Saturday, May 10, 2014

Mafia e Sali Berishes inskenon skenaret e droges


Avioni-ItalianKush do rrezikonte qe ne kete situate te nxehte diskutimi te ulej ne zonat problematike te permendura se behej trafik me avione droge? Asnje perveçce atij qe hodhi akuzat dhe tashme kerkon t’i mbushi mendjen njerezve se thashethemet jane te verteta, per te shpetuar nga akuzat dhe karrieren politike. Ngjarja e sotme vjen era opozite kryekeput. Thesht te pajtosh nje pilot avioni me precedente, qe e ka mesuar burgun permendesh, te nxjerresh nje leje fluturimi, te ngarkosh 300 kg droge lazarati ne makine, te lesh nje vendtakim Divjaken te sajosh uljen duke rrezikuar me nje shoqerues shqiptar gjoja turist dhe ne momentin e uljes te njoftosh policine duke ia bere fakt te kryer. Shqiptari te arratisej para se te mberrinte policia dhe piloti te bente te paditurin. Droga me makine te braktisej disa qindra metra larg. Dhe ja ku alibia e Berishes konfirmohet. Prokuroria nuk e heton as ate as Imamin dhe turpi i mbetet shtetit shqiptar…Ku ka skenar me te bukur se ky. Por per te pritur konfirmimin, do te duhen edhe disa dite hetimesh, per te gjetur personat me te cilet Berisha dhe familja e tij kane kontaktuar per te sajuar kete skenar per t’i shpetuar pergjegjesive. Me kete i thone popullit ja avioni dhe ja droga…Me bukur nuk mund te behet. Edhe nje regjizor do e kishte zili. urojme qe piloti italian qe mund te jete paguar shtrenjte te mos rrefeje personat qe e kontraktuan per te bere kete pune, ndryshe ish-kryeministrin dhe familjen e tij mund t’i pije e zeza nje here dhe mire….
Lajmi per operacionin
Një operacion i madh antidroge është duke u zhvilluar në Divjakë, ku mësohet se është ndaluar një avion i vogël. Sipas burimeve të policisë në afërsi të avionit janë gjetur 300 kg hashash.
Policia bën me dije se avioni është nisur nga aeroporti i Rinasit dhe ka ngecur në rërë. Bashkë me avionin është ndaluar edhe një mjet tip ‘Mitsubishi’ me hashash.
Avioni i ndaluar në këtë operacion drejtohej nga një pilot Italian, ndërsa në bordin e tij ka qënë edhe një shtetas shqiptari, Iicili është larguar me vrap në momentin që policia ka shkuar për të rrethuar avionin.
Burime nga policia bëjnë me dije se, dyshohet se në zone po kryhej një trafik droge me avion.
Forca të shumta policie janë përfshirë në këtë operacion, për të ndaluar një avion me drogë, siç raporton Ministria e Brendshme. Policia ndërkaq ka ngritur postblloqe në kufi me Divjakën si dhe në zonën e Spillesë.
Trafiku i drogës nëpërmjet avionëve në Divjakë u përmend nga SHISH, në informacionet që i përcillte Ministrisë së Mbrojtjes.
Policia e Shtetit pohon se avioni i ndaluar në Divjakë të Lushjes fluturonte ka leje në hapësirën ajrore shqiptare
AVIACIONI CIVIL: AVIONI ME LEJENdërkohë që Aviacioni Civil, në një reagim të menjëhershëm lidhur me ngjarjen hedh poshtë pretendimin e policisë për shkelje të paligjshme të hapësirës ajrore shqiptare, duke theksuar se avioni i bllokuar në Divjakë ka leje fluturimi në hapësirën shqiptare. Sipas këtij autoriteti, “Leja e fluturimit mban nr. 193 dhënë më 05.05. 2014”./ama

No comments:

Post a Comment