Monday, May 12, 2014

“Allahu ekber” ne avionin Zyrih-Prishtine

Ai kërcënoi pasagjerët duke mbajtur në dorë një shkrepëse, një shishe me lëng dhe dukr thirrur “Allahu ekber”.

 Bordi i aeroplanit
Prishtinë, 12 maj 2014 – Pasagjerët e aeroplanit që po udhëtonin nga Cyrihu i Zvicrës drejt Prishtinës, të dielën herët në mëngjes, janë terrorizuar, shkruan gazeta “Koha ditore”.
Një burrë, rreth 35 vjeçar, po e mbante në dorë një shkrepëse dhe një shishe me lëng, dhe po kërcënohej se do ta çonte në erë aeroplanin.
Nën thirrjen “Allahu ekber”, i riu kishte nisur kërcënimet me t’u ngjitur aeroplani në qiell, me më shumë se 150 veta në bord.
“Do të shkojmë të gjithë tek Allahu. A doni që të shkojmë në xhenet apo në xhehnem? Allahu është i pari, Muhamedi është pas tij. Ne të tjerët nuk jemi askushi”, citohet të ketë thënë ai, në lartësi prej më shumë se 10 mijë metrash.
Nehat Llovca, mërgimtar nga Kosova, i shkathët në arte marciale, e ka neutralizuar këtë njeri që ka mbajtur nën ankth të gjithë pasagjerët.
Ankthit e tyre e ka përshkruar për gazetën edhe një prej yjeve të estradës kosovare që ka dashur të mos i përmendet emri në gazetë/zeri

No comments:

Post a Comment