Nga Ilir Vata
Cili politikan do të shkoj pas Imamit, pyesin qytetarët dhe sa janë pasuritë e tyre?!
Nëse nuk do të ketë një luftë reale antikorrupsion, kundër zyrtarve të lartë, jo vetëm shqipatërët, por askush nuk do të na besojë se Shteti i sëdrejtës në Shqipri, ka nisur të zë fillë dhe më keq akoma, nëse nuk zbulohen pasuritë miljarda dollarshe që kanë shtetarët dhe politikanë, vendi do të rrotulliset drejt falimentimit.
Ajo që shqiptarët besojnë më shumë është fakti se korrupsioni është alarmant dhe është kthyer në një formë sistemi nga politikanët dhe shtetarët dhe kjo bindje çdo ditë po përvalon më shumë, por ajo që presin është lufta ndaj korrupsionit dhe nuk mjaftonë me kapjen e disa shtetarve të vegjël, por duhet që bosët e korrupsionit të shkojnë para drejtësisë.
Qeveria është në moshën e duhur disa mujore dhe tashmë, ajo dyhet të ketë përpunuar të dhënat dhe gjetur provat dhe faktet për politikanët dhe shtetarët e korruptuar, sic është dhe rasti Arben Imami, që tashmë në rrugë zyrtare është kallzuar penalisht dhe prokuroria po vazhdon hetimet, ndonse me ritëm të ngadalta.
Kjo ngadalësi e organit të akuzës, po humbë besimin qytetarë për një luftë reale kundër korrupsionit e nëse nuk luftohet që nga politikanët dhe shtetarët e lartë, ajo do e humbë kuptimin, si për gjatë viteve të tranzicionit.
Më heret, kryeministri Rama, i ndodhur përballë presionit të qytetarve për një luftë antikurrupsion, deklaroj se “ne nuk mund të marrim prangat në dyar dhe të arrestojmë njerëz”, dhe shumë e drejtë. Por ama, institucionet shtetërore të atikorrupsionit tashmë janë maturuar e njohur me faktet dhe normalisht në të gjithë këtë zallamahi, të korruptuar padyshim që ka.
Janë sheshit faktet, në të gjithë vijën bregdetarë politikanë, deputetët, ish- ministra kanë asetet e tyre të patundshme, madje këto prona të paluaqshme kanë pushtuar dhe malet, si maja e Moravës, ku ka ndërtuar kalanë ish- ministri i financës, madje çdo kryetarë komune ka në posedimë disa prona, përveç atë të vendbanimit dhe këto janë lehtësisht të verifikueshme.
Institucionet shtetërore, tashnë duhet t’i kenë gati provat dhe faktet, shqiptarët presin që drejtësia të shkojë në vend, pasi pasuritë miljardadollarshe që posedojnë të korruptuarit, janë para të taksapaguesve shqiptare, të paktën këto asete janë të dukshme pa pyetur për pronat dhe parat jashtë vendit.
Shqiparët duan drejtësi dhe kjo është e kuptueshme, që nga kryekomunarët dhe deri tek zyrtarët e lartë shtetërorë të djeshmit dhe të sotm, duhet të kalojnë në filtrin antikorrupsion dhe të gjitha rastet e hasura t’i dërgohen drejtësisë, jo vetë si një premtim qeverisës, por si një detyrim ligjor e Kushtetues, madje dhe moral. Cili politikan do të shkoj pas Imamit, pyesin qytetarët dhe sa janë pasuritë e tyre?!
No comments:
Post a Comment