Friday, May 16, 2014

Bamir Topi :Berisha eshte arkitekti i shkatrrimit te shtetit

Bamir-Topi
Ish-presidenti Bamir Topi e ka cilësuar si një rastësi avionin e Divjakës. Ai ka thënë se është qesharake që të merresh me mjetin, ndërkohë që trafiku i drogës bëhet me të gjitha llojet dhe ekziston prej vitesh.
Topi ndërkohë e ka cilësuar të papranueshme që opozita të bëjë sikur nuk dinte gjë për trafikun e drogës, ndërkohë që për 8 vjet ka qenë në pushtet.
"Kësaj radhe në bari përshtypje lloji i mjetit.
Është thjesht një tjetër formë e trafikut. Akuzat nuk kanë dalë në terren bosh. Po të thuash që në Shqipëri qarkullon drogë nuk është lajm. Ajo që është e pa pranueshme është që të dalësh me duar të pastra kur deri dje ishe në pushtet. Është një situatë që përsëritet kohë mbas kohe. Kjo është arsyeja që në vend që kjo politikë të shkojë të arsyetojë jo për debatin e radhës por për forcimin e strukturës së shtetit. Konsensus është term i një politike provinciale" ka thënë Topi për News 24.
Ish-presidenti u shpreh se Berisha qendron si një skifter për të përfituar nga situata, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Rama se po e rifut në skenën politike.
Sipas Topit, Berisha ka marrë peng parlamentin dhe PD-në.
"Këta janë arkitektë të shkatërrimit të shtetit për qëllime arriviste, për qëllime të synimeve të llogaritura mirë të pushteteve personale. Nuk jam këtu të them që qeveria Rama është pa faj. Qeveria Rama ka një faj të dukshëm që po rikthen në politikë figurën e Sali Berishës. Shikoni si qëndron, si një skifter. Ka kapur peng jo vetëm partinë e tij, por edhe parlamentin, jetën parlamentare. Është një politikë opozitare e konsumuar. Rikthimi është mungesa e veprimit në kohë të shpejtë," u shpreh Topi.
"Përse duhet t'i lihet më tepër kohë në parlament? Respetohet ai që është korrekt me institucionin. Korrektësia shprehet në respektim të rregullores. Pse jemi ne në këtë gjendje? Sepse të gjithë shkojnë tek opinioni i liderit politik. Kjo politikë ngjan njëlloj si firmat piramidale me qytetarin. Shqipëria është një vend që po deshe të vendosësh rregull, e vendos brenda javës. Ke pasur një politikë me një dinamikë të dështuar, atëherë çfarë do më në politikë ky njeri", vijoi më tej ai.
Në lidhje me kërkesën e PD-së për dorëheqjen e Ramës, Topi tha se kjo është e pamoralshme.
Sipas tij, Berisha nuk dha dorëheqjen edhe kur vrau njerëz në tragjedinë e Gërdecit apo më 21 janar.

No comments:

Post a Comment