Një tërmet me magnitudë 3,6 ballë të shkallës Richter u regjistrua sot paradite në orën 10:41, me orën lokale,
në Malin e Zi, njoftoi Qendra Sizmologjike Kombëtare malazeze. ”Epiqendra e tërmetit u lokalizua tre kilometra nga fshati Kosijeri, në jugperëndim të vendit, në provincën e Cetinjës, ndërkohë që ipoqendra ishte 13 kilometra”, shtoi kjo qendër.
Tërmeti u ndje edhe në kryeqytetin e vendit, Podgoricë. Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale
No comments:
Post a Comment