Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, dhjetë
muaj pas përmbysjes së dinastisë së Sali Berishës, shumica në pushtet, me anë
të Ministrisë së Brendshme, ka rihapur dosjen e 21 Janarit, i konsideruar si
një nga krimet njerëzore më të rënda të Sali Berishës dhe rrethit të tij, pas
hedhjes në erë të 27 qytetarëve në Gërdec për biznesin familjar
Ndërsa prokuroria ka rihapur dosjet për vrasjen e protestuesve nga kupola e gardës, Ministria e Brendshme po heton 21 Janarin në një tjetër plan, duke zbardhur rolin e Policisë së Shtetit në ngjarje. Gazeta SOT zbardh dosjen për veprimet, mosveprimet, shkeljet dhe paraskenat e luajtura nga Policia e Shtetit në demonstratën e 21 Janarit. Bëhet fjalë për një raport sekret të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, i cili analizon në detaje rolin e policisë në 21 Janar.
Ndërsa prokuroria ka rihapur dosjet për vrasjen e protestuesve nga kupola e gardës, Ministria e Brendshme po heton 21 Janarin në një tjetër plan, duke zbardhur rolin e Policisë së Shtetit në ngjarje. Gazeta SOT zbardh dosjen për veprimet, mosveprimet, shkeljet dhe paraskenat e luajtura nga Policia e Shtetit në demonstratën e 21 Janarit. Bëhet fjalë për një raport sekret të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, i cili analizon në detaje rolin e policisë në 21 Janar.
Edhe SHKB në atë kohë ishte një vegël
shtesë në duart e familjes, raporti nxjerr në pah një dimension kriminal të
ish-kupolës së policisë në demonstratën e 21 Janarit. Përgjakja e demonstratës
së 21 Janarit nga kulla misterioze e Kryeministrisë ishte vetëm një pjesë e
skenarit kriminal të pushtetit të atëhershëm. Më konkretisht, ish-ministri i
Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së
Shtetit, Agron Kuliçaj, kishin përgatitur dhe udhëzuar Forcat e Ndërhyrjes së
Shpejtë që të qëllonin protestuesit gjatë demonstratës së 21 Janarit.
Nuk bëhet fjalë për dyshime dhe hipoteza,
por për një urdhër konkret të Lulzim Bashës, për të shtypur protestuesit. Plani
i Bashës dhe Kuliçajt pasurohet në raportin e SHKB. “Me shkresë Nr. 136/2, datë
21.01.2011, është bërë instruktazhi i trupave të FNSH 712,Tiranë. Në këtë
instruktazh specifikohet që veprimet e trupave do të bëhen në grup, vetëm me
urdhër të drejtuesve të shërbimit. Armët e zjarrit personale do të sigurohen në
Repartin 712, që të mos jenë të pranishme gjatë zhvillimit të demonstratës, si
dhe efektivi të jetë i veshur me pajisje speciale ROBOKOP.
Gjithashtu, ekipi i armëve speciale, i
granatave me gaz, i fishekëve plastikë, të përdorë pajisjet vetëm me urdhër nga
Drejtoria e FLO, si dhe gjatë përdorimit të tyre të kihet kujdes duke synuar
gjymtyrët e poshtme. Me Urdhër Nr. 143, datë 21.01.2011, Komandanti i Repartit
FNSH 712, Tiranë, ka vendosur daljen me shërbim të efektivit”, thuhet në
raportin e SHKB.
Pajisjet speciale
Në raport flitet edhe për përdorimin e
pajisjeve speciale kundër demonstruesve. “Në datë 21.01.2011, ora 10:00, nga
Drejtuesit e Shërbimeve të FNSH 712, Tiranë, janë përpiluar raportet e
shërbimit për marrjen e detyrës për menaxhimin e demonstratës së datës
21.01.2011, instruktazhin, etj. Në raporte përshkruhet në mënyrë dinamike
dislokimi i forcave pranë godinës së Kryeministrisë dhe ecuria e kryerjes së
veprimeve deri në përfundim të shërbimit të FNSH 712, Tiranë. Në këto materiale
ka raporte shërbimi të Mjekut të Repartit të Shërbimeve me qen dhe të
punonjësve të makinave shihedhëse. Gjithashtu, nga Komanda e Repartit jepet një
listë me efektiv të dëmtuar prej 20 personash, listë me përdorimin dhe dëmtimin
e disa pajisjeve speciale. Në zbatim të urdhrit Nr. 40 datë 21.01.2011, të
Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Komandanti i Repartit të
FNSH-së 712, Tiranë, ka nxjerrë urdhrin Nr. 136/4, datë 21.01.2011, “Për kalim
në shërbim të përforcuar të strukturave të këtij reparti”, thuhet në raportin e
SHKB. gazetaexpress
No comments:
Post a Comment