erërat e doktrinës lihen të lira mbi tokë, ashtu qoftë edhe e Vërteta në fushëbetejë, veç dëm do t’i bënim duke e licencuar e ndaluar, duke dyshuar në forcën e saj. Lëreni të vërtetën të përballet me Gënjeshtrën; e di kushdo që po të përballet e vërteta dhe gënjeshtra lirshëm në fushë të hapur, veç e Vërteta mund të fitojë.”
Është dëshmi e vetëvlerësimit të ulët të shtypit fakti që tani komentatorë seriozë mund ta diskutojnë edhe haptas idenë e ringjalljes së sistemit të vdekur prej kohësh të kontrollit të qeverisë mbi shtypin. Ndikimi i skandalit të përgjimit të telefonave, i kryqëzatës anti-Murdoch të ndjekur prej gazetarësh të respektuar, i luftës dërrmuese për atë që tani quhet gjerësisht si ‘kultura e tabloideve,’ ka qenë i tillë sa tani kemi një situatë ku policia bastis shtëpitë dhe zyrat e hakerave; ku gazeta 168-vjeçare, të adhuruara prej një numri të pamat njerëzish, mund të zhduken brenda natës; dhe ku po të kërkosh të rregullosh, ndëshkosh, madje edhe licencosh shtypin, ka më shumë mundësi të marrësh lëvdata e duartrokitje sesa fytyra të skandalizuara.
Nuk ka më asnjë dyshim që skandali i përgjimit të telefonave do të ketë, e në fakt ka që tani, një efekt drithërues dhe homogjenizues mbi shtypin britanik. Nuk është më thjesht një hetim gazetaresk plus policor për rastet e ndryshme të përgjimit të telefonave nga News of the World. Është një luftë kulturash, e kryer prej një seksioni të medias dhe shoqërisë – krahu i respektuar – kundër atyre që shihen si moralisht inferiorë dhe të trashë. E ka kapërcyer tashmë kufirin e të qenit një hetim gjakftohtë për sjellje të pretenduara kriminale dhe është shndërruar në një betejë supermoralizuese midis atyre që janë të mirët, liberalët, dhe të drejtët kundër atyre që shihen si të degjeneruar e perversë. Përfundimi i këtij sulmi kundër “kulturës tabloid” mund të jetë vetëm shtrëngimi i mëtejshëm i këmishës së forcës mbi shtypin, në mënyrë që të ketë vetëm një mënyrë të denjë dhe të përgjegjshme për të bërë gazetari.
Tani mund të shihet se deri në ç’masë kryqëzata morale anti-Murdoch ka të bëjë me zhdukjen e asaj që të fismit e shohin si mënyrë e keqe të menduari dhe shkruari dhe kjo shihet në mënyrën se si kryqëzorët enden lirshëm midis dënimit të krimeve të pretenduara në News of the World dhe dënimit të “kulturës” në News of the World, e të tjera gazeta këtij standardi.
Në fakt, pas mbylljes së News of the World, Peter Wilby në Guardian iu tha lexuesve (lexo kryqëzorëve) të mos flenë mbi dafina dhe ta kthejnë vëmendjen e tyre tabloid-urryese nga Daily Mail – një gazetë as nuk është përmendur si e përfshirë në përgjime të mëdha telefonash. “Mail, me kureshtjen e vet të sëmurë, në disa drejtime, është edhe më keq se tabloidet e Murdoch,” u shpreh ai. “Ka qenë armike konsekuente e politikave liberale … [dhe] mbetet thellësisht armiqësore ndaj shkencëtarëve që paralajmërojnë për ngrohjen globale.”
Kundër ideve liberale dhe jo aq Green sa duhet? Hiqeni qafe! Zhdukeni. Dërgojeni në të njëjtën varrezë ku News of the World, mallkimi i intelektualëve kudo, qelbet erë. Tekefundit, siç u shpreh Medhi Hassan në New Statesman, me këto gazeta që “shumica prej nesh nuk kishin asfare të bënin.” “Shumica prej nesh” – çfarë zgjedhje interesante fjalësh. Është e qartë që ai, dhe bravo i qoftë, s’ka fare turp, nuk i referohet miliona njerëzve që kënaqeshin duke lexuar News of the World dhe që ende lexojnë Daily Mail, por veç atij tarafit të vockël të miqve e kolegëve të vet.
Kur një gazetë mund të demonizohet thjesht se ka thënë diçka që nuk i shkon për shtat “politikave liberale,” pikëpamjeve që ka Guardian dhe mes shoqërisë së respektuar kozmopolitane, atëherë e dimë që kjo ka të bëjë me shumë më tepër se sa thjesht zbulimin e një krimi. Kur mbyllja e një institucioni 168-vjeçar si News of the World mund të përshëndetet me ngazëllim të pafshehur nga shkruesit e gazetave, atëherë e dimë që kemi të bëjmë me më shumë se sa ekspozimin e një veprimtarie të pretenduar kriminale. Tani, kjo është një kryqëzatë lakuriqe, e pamëshirshme morale kundër gazetave që guxojnë të mendojnë a të sillen ndryshe nga ata që popullojnë shoqërinë e respektuar. Intoleranca e kryqëzatës po sheh rritje. Në këtë përpjekje për të “pastruar” gazetat, për të rregulluar “shtypin e papërshtatshëm,” për të shtypur botimet joliberale dhe jo-Green, për të cilat “shumicës prej nesh” nuk ia ndjen fare sido që të vijë puna, kush do të jetë viktima e radhës?

Elhaida Dani trondit italinë fiton the Voice



Elhaida Dani Truimfon natën finale të the Voice of Italy dhe trondit të gjithë gadishullin apenin të cilët ndoqën në shumicë spektaklin muzikor në raidue.
Shkodrania Elhaida Dani ka triumfuar tërësisht me 71% të votave ndaj rivalit të saj Timothy Cavichini që mori 28.5%. Përveç publikut artistja shqiptare ka rrëmbyer edhe simpatinë e trajnerëve të emisionit që janë ajka e kulturës dhe spektaklit në vendin fqinj; Ricardo Cociante, Rafaela Carra, Noemi dhe  Piero Pelu.


Takim i paharrueshëm me kryeministrin turk, Erdogan




Nga Edi Rama
Sot jam shumë i lumtur të ndaj me ju mbresat e takimit që pata ditën e mërkurë me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan, një mik i madh i popullit shqiptar dhe kryeministër i një vendi me të cilin na lidh një miqësi krejt e veçantë.
Gjatë takimit biseduam për forcimin e bashkëpunimit ekonomik e institucional, për intensifikimin e shkëmbimeve tregtare dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve e popujve tanë. E njoha Kryeministrin Erdogan me programin për Rilindjen dhe vendosmërinë tonë për të jetësuar në Shqipëri një proces transformimi dhe modernizimi të ekonomisë, qeverisë dhe shërbimeve publike. E njoha po ashtu me faktin se për herë të parë në programin për Rilindjen Turqia konsiderohet, krahas Italisë dhe Greqisë, si një partner strategjik i Shqipërisë.
Natyrisht, nuk mund të mos i shprehja Kryeministrit turk admirimin tim për arritjet e tij të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe papunësisë, në ndaljen e rrënimit në arsim e shëndetësi dhe në transformimin e ekonomisë dhe shoqërisë turke. Mora prej tij gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë për t’u zhvilluar ekonomikisht, për të luftuar varfërinë dhe papunësinë.
Një moment mjaft i veçantë i këtij takimi mbresëlënës ishte padyshim dhurata e Kryeministrit turk, libri i tij me dedikimin: Të dashurit Edi Rama me urimet e mia për sukses…

Berisha nuk guxon as ta shohë në sy ambasadorin e SHBA(Video)




Tashmë nuk është më sekret që marrëdhëniet e ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu me kryeministrin Sali Berisha janë ftohur. Kjo gjë u vu re qartë fare mirë gjatë ditës së sotme në Konferencën e sfidave dhe Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon, aktivitet i zhvilluar nga Ministria e Mbrojties, në bashkëpunim me ambasadën amerikane në Tiranë.
Në momentin kur ka mbërritur në sallë, Berisha i ka dhënë ftohtë dorën ambasadorit, duke mos e parë as në sy atë. Ndërkohë që me ish-ministrin e Jashtëm italian, Franko Fratini, Berisha është takuar në mënyrë shumë të përzemërt, duke e përqafuar atë.
Jo vetëm kaq, por Berisha ka mbajtur distancë edhe fizike ndaj Arvizusë, duke larguar ndjeshëm karrigen ndaj tij. Pamjet jane fiksuar nga A1Report.


http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=CTIE9dM1kPk

Kristof Bender “KQZ në Shqipëri nuk ka legjitimitet për të zgjidhur ankesat dhe mosmarrëveshjet”



BE dhe faktori ndërkombëtar duhet të flasë me gjuhë të qartë dhe pa ekuivoke“, shprehet në një intervistë për Deutsche Welle Kristof Bender. Sipas Bender-it, zgjedhjet e 23 qershorit parashikohet të kenë një rezultat shumë të ngushtë.
Z. Bender, Shqipëria shkon në zgjedhje parlamentare më 23 qershor. Sa të rëndësishme janë këto zgjedhje për t’i dhënë impuls perspektivës së hyrjes së Shqipërisë në BE, e cila duket se ka mbetur në vend, pas refuzimit tre herë radhazi të kërkesës për statusin e vendit kandidat për anëtarësim?
Kur shohim perspektivën e hyrjes së Shqipërisë në BE këto zgjedhje janë të rëndësishme, do të thoja janë thelbësore, element kyç, pasi përbëjnë dy nga 12 kërkesat prioritetare që Komisioni Europian vendosi për aplikimin e Shqipërisë për këtë status: njëra është që legjislacioni shqiptar për zgjedhjet duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e OSBE-së. Kurse kërkesa e dytë është që zgjedhjet të zhvillohen sipas standarteve europiane dhje ndërkombëtare. Kjo kërkesë, e fundit është tani kriteri kyç. Nëse kjo nuk ndodh, nëse zgjedhjet dështojnë të kryhen sipas këtyre standarteve, kjo do të thotë që nuk do të ketë status të vendit kandidat për anëtarësim në BE për Shqipërinë, kjo do të thotë që për Shqipërinë nuk do të ketë përspektivë për hapjen e negociatave.
Shqipëria ka një histori zgjedhjesh të kontestuara dhe grindjesh post-zgjedhore. Ka pasur mosmarrëveshje për përbërjen e KQZ së tanishme dhe se fundi ka një krizë, ai po funksionon pa tre anëtarët e tij të emëruar nga opozita, pas dorëheqjes së tyre. A sjell shqetësim dhe rezerva e shkuara e zgjedhjeve të kontestuatra në Shqipëri dhe situata në KQZ lidhur me aftësinë e Shqipërisë për të kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje me standartet europiane dhe ato ndërkombëtare?
Po, po, në BE ka shqetësim, madje shqetësim të madh për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri. Një nga arsyet është që zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 u kontestuan fuqishëm, gjë që çoi opozitën në bojkotim te Parlamentit, futjen e saj në grevë urie. Arsyeja tjetër që ngjall shqetësim është zëvendeësimi i një anëtari të KQZ, për arsye të pasqaruara nga pikpamja ligjore, gjë që çoi në dorëheqjen e tre anëtarëve të tjerë, përfaqësues të opozitës. Kjo është shumë shqetësuese sepse një KQZ i pavarur dhe legjitim është shumë i rëndësishëm në çdo vend, por sidomos në ato vende ku ka gjasa që forcat politike në garë të kenë një diferencë shumë të vogël votash nga njëra tjetra. Dhe ky mund të jetë edhe rasti i Shqipërisë në këto zgjedhje. Kjo pasi një nga funksionet kryesore të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është të vendosë për ankesat dhe apelimet. Në kushtet kur rezultati i zgjedhjeve mund të jetë tepër i ngushtë, roli i tij është vendimtar se cila do të jetë pala fituese. Prandaj ështe shumë e rëndësishme që KQZ të jetë legjitim i ndërtuar në bazë të procedurave ligjore. Dhe KQZ ashtu si ka mbetur tani nuk mund të jetë legjitim. Me tre anëtarë që janë larguar KQZ nuk mund të marrë vendime që kërkojnë një shumicë të cilësuar. Por edhe pamundësinë për të marrë vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar, është shumë e qartë se nga procedura e zëvendësimit të një anëtari për arsye që nuk janë të përcaktuara në ligj, kjo tregon se KQZ nuk gëzon legjitimitetin që duhet të ketë për të qënë e aftë të kryejë funksionet e tij kyçe për të vendosur lidhur me mosmarrëveshjet dhe ankesat për rezultatin. Me përbërjen që ka tani , KQZ nuk mund të kryejë me sukses këtë detyrë.
Megjithatë zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit i ofrojnë Shqipërisë shanse dhe sfida. Cili është mendimi juaj?
Shqipëria ka aplikuar 4 vjet më parë, më 2009. për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Që atëhere asgjë nuk ka ndodhur, asgjë nuk ka ecur përpara. Ndërkohë që ajo që shohim të ndodhë në këto vite të fundit është që Kroacia bëhet më 1 korrik anëtare e BE-së, Mali i Zi ka filluar negociatat që vitin e kaluar, ka një mundësi që Serbia të fillojë në fund të këtij viti negociatat. Nga ana tjetër kemi vende të tilla si Bosnjë- Herzegovina, Kosova dhe ka të ngjarë edhe Maqedonia, nëse mosmarëveshjet me Greqinë për emrin nuk zgjidhen, që nuk po lëvizin dhe po mbeten prapa. Prandaj, mendoj që momenti i tanishëm për Shqipërinë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi varet nëse Shqipëria do t’i përkasë grupit të parë apo grupit të dytë të vendeve që përmenda. Nëse zgjedhjet shkojnë mirë atëhere ka një shans që Shqipëria të bëjë pjesë në grupin e parë. Nëse jo, ajo do të bëjë pjesë në grupin e dytë dhe do ta ketë të largët perspektivën e hyrjes në BE.
Ka një rënie të mbështetjes së publikut shqiptar ndaj perspektivës europiane që duket si e ngrirë?
Kjo rënie nuk është vetëm në Shqipëri, por në gjithë Europën Juglindore. Vetë BE, brenda tij është në vështirësi, ka sfida ekonomike dhe politike. Disa vende kanë problem shqetësuese si Maqedonia me bllokimin që i bën Greqia për shkak të emrit. Megjithatë mbështetja e opinionit publik nuk është ndonjë problem i madh. Problem i madh është se si këto mund të bëjnë progres të dukshëm dhe të vijnë pranë fillimit të negociatave të hyrjes në BE. Serbia është një shembull që tregon sesa i fuqishëm është BE në Europën Juglindore. Pra është Europa, kërkesa e BE, arsyeja që qeveria e re serbe u mor dhe menaxhoi çështjen e Kosovës, që për opinionin publik serb është një çështje e kontestuesme dhe e vështirë. E vetmja arsye që marrëvershja Serbi- Kosovë u arrit është BE dhe dëshira për të ecur përpara në procesin e integrimit europian. BE ështe shumë i fuqishëm kur angazhohet. Lidhur me Shqipërinë, BE duhe të bëjë më qartë se deri tani pritshmëritë e tij per zgjedhjet e 23 qershorit.
Si mundet komuniteti ndërkombëtar të ndikojë qe Shqipëria të plotësojë keto pritshmëri? Ka një opinion, në masë të gjerë në publik dhe në rrethet e medias së pavarur që mesazhet e komunitetit ndërkombëtar deri tani kanë qënë të paqarta, të thënë me një gjuhë apo mënyrë që ka hapur shtigje për interpretime të ndryshme të të njëjtit mesazh nga politikanët dhe faktorët politikë vendas.
Të gjithë ata që në Shqipëri mendojnëse se i ashtuquajturi “ komunitet ndërkombëtar”, pra BE, OSBE, kanë përdorur një gjuhë evasive, të mjegullt është e qartë që kanë arsye. Herën e fundit, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, gjuha e përdorur nga ndërkombëtarët i lejoi të dyja palët të pretendojnë se gëzonin mbështetjen e BE dhe të OSBE-së. Mendoj që zgjedhjete 23 qershorit janë një rast i mirë për BE që të pëdorë një gjuhë më të qartë. BE ka deklaruar se prêt që këto zgjedhje të plotësojnë të gjitha standartet europiane edhe ndërkombëtare . Por edhe kjo nuk është mjaft e qartë. Ajo që është e qartë është që rezultati do të jetë shumë i ngushtë dhe duket qartë që do të ketë një ndeshje të madhe. Është e qartë gjithashtu që këto zgjedhje nuk do të jene të përsosur, pa asnjë të metë. Nuk ka zgjedhje të përsosura. Edhe në vende me demokraci të konsoliduar ka problem. Çështja është sa të mëdha janë ato. Mesazhi që duhet t’i transmetohet tani Shqipërisë është që ka disa vija të kuqe të cilat BE nuk do të lejojë të shkelen si psh. që anëtarët e KQZ nuk mund të zëvendesohen për arsye që nuk janë të specifikuara në ligjin zgjedhor dhe së dyti që numërimi i votave dhe gjykimi i ankesave, si momente kyçe të procesit zgjedhor duhet të ndjekin rregullat që parashikon legjislacioni zgjedhor. Natyrisht do të ketë mosmarrëveshje, grindje, por nëse këto parime nuk ndiqen, kjo për BE do të thotë që zgjedhjet nuk janë kryer sipas standarteve europiane dhe ndërkombëtare. Duhet bërë shumë e qartë që rregullat e parashikuara në legjislacionin zgjedhor të Shqipërisë nuk mund të shkelen. Është e rëndësishme që BE, Komisioni Europian, anëtarët e rëndësishëm të këtij Bashkimi, Parlamenti Europian të japin këtë mesazh, pra te dyja familjet e mëdha politike, të BE, konservatorët dhe social- demokratët. Dhe kjo nuk është e pamundur. BE veproi kështu me Kroacinë. Lidhur me OSBE /ODIHR-in, që do të monitorojnë zgjedhjet e 23 qershorit do të jetë e dëshirueshme të përdorin një gjuhë më të qartë Psh për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, OSBE/ODIHR-i vlerësoi që “ ndërkohë që ato u kryhen në përputhje me pjesën më të madhe të standarteve të OSBE-së, zgjedhjet parlamentare të 2009-ës nuk realizuan plotësisht potencialet e Shqipërisë për të arritur standartet më të larta për zgjedhje demokratike” Çfarë do të thotë kjo? Cili vend i arrin standartet më të lartë? Asnjë vend. Cilat standarte të OSBE-së nuk u arritën? Standartet demokratike jane të përcaktuara, nuk janë as të parëndësishme, as të rëndesishme , as shumë të rëndësishme. Kjo gjuhë nuk ndihmon. Ka të ngjarë që kjo gjuhë të përdoret edhe për zgjedhjet e 23 qershorit.Çështja është cilat standarte nuk u arritën? Ajo që kemi nevojë është një qartësi më e madhe.
 Sa rrezik ka që këto zgjedhje të jenë përsëri të kontestuara?
Kristof Bender: Nëse zhvillimet vazhdojnë ashtu si kanë nisur me KQZ, atëherë ka të ngjarë që edhe këto zgjedhje do të jenë të kontestuara dhe pala humbëse nuk do të pranojë rezultatin. Ka një rrezik të qartë për këtë, ndërkohë që koha e zgjedhjeve afrohet. Por ende ka kohë që ligji zgjedhor të zbatohet.Nëse institucionet e BE, vendet më të rëndësishme anetare do ta bëjnë të qartë këtë. Ka mendime se BE ka një hapësirë shumë të ngushtë, të limituar për të manovruar, vepruar në këtë rast. Por në fakt nuk është kështu. Nëse kërkesat e BE bëhen të qarta, pra që Shqipëria të zbatojë ligjet që ka aprovuar vetë, procedurat kanë legjislacionin zgjedhor të miratuar vetë. Psh anëtarët e KQZ janë emëruar në nivel politik por kanë një mandat 6 vjeçar për të qënë roje të zbatimit të rregullave dhe ligjit. Është njëlloj si në Gjykatën Supreme të SHBA, që gjykatesit vërtet emërohen në nivel politik por kur janë aty shohin zbatimin e ligjit. Nëse KQZ dorëzohet para moszbatimit të ligjit, ai atëhere nuk i shërben demokracisë./DW
Shënim: Kristof Bender eshte N/ kryetar i European Stability Initiative – Inisiativa e Stabilitetit Europian- një institut kërkimesh dhe analizash për zhvillimet ne Europën Jug – Lindore dhe në rajonin e Ballkanit Perendimor, ku është përqëndruar në procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Wednesday, May 29, 2013

Nishani liron nga detyra 3 Gjenerale para zgjedhjeve.


 Përmes tre dekreteve, presidenti Bujar Nishani ka liruar nga detyra tre gjeneralë të Forcave të Armatosura, mes të cilëve edhe zëvendësshefin e Shtabit të Pergjithshëm, Sandër Lleshi. 

Dy gjeneralet e tjere te liruar nga detyra jane komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral Dhori Spirollari dhe komandnati i mbeshtetjes rajonale, gjeneral Abaz Lleshi.

Gjeneral Lleshi, një prej emrave të përfolur si kandidat për president të Republikës,e konsideroi dekretin si të paparashikueshëm. 

Gjatë një interviste për Top Channel, gjeneral Lleshi theksoi se do t'i drejtohet Gjykatës, në një kohë që nuk la pa përmendur konfliktet e tij më të hershme me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami.

"Nuk bëhet fjalë për një zhvillim të ditëve të fundit, bëhet fjalë për një zhvillim që ka një histori të gjatë. Në bazë të këtij raporti qëndrojnë disa divergjenca të rëndësishme parimore për mënyrën e funksionimit të drejtimit të Forcave të Armatosura, probleme të cilat i kam diskutuar në të gjitha istancat përkatëse me ministrin dhe së fundi i kam bërë zyrtare dërguar me shkrim dërguar krerëve të shtetit. Bëhet fjalë për një diskutim të nisur prej kohësh për arsye për parime të mëdha të mënyrës së drejtimit dhe funksionimit të Forcave të Armatosura", thotë gjenerali.

Me nje karriere 35-vjeçare ne Forcat e Armatosura gjenerali u be i njohur edhe ne politike me heret, pasi emri i tij u propozua publikisht nga shkrimtari Ismail Kadare, si nje nder kandidatet per President. Por gjate intervistes per Top Channel gjenerali u eshte shmangur çeshtjeve te politikes.

"Dekreti për fatin i keq nuk i referohet as ligjit për karierën e gradave të Forcave të Armatosura, as formalisht. Pra bëjmë fjalë për një dekret të gjymtuar nga pikëpamja ligjore dhe parimore. Raportet me NATO-n dhe plotësimi i detyrimeve në kuadër të NATO-s, trajtimi i personelit dhe i njerëzve në FA dhe fokusimi i forcave të armatosura brenda misionit të tyre, këto janë tre çështjet e mëdha të përplasjes", tha Lleshi./ K.D