Friday, May 16, 2014

"Bomba e Prokurorit" , pritet arrestimi i Berishes?!

Kryeprokurori Adriatik Llalla tha për mediat se institucioni që ai drejton ka në dorë dosje hetimi që mund të ndikojnë të ardhmen e Shqipërisë dheTahiri-Llalla-dhe-Lika-dje-pas-takimit (1) integrimin. Deklarata vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama tha në parlament se “Prokuroria është ende nën hijen e frikës nga ai (Berisha), ndërsa u bë pas një takimi që Llalla pati me Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.
Llalla nuk përmendi konkretisht asnjë emër dosjeje, por tha: “Takime si ky i sotmi janë shumë të rëndësishme për luftën kundër kriminalitetit në vend. Kemi në proces hetimi mjaft raste të rëndësishme, të cilat nëse do të rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim të rëndësishm në ardhmen europiane të vendit. Të nderuar kolegë ky bashkëpunim (prokurori-polici) është i shoqëruar edhe me raste konkrete suksesi. Janë vendosur përballë përgjegjësisë ligjore zyrtarë të niveleve të ndryshme, prokurorë, gjyqtarë, grupe apo struktura të ndryshme kriminale”, u shpreh kryeprokurori Llalla.  Gjatë fjalës së tij Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se nevojitet bashkëpunim i këtyre institucioneve për të pastruar agjensitë ligjzbatuese. “Pasuria e pajustifikuar e zyrtarëve të lartë apo e individëve që kanë zhvilluar veprimtari kriminale, në Shqipëri ose jashtë vendit, korrupsioni elitar, pastrimi i parave apo krimi ekonomik, cënojnë rëndë barazinë para ligjit, barazinë e mundësive për qytetarët, duke kalcifikuar atë që të gjithë e quajmë pandëshkueshmëri, dhe mbi të gjitha duke ricikluar kriminalitetin në shoqëri dhe për fat të keq, ndonjëherë edhe në politikë e vendimmarrjen publike. Ndaj është e domosdoshme që të investojmë burimet më të mira profesionale dhe buxhetin që kërkohet, për t’i dhënë mundësi publikut që nëpërmjet rezultateve tona konkrete, të krijojë besimin e plotë te drejtësia dhe sundimi i ligjit”. Ministri i Brendshëm tha se kërkohet që të hetohen dhe zbardhen ccështjet që kanë ionteres për publikun. “Veçanërisht ato më të rëndësishmet, për të cilat drejtësia dhe qytetarët presin përgjigje, që ne nuk mund të lejojmë të kthehen në simbol të padrejtësisë, pabarazisë, dhe pandëshkueshmërisë si “Gërdeci”, “21 Janari”, evazioni fiskal me mashtrime në tatime në rendin e miliona eurove, zyrtarët e lartë, ndoshta nivelet më të larta, të kallëzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, e kështu me radhë”, tha Tahiri. Kryeprokurori Adriatik Llalla ka garantuar mbështetje për strukturat policore në sfidën e përbashkët, përballja me krimin. Llalla theksoi se kjo nuk është një sfide e lehtë.  “Prokuroria mbështet strukturat policore për të zbatuar me rigorozitet ligjin. Sfida jonë e përbashkët mbetet përballja me krimin. Nuk është një sfidë e lehtë, por plotësisht e përballueshme nga ne”, tha Llalla.

No comments:

Post a Comment