Monday, May 12, 2014

News 24 vazhdon te spekulloje per llogari te Sali Berishes

Fotot në media, Selfollari: Çantat janë të pilotit italian dhe ndodhen në Prokurori

Shefi i Sektorit për Narkotikët, Sokol Selfollari
Shefi i Sektorit për Narkotikët, Sokol Selfollari
TIRANË, 12 Maj/ATSH-Gjergji Mima/ – Shefi i Sektorit për Narkotikët, Sokol Selfollari, ka sqaruar sot me anë të një deklarate për shtyp, çështjen e disa fotove të paraqitura në media lidhur me avionin në plazhin e Dvijakës.
“Duke marrë shkas nga komentet e disa gazetarëve në mediat e ndryshme lidhur me ngjarjen e datës 10.05.2014, në zonën e Divjakës, ku u bllokua avioni me mbishkrimin “Piper” PA32-BT-300 mod I-GRMP, si dhe rreth disa fotove të bëra publike në disa media vetëm para pak çastesh, Policia e Shtetit sqaron se: Çantat e shfaqura në foto janë çantat e pilotit të aeroplanit, shtetasit Italian, Giorgio Riformato, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës dhe ndodhen aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, ka theksuar Selfollari.
Sipas tij, “Makina me targa EL 7117 B, është makina e punonjësit të policisë të Stacionit Divjakë, Arben Sina, i cili u ngarkua me shërbim në vendin, ku u gjend aeroplani. Personi i dytë është specialist i krimeve në Divjakë, Sheme Kaja”. “Policia e Shtetit edhe njëherë shpreh gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me median, për informimin e saj dhe të publikut, brenda kufijve të ligjit, por gjithashtu kërkon prej tyre të mos keqinformojnë publikun për shkak të informacioneve jo të vërteta apo interpretimit jo në përputhje me realitetin”, është shprehur Selfollari.
Sipas tij, “përkushtimi ndaj të vërtetës duhet të jetë e vetmja arsye, jo vetëm e institucioneve, por edhe e medias. Në të kundërt, abuzimi me informacionin është dezinformim me keqdashje”. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me çfarë mbanin çantat, Selfollari ka sqaruar se, “janë çanta me sende personale, brenda ka patur dhe disa manuale të avionit veshje, liçensa e sende të tjera”.
Çantat e sekuestruara gjate operacionit
Çantat e sekuestruara gjate operacionit
Lidhur me pyetjen e gazetarëve se si ka mundësi që në vendngjarje janë parë makina, që kanë ardhur dhe kanë marrë çanta, Selfollari ka sqaruar se “në qoftë se nisemi nga fotot të bëra publike në media, aty nuk shohim asnjë makinë tjetër, vetëm një makinë të një dëshmitari, e cila është një ford fokus me portobagazh, ky dëshmitar po pyetet dhe po marrim dhe dëshminë e tij. Nuk na rezulton që të ketë patur 3-4 makina që të kenë zbritur çanta nga avioni, vetëm çantat që paraqiten në forografi janë çantat, të cilat unë jua shpjegova dhe jua tregova dhe në foto”.
Ndërsa pyetjes se, atëherë ju e mohoni faktin që ka patur makina të tjera që janë afruar dhe kanë marrë çanta? Selfollari i është përgjigjur se, “ne nga hetimi i deritanishëm nuk na rezulton kjo gjë”. /a.ke/


No comments:

Post a Comment