Monday, May 12, 2014

Kush e kerkon doreheqjen e Kryeministrit Rama ?!

Profili i Lulezim Bashes
Në muajin mars 2005, në kupolën e PD u shfaq befasisht një personazh, i cili kur u krijua PD në dhjetor të vitit 1990, ishte vetëm 17 vjeç. Në vitin 1991, ishte 18 vjeç dhe punonte kamarier në klubin “VIP” të shërbimeve sekrete shqiptare në Rinas, i caktuar në këtë punë prej sigurimit të shtetit, si familje e lidhur me sigurimin e shtetit dhe PPSH. Kur erdhi PD në pushtet, u bë pjesë e projektit të një “gjyshi” holandez, i cili e mori pas vetes dhe me shumë dashuri e “edukoi” me “parimet” e botës moderne. Më pas u njoh në këtë fondacion me vajzën e krye magazinieres së lekëve të firmës piramidale “VEFA”, që me lekët e shqiptarëve e nisi së bashku me vajzën e djalin për studime “speciale” në Holandë. Prej Holandës, u gjend me shërbime speciale në Kosovë, si mbikqyrës i problemeve “serbe” deri në mars të vitit 2005. Në vitin 2005, u gjend befasisht në krye të kupolës së PD, duke u futur nëpërmjet COP-it të krijuar të Argitës, vajzës së kryeministrit. Sikur të ishe “perëndia” e PD, Sali Berisha e “gradoi” menjëherë Lulzim Bashën në kryesinë e PD dhe tre herë ministër në tre ministri kryesore, ku u njoh për akte tradhtie me shitje trojesh kombëtare, për abuzime me 240 milionë euro në Rrugën e Kombit dhe për krime njerëzore, me vrasje të 4 protestuesve. Pas tre posteve ministrore, e gradoi kryetar të bashkisë Tiranë. Për Lulëzim Bashën, “yllin” që u shfaq e u ngjit befasisht në kupolën PD e të pushtetit, deri tani kanë dalë në dritë vetëm pak fakte në lidhje me veprimtarinë e tij “bunker”, i cili tashmë po “celebrohet” prej Sali Berishës, si trashëgimtar në krye të PD. Që prej vitit 2005, kur ai i shfaq në politikën shqiptare në kupolën e PD dhe të qeverisë “Berisha”, vazhdojnë të bëhen disa pyetje: Cili është në të vërtetë Lulzim Basha? Nga vjen dhe çfarë ka bërë në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Holandë e Greqi deri në mars 2005? Përse e solli Sali Berisha në krye të PD, përse u “desantua” pikërisht në krye të PD dhe kush e urdhëroi ta sillte? Përse duhej të ishte ministër i Jashtëm, Transporte-Telekomunikacionit dhe i Brendshëm dhe kujt i shërbente ai, nga këto poste? Çfarë misioni ka për të kryer në vijim në Shqipëri dhe krye të PD? Përse Sali Berisha, po ia dorëzon vetëm atij kreun e PD dhe cilët e kanë urdhëruar për këtë gjë? Këtë detyrë që nuk po e bëjnë Shërbimet Shtetërore të Sigurisë Kombëtare Shqiptare.
Kush e urdhëroi Sali Berishën, që të bënte Lulzim Bashën pjesë të qeverisë e trashëgimtar të PD?
 
1. A kishte lidhje krijimi i COP-it me justifikimin për të “desantuar” Lulëzim Bashën në PD e në qeveri dhe a ka lidhje me Beogradin ky “desantim”?
2. Ku dhe nëpërmjet kujt jeni prezantuar për herë të parë me Lulëzim Bashën dhe a është e vërtetë, që ju keni krijuar alibinë e “familjaritetit” të tij me vajzën dhe dhëndrin tuaj, për të maskuar rekomanduesit e vërtetë serbo-grekë, të futjes në PD dhe qeveri të Lulëzim Bashës?
3. A ka ndikuar Lulëzim Basha, në autoritetet zyrtare e ato të shërbimeve sekrete serbe, për të zhdukur dosjen tuaj si agjent i UDB-së dhe për pastruar dosjen tuaj të shkeljes prej jush, të embargos me kontrabandën e naftës gjatë gjenocidit serb kundër Kosovës, në favor të Milosheviçit?
4. A ka lidhje ndonjë “kontribut” i Lulëzim Bashës, bërë nëpërmjet zyrtarëve serbë në favorin tuaj, lidhur me “konservimin” e disa incizimeve dhe filmimeve, gjatë bisedës që ju keni bërë në vitin 1993 me Milosheviçin dhe me kryekriminelin serbin Arkan, që ka pirë gjak kosovarësh?
5. Ju keni në dorë një dosje “top sekret” të veprimtarisë së plotë të Lulëzim Bashës për vitet 1995-2005 , si bashkëveprues i shërbimeve sekrete e të drejtësisë serbe në lidhje me luftëtarët e UÇK, a mund të thoni se nga cilat shërbime të huaja ju është dhënë “Dosja Basha” dhe cilat janë porositë për rastet se kur duhen përdorur të dhënat e saj?
6. A ka lidhje emërimi i Lulëzim Bashës në postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, me të dhënat që ka dosja e tij “top sekret”?
7. Përveç Paktit Detar për copëtimin e Shqipërisë në favor të Greqisë për faljen e territorit Shqiptar, a keni nënshkruar duke përdorur Lulëzim Bashën edhe 3 pakte të tjera të fshehta me Greqinë dhe 4 pakte me Serbinë, që kanë lidhje me cënimin e sigurisë kombëtare shqiptare dhe koncesionet ekonomikë të sektorëve strategjikë shqiptarë, në favor të Serbisë?
8. A ekziston i nënshkruar prej Lulëzim Bashës edhe me Malin e Zi, një pakt ujor sekret si me Greqinë dhe a ju është kërkuar “urgjent” ky nënshkrim pakti dhe prej kujt dhe përse duhej miratuar urgjent ky pakt, me ligj në parlamentin shqiptar brenda vitit 2010, siç u miratua?
9. Ku e keni bërë takimin e parë me palën greke për paktin detar dhe ku e ka marrë model-draftin e paktit Lulëzim Basha, a ka lidhje Serbia me “trajtën përfundimtare” të projekt-paktit me Greqinë, sipas modelit të pazar-paktit copëtues që ka bërë Esat Pashë Toptani me serbët për Veriun e Shqipërisë dhe Ahmet Zogolli me serbët, për faljen e “Shën Naumit”?
10. A ka lidhje Lulëzim Basha në njohjen dhe lidhjen tuaj “miqësore” me Damir Fazlliç dhe si ua prezantoi atë: si “koleg shërbimi në UNMIK”, si “misionar i BE”, apo si “lobist anglez deklaratash vlerësuese për qeverinë tuaj”? Ju, çfarë pakti ndërshtetëror, keni firmosur me Damir Fazlliç, për kolonizimin ekonomik të Shqipërisë prej Serbisë?
11. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, ka marrë pjesë Damir Fazlliç, me çfarë statusi dhe dokumentesh e ka prezantuar Lulëzim Basha në këtë mbledhje: Si përfaqësues i Shtetit Anglez, Holandez, Francez, Gjerman, Greke apo Serb?
12. A keni bërë ju dhe Lulëzim Basha, marrëveshje për të prezantuar Damir Fazlliç, si “biznesmen”, me synim maskimin e misionit real që ai kryente dhe kryen në Shqipëri nën përkujdesjen dhe vendim-marrjen e ligjvënien tuaj, me urdhër të Lulzim Bashës dhe dy fëmijëve tuaj?
13. A ju ka ardhur në maj të vitit 2005, një “material special” prej ish-UÇK, në lidhje me “shërbimet speciale” që ka kryer Lulëzim Basha në Kosovë e Serbi me dosje kundër figurave të UÇK dhe si e keni “mbyllur” këtë “problem”?
14. A ka lidhje gjysma e 240 milionë eurove të “humbura” të tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash, me ndonjë “krijim dhe pagesë lobimi” nëpërmjet Lulëzim Bashës, Damir Fazllic e IDB, për të “pastruar” ndërkombëtarisht një “plagë” të pushtetit tuaj të viteve 1992-1997?
15. A kanë lidhje kontratat koncensionare në energji, me “klientët diplomatikë” të Lulëzim Bashës, po shitja e divizionit të shitjes në CEZ, a ka si lobistë Fëmijët e tu dhe Damir Fazllic dhe firmat serbe të energjisë në rajon?
16. A keni një raport të SHISH me 325 faqe të muajit mars 2012, në lidhje me “figurën dhe veprimtarinë” e Lulëzim Bashës, si dhe me udhëtimet e tij me 6 pasaporta gjatë shërbimeve qeveritare si Ministër i Jashtëm, Ministër i Brendshëm dhe Ministër Transporti dhe a ka lidhje me këtë raport, sulmi juaj ndaj kreut të SHISH Bahri Shaqiri, për ta shkarkuar e për të marrë SHISH në kontroll?
17. Çfarë porosie keni dhënë tek ish-ministri i Brendshëm Sokol Olldashi, kur jeni informuar nga “agjentët e tu”, se Lulëzim Basha ka udhëtuar shpesh nga Rinasi, me pasaporta të trefishta në hyrje-dalje udhëtimi privat?
18. A jeni informuar nga Ambasada e SHBA, që Lulëzim Basha ekspozohej në qarqet diplomatike ballkanike edhe si përfaqësues lobues i interesave të shtetit amerikan, shqiptar, kosovar e serb dhe si keni reaguar, kur Serbia ju ka konfirmuar faktin dhe ka kërkuar të lejohet si lobit i saj?
19. A ka lidhje sulmi juaj ndaj ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, me këmbënguljen e tij për të trajtuar ligjërisht e publikisht disa “informacione delikate” në lidhje me “veprimtarinë ndërkombëtare” të Lulëzim Bashës?
20. Çfarë biznesesh e llogarish të përbashkëta familjare keni krijuar me Lulëzim Bashën dhe në cilat shtete, a i komandon këto biznese e llogari bankare familja juaj, apo është “administratore” Xhane Isufi, vjehrra e Lulzim Bashës, ish-financierja e firmës piramidale “VEFA”, ndërsa avokate përfaqësuese është Aurela Isufi, gruaja e Lulzim Bashës?
21. në 8 vitet e pushtetit tuaj, a i keni hartuar e miratuar vendimet qeveritare, a i keni kaluar projekt-ligjet dhe ai keni miratuar ato në parlament, pa konsulencën dhe aprovimin e Lulëzim Bashës, veçanërisht ato që kanë lidhje me interesat ekonomike kombëtare dhe integritetin e vendit?
22. A po e përgatisni ju, “skenarin” për akt-trashëgiminë e drejtimit të PD në duart e Lulëzim Bashës dhe nga shërbimet e cilit shtet antishqiptar, ua kanë urdhëruar këtë akt kalimi të kryesimit të PD, në duart e Lulzim Bashës?
23. A po e monitorojnë dhe po e financojnë Serbia e Greqia vendosjen e Lulzim Bashës në krye të PD dhe a janë monitorues të këtij procesi greku antishqiptar Nikolas Geixh dhe antishqiptari serb Damir Fazlliç?
24. A ka qenë këmbëngulja e Lulëzim Bashës dhe a e ka sjellë ai të gatshëm, projekt-ligjin për legalizmin e homoskesualitetit dhe martesave “gay”?
25. A ju ka futur në “thes” misionari juaj serbo-grek Lulëzim Basha, dhe nga “tutor”, jeni kthyer ju, në misionar i tij, aq sa jeni të detyruar t’i dorëzoni edhe PD, të cilën e keni sunduar dhe përdorur me klane-familje për 23 vite?
Të emëruarit nga Saliu, Liria, Argita e Shkëlzeni
Atë që ka bërë familja “Berisha”, konkretisht guaja Liri, vajza Argita, djali Shkëlzen, dhëndri, mbesa etj, në 8 vite qeverisje të Sali Berishës, nuk i ka bërë në vitet 1939-1943 as Eda Musolini, vajza e ish-kryefashistit italian Benito Musolini, kur babai i saj, qytetin e Sarandës ia bëri dhuratë për martesë, qytet të cilin në nderim të saj e quajti “Porto Eda”. Madje vajza e “Duçes” dhe dhëndri i tij Konti Çiano nuk hipotekuan as toka, nuk bën as emërime prefektësh, kuestorësh, kryedoganierësh e kryebashkiakësh. Ndërsa vajza e “Duçes” shqiptar Sali Berisha, Argita Berisha, në vitet 2005-2013 ka bërë gjithçka. Nëse doje të bëheshe ministër, ambasador, kryedoganier, drejtor, kryepolic, president republike e madje edhe roje në azile pleqsh, këtë mund ta realizoje vetëm duke marrë “vulën” tek Liria, Argita e Shkëlzeni. Nëse prekje interesat e Lirisë, Argitës, Zenit e dhëndrit, “fluturoje” nga ministër, ambasador, kryedoganier, polic, profesor, drejtor shkolle e President Republike. Ja skeda e emërimeve prej pushtet-familjes kryeministrore:
1.    Anëtarë kryesie të PD:      copë 17
2.    Kryetari i Bashkisë Tiranë:     copë 1
3.    N/kryetare Bashkie Tiranë:     copë 1
4.    Drejtori i Rrugëve:         copë 1
5.    Prefekti i Tiranës:         copë 1
6.    Ambasadorë:             copë 42
7.    Ministra:              copë 11
8.    Zv/ministra:             copë 25
9.    Kryetar të ILDKP:          copë 1
10.    Kryetarja të KQZ:         copë 1
11.    Shef komisariati Rinas:     copë 1
12.    Drejtor doganash:         copë 9
13.    Deputetë të PD:         copë 44
14.    Gjeneralë ushtrie:         copë 30
15.    Kryetar komunash:         copë 75
16.    Kryetar bashkie:         copë 17
17.    Drejtor arsimi qarqesh:      copë 8
18.    Drejtor arsimi rrethesh:     copë 20
19.    Drejtorë policie:         copë 9
20.    Shefa komisaritesh:         copë 21
21.    Kryetar KLSH:        copë 1
22.    Anëtar të KLD:         copë 7
23.    Kryetar i Kishës Autoqefale:     copë 1
24.    Anëtarë të Gjykatës së Lartë: copë 5
25.    
Akademia e Shkencave:     copë 6
26.    Guvernator Banke:         copë 1
27.    President Republike:         copë 1
28.    Prefekt Qarqesh:         copë 12
29.    Kryetar Këshilli-Qarqe     copë 6
30.    Drejtorë Qarkullimi:         copë 15
Lulwzim Basha “mban nw kurriz”:
Ministër i 4 të vrarëve në 21 janar 2011
Në 21 janar 2011, në drejtimin e policisë prej tij u vranë 4 protestues në sheshin përballë kryeministrisë, të qëlluar nga Grada e Republikës, me urdhër të Sali Berishës, Lulzim Basha nuk u përfshi në hetime, dosja nuk ka autorë krimi.
Ministër i Paktit Detar, me falje të detit Greqisë
Janë 355 km katrorë sipërfaqe detare, që iu dhanë Greqisë në 28 prill 2009, dy maj përpara zgjedhjeve parlamentare, pas paktit detar të nënshkruar mes qeverive të dy vendeve. Në 26 janar 2010, Gjykata Kushtetuese e deklaroi të papajtueshme me Kushtetutën këtë projekt- marrëveshje
Ministër i tenderit mafioz të rrugës “Durrës-Kukës”
Janë 240 milion euro, vjedhja korruptive e bërë prej Lulzim Bashës, me tenderin fiktiv të rrugës Rrëshen-Kalimash. Bashës. Prokuroria kërkoi imunitetin e Bashës, por Gjykata nuk e gjykoi akuzën dhe e mbylli dosjen “me procedurë”, pra me tejkalim afatesh hetimi, të cilat u mbyllën me procedurë, me urdhër të Berishës. 



Lulzim Basha mund të ketë histori të ngjashme rekrutimi me atë të Enver Hoxhës. Ashtu si Enveri ai vjen nga Belgjika, vendi ku Federata Jugosllave e spiunazhit (UDB) ka patur akses të gjerë (shërbimi sekret jugosllav njihej zyrtarisht në Francë, Belgjikë e Çeki që para luftës II Botërore. Në këto tre vende ai vepronte me të njëjtin status si shërbimet sekrete vendase).
Ashtu si Enveri, Basha vjen me pretendimin e gënjeshtërt se ka shkollim perëndimor (masteri në ligj që gjoja ka bërë në Belgjikë është i fallsifikuar). I pashëm e i gjatë si Enveri (shikoni sa ngjajnë - flitet se është i biri ilegal), Basha u ngjit në majë të politikës shqiptare sa hap e mbyll sytë, si Enveri.

Lulzim Basha ka lindur në Tiranë më 12/06/1974. Shkollën e lartë duhet ta ketë përfunduar rreth viteve '97-'98, dhe që atëherë ka punuar në Kosovë deri në janar të vitit 2005, dhe pastaj është kthyer në Shqipëri, ku çuditërisht menjëherë ka zënë vend në sferat më të larta të PD-s, dhe në vjeshtën e 2005-s rezulton të jetë Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë Berisha. Pra, në janar është kthyer në Shqipëri (plotësisht anonim) dhe në shtator bëhet ministër - as Enver Hoxha s'ka patur të tillë karrierë kozmike.


* * *

Menjëherë pas luftës në Kosovë, Basha u hodh me "parashutë" nga serbët në Prishtinë, ku siç dihet (veç informacionit sekret dhënë serbëve) katranosi dhe dosjet e luftëtarëve të UÇK-s, pasoja që ata i vuajnë edhe sot
Basha mund të jetë më i rëndësishëm se Berisha në shërbimin sekret serb, dhe mbase bosi i tij në prapaskenë. Nëse do observohet historia e marrëdhënieve mes tyre, nga 2005 e këtej, rezulton pikërisht kjo hirearki. Basha solli Fazlliçin në Shqipëri, Basha e bëri Argitën "milionere" me dollarë (nga UDB) në Kosovë, Basha ndërtoi "Rrugën 7", Basha komandoi operacionin e 21 janarit në Tiranë, etc.

Gjatë gjithë këtyre viteve Basha është mbrojtur nga Berisha më shume se çdo kush tjetër (ashtu si vartësi mbron bosin). Gjyqtarë të lartë e prokurorë të përgjithshëm janë shkarkuar/emëruar për të mënjanuar ndëshkimin e Bashës. Por jo vetëm kaq. Bashës ju dha në Tiranë një mandat kryebashkiaku botërisht i fallsifikuar, si kurrë në ndonjë histori zgjedhjesh në botë, thjesht e vetëm që një agjent tjetër serb të trashëgoj politikisht atë paraardhësin (Berishën).

* * *

Ju kujtohet një dokument shitje shtëpie në Belgjikë më 2001, ku ai pretendonte të ishte shtetas amerikan, me pasaportë amerikane? Pasaporta rezultoi e fallsifikuar (lëshuar nga shërbimi sekret serb). 





 Sot definitivisht mund të thuhet se Bashe është 007 serb post-Berishë në Shqipëri...

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulëzim Basha, ka deklaruar në Prishtinë se ka pasur krime lufte dhe se ka punuar në Kosovë për ti zbardhur këto krime derisa ka punuar në Kosovë, si staf i UNMIK'ut.
Basha mundohet ti hedh sy njerzve duke thene para gazetarve se “Askush dhe asgjë nuk mund të njollos luftën e drejt të UÇK-së për çlirimin e Kosovës por nga ana tjetër ka pasur krime lufte, ka pasur një punë për t’i evidentuar ato dhe unë ndjehem krenar që kam qenë pjesë e kësaj përpjekje. Çdo përpjekje për të demonizuar këtë luftë është primitive dhe ka në thelb paragjykime ndaj shqiptarëve”, ka thënë ai.
Ka pasur krime lufte, ka pasur një punë për t’i evidentuar ato dhe unë ndjehem krenar që kam qenë pjesë e kësaj përpjekje".
Basha, këto komente i ka bërë me rastin e ndarjes së çmimit “Qytetar nderi i Komunës së Prishtinës”, nga kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa. Në fund të kësaj ceremonie ai është lutur nga gazetarët të komentonte, përmendjen e emrit të tij, në mesin e atyre që kanë kontribuuar në mbledhjen e dëshmive kundër pjesëtarëve të UÇK-së, në kohen sa ai punonte si përkthyes i misionit të UNMIK-ut në Kosovës.
Kreun e Tiranës e kanë takuar edhe zyrtarë të PDK'së dhe aktivistë të Rinisë Demokratike.
Nga kamarier në Rinas dhe përkthyes në Kosovë, befas një ditë ngrihet milioner, me pasuri përrallore, me vilë në Hollandë, me pallate në emër të vjehrrit në Vlorë, me disa apartamente në Tiranë, me vila në bregdet, me vila në Farkë, me kredi qindra mijëra euro, me unaza diamanti, me orë sheikësh, me piktura prej mijëra eurosh, servise porcelani, aksione në NASDAQ, disa depozita bankare, makina luksoze etj. Kjo është trajektorja e pasurimit me shpejtësi të Lulzim Bashës, kryetarit të Partisë Demokratike, i njohur ndryshe si beniamini i familjes Berisha. Ndërsa shumica e moshatarëve të tij nuk e shihnin as në ëndërr Hollandën, Lulzim Basha arrin të marrë një kredi prej rreth 200 mijë eurosh për të blerë shtëpi në Hollandë, pa asnjë të ardhur të deklaruar. Ndërkaq, Lulzim Basha, në një hark relativisht të shkurtër kohor, deklaron depozita të majme bankare, Mercedes Benz 72 mijë euro, pikturë 6500 euro, orë dore 5200 euro, ore dore 4500 euro, unazë diamanti 11.500 euro, servis porcelani 6800 euro. Po ashtu, Basha deklaron 80 mijë USD të ardhura si punonjës i UNMIK. Një pagë e tillë është anormale, madje e paimagjinueshme. Ndërkaq, bashkëshortja e Lulzim Bashës deklaron 52 mijë euro rrogë në vit. Ndërsa një familje e thjeshtë duhet të punojë gjithë jetën për të siguruar një apartament në Tiranë, ky njeri befas na deklaron shtëpi në Utrecht, Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro, apartament ne Tiranë 205 mijë USD, apartament në Durrës 33 mijë euro, apartament në Tiranë, apartament tjetër në Tiranë 62 mijë USD/52 mijë euro etj. Dhe kjo është vetëm pasuria e deklaruar e Lulzim Bashës. Ky personazh vitet e fundit nuk ka deklaruar asnjë pasuri tjetër të paluajtshme apo depozita bankare, po thjesht doli i implikuar në një pallat të paligjshëm në Vlorë, ku me sa duket janë pastruar paratë e vjedhura me rrugën Durrës-Kukës. Lulzim Basha, sot kryetar i opozitës shqiptare dhe pretendent për kryeministër pas disa vitesh, është modeli i njeriut të pasuruar në mënyrë të dyshimtë. Ndërkaq, ka pasur disa tentativa për të hetuar pasurinë e Bashës dhe transaksionet e tij bankare, por gjithçka ka dështuar.

Roli i Argitës

Jo rastësisht pasuria e dyshimtë dhe e pajustifikuar e Lulzim Bashës lidhet me trajektoren e pasurimit të familjes Berisha. Basha është kthyer në milioner që kur punoi bashkë me vajzën e Sali Berishës, Argita Berishën në shërbim të UNMIK-ut në Kosovë. Kthesa e befasishme dhe i gjithë misteri i pasurisë perandorake të Lulzim Bashës, duket se shpjegohet me njohjen e tij me Argita Berishën, njohje e cila i garantoi edhe një karrierë të shpejtë dhe të shkëlqyer në qeverisje, ndërsa i hapi edhe rrugën për t’u katapultuar në krye të PD si i besuar i familjes.


Pasuria e Lulzim Bashës në vitin 2004
-Shtëpi në Utrecht, Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro (shitur)
-Apartament ne Tiranë, 205 mijë USD / 171.700 euro
-Apartament në Durrës, 33 mijë euro
-Apartament në Tiranë, 17.500 lekë
-Apartament në Tiranë,  62 mijë USD/52 mijë euro
-Troje 22 100 metra 2 në Tepelenë
-Automjet Mercedes Benz, 72 mijë euro
-Pikturë , 6500 euro
-Orë dore, 5200 euro
-Ore dore, 4500 euro
-Unazë diamanti, 11.500 euro
-Servis porcelani,  6800 euro
-Aksione në NASDAQ, 18 mijë USD/15 mijë euro
-Depozitë bankare, 52 mijë USD / 43.500 euro
-Depozitë bankare, 81 mijë euro
Të ardhura si këshilltar në UNMIK, 80 mijë USD
Të ardhura nga bashkëshortja, 52 mijë euro

Pasuria për vitin 2005
-Të ardhura nga paga 588 180 lekë
-Të ardhura nga paga e bashkëshortes për katër muaj, 12 mijë euro

Pasuria për vitin 2006
-Paga vjetore si ministër i Transporteve 1 907 700 lekë
-Të ardhura vjetore si nënkryetar i KRRTRSH, 80 000 lekë
-Paga vjetore e bashkëshortes si drejtore programesh në Amsterdam, 49 512 euro
-Qiraja vjetore për banesën në Tiranë, 4 800 euro
-Rente për hipotekën e shtëpisë sonë në Hollandë, 8 771 euro
-Shlyerje totale e apartamentit në Durrës, 5 mijë euro
-Të ardhura nga shitja e apartamentit në Tiranë, 100 mijë euro

Pasuria për vitin 2007
-Shitur shtëpia në Hollandë 257 500 euro
-Shlyer kredia e shtëpisë në Utrecut, Hollandë, me vlerë 199.726 EUR
-Paga vjetore si ministër i Transporteve 1 907 700 lekë
-Të ardhura nga shpërblime fundviti në MPJ, me vlerë 46.600 lek
-Të ardhura nga paga e bashkëshortes, me vlerë 51.391 Euro
-Shlyer kësti i fundit i apartamentit në Rr. “Dervish Hima”, Tiranë, me vlerë 35.000 USD
--Shlyer rent për kredinë e shtëpisë në Utrecut, Hollandë, me vlerë 10.407 EUR
-Shitur makina 45.000 EUR. Kjo vlerë është depozituar tek ALPHA BANK

Pasuria për vitin 2008
-Të ardhura nga paga si ministër në shumën 1.590.924 lekë
-Të ardhura nga shpërblimi i fundvitit në shumën 21000 lekë
-Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 29.753,00 euro
-Bashkëshortja ka shitur apartament në Durrës me shumë 45.000 USD
-Pagesë kësti për blerje apartamenti në Kavajë në shumën 40.000 euro

Pasuria për vitin 2009
Paga si ministër, 1.639.212 lekë të reja.
Bashkëshortja, pagë nga puna në Holandë, 11.389 lekë

Pasuria për vitin 2010
-1 652 127 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblimi në fund të vitit, si ministër i
-14 038 euro të ardhura nga paga e bashkëshortes Aurela Basha
-1 652 127 lekë të rinj nga paga dhe shpërblimet e fundvitit.

Pasuria për 2011
-734,162 lekë të ardhurat si kryebashkiak
-10.808 euro të ardhurat e bashkëshortes nga leja e lindjes në Hollandë 

Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka ndërtuar vetes një CV që do linte me gojë hapur këdo.

Tregon se si ishte demokrat i flaktë që në gjimnaz dhe se përfaqësoi që në këtë kohë PD-në pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (!).

Por kulmi arrin kur ai mbaron universitetin jashtë (me cilat para?) dhe bën kërdinë kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

“Më pas si qindra dhe mijëra të rinj shqiptarë që dolën në liri, u nis, shkoi për studime. Studioi në një nga universitetet më serioze të Evropës, doli i pari në gara botërore të fushës së të drejtave të njeriut. Mbi këto parametra u thirr nga Gjykata Ndërkombëtare për të kontribuar në hetimin e kryekasapit të asaj kohe Slobodan Millosheviçit,” tha kryeministri Sali Berisha, duke prezantuar zëvendësin e tij.

Por a ka hetuar Basha vërtet për Millosheviçin?

Një dokument zyrtar i Tribunalit të Hagës tregon se Basha ka qenë një përkthyes i thjeshtë, që ndonjëherë e merrnin për të kryer ndonjë punë.

Në dokumentin e 13 marsit të vitit 2009, Tribunali pyet një nga dëshmitarët, Adnan Merovcin, nëse intervistën e ka bërë në anglisht.

“Përpara intervistës në Hagë, ka pasur edhe një intervistë në Prishtinë,” thotë dëshmitari.

“Faleminderit. A kishte një përkthyes në Prishtinë,” pyet gjykatësi.

“Po, ishte një përkthyes prezent, por ai përdorej shumë pak, në fare pak raste, por ishte prezent gjatë gjithë kohës”.

“Faleminderit. Më thoni, a e njihni Lulzim Bashën?”

“Po, e njoh”.

“Me çfarë statusi ka marrë pjesë ai në intervistë?”

“Ai ka qenë në Hagë. Ka qenë prezent edhe gjatë intervistës në Hagë”.

“Më falni, por ishte ai shoqëruesi juaj dhe prandaj mori pjesë në intervistë, apo mori pjesë me një status tjetër?”

“Si përkthyes. Thjesht si një përkthyes”.


No comments:

Post a Comment