Sunday, April 27, 2014

RTL: Schumi po zgjohet, e njohu gruan e tij !

​Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, më në fund jep sinjale inkurajuese. Sipas asaj që përcjell kanali i njohur gjerman “RTL”, ish-piloti është zgjuar nga koma dhe ka njohur të shoqen e tij, e cila qëndronte pranë shtratit të tij.
largea_shumi1398592001
Lajmi menjëherë ka bërë xhiron e botës, por si zëdhënësja e tij për shtyp, Sebine Kehm, dhe spitali i Grenobles ku po kurohet gjermani nuk kanë pasur asnjë reagimin në ditën e djeshme.
Pak ditë më parë, Kehm, për të parën herë u ndal të flasë gjatë për shëndetin e Shumaker, duke lënë të kuptohet se gjendja e tij është duke u përmirësuar dhe se ka shpresë që shtatë herë kampioni i botës të zgjohet nga koma.
“Po bën progres në fazën e shërimit. Jemi në anën e tij në këtë luftë të gjatë e të vështirë, së bashku me ekipin e spitalit të Grenoble. Dhe ne të gjithë besojmë se Majkëll do të zgjohet dhe do e fitojë dhe këtë betejë, e cila është më e vështira e karrierës tij”, tha zëdhënësja e tij pak javë më parë. Kujtojmë se Shumaker është duke luftuar me jetën që prej datës 29 dhjetor, ku pësoi një aksident të rëndë teksa po bënte ski.
Për momentin lajmi për rizgjimin e tij nuk është konfirmuar zyrtarisht, por të gjithë shpresojnë që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt.

No comments:

Post a Comment