
DITA boton sot faksimile të dy dokumenteve që provojnë lidhje të Gjin Gjonit me gjykatësen Miranda Çekrezi Konica që rrëzoi dje kërkesën e prokurorisë për pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, i cili mban dhe postin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni.
Në dokumentin e parë provohet që është pikërisht Gjoni që ka fshirë nga dokumentat e karrierës së gjykatëses Çekrezi-Konica një masë ndëshkuese të KLD-së ndaj saj, të marrë në 2011 për abuzim. Gjoni ka kryesuar trupin gjykues që ka dhënë vendimin në favor të gjykatëses Çekrezi.
Dokumenti i dytë që mund të shihet sot në DITA dëshmon që bashkëshorti i gjykatëses në fjalë figuron në listën zyrtare të financuesve të fushatës elektorale të PD-së.
No comments:
Post a Comment