Lideri i LSDM-së Zoran Zaev menjeherë pas mbylljes së kutive të votimit bëri të ditur se partia më e madhe opozitare nuk do të njeh këtë proces zgjedhor, as të zgjedhjeve parlamentare dhe as presidencialet, pavarësisht rezultatit. Zaev ka numëruar një sërë manipulimesh dhe keqpërdorimesh jo vetëm në ditën e zgjedhjeve, por në të gjithë procedurën zgjedhore, përfshi edhe fushatën dhe elementet e tjera.
Zgjedhjet e dyfishta LSDM-ja i ka quajtur zgjedhje kriminale, ndërsa ka kërkuar formimin e një qeverie teknike e cila do të organizojë sërish zgjedhje fer dhe demokratike. Në këto zgjedhje sipas tij, nuk ka ngelur asnjë nen i Kodit Zgjedhor pa u shkelur, bashkë me normat e Kodit Penal që kanë të bëjnë me zgjedhjet. VMRO DPMNE-ja nga ana tjetër, zgjedhjet i ka vlerësuar më të mira se në cilindo vend skandinav. Alsat M
No comments:
Post a Comment