Si do të përfundojë kriza e Ukrainës, me paqe apo me luftë? Pesë janë për ekspertët skenarët e mundshëm të rrjedhës që do të marrin ngjarjet në rajonet e trazuara lindore të vendit.

Qeverisë së re në Kiev po i shterojnë alternativat e rivendosjes së kontrollit në keto zona dhe ruajtjes së integritetit territorial.
Ndërtesat qeveritare dhe rajonet e policisë janë në duart e separatistëve; përgjigja e Kievit ndaj kësaj mësymjeje ka qenë e paqëndrueshme dhe shumë hezituese. Çfare mund të ndodhë më tej?
1. Hipoteza e parë është ajo e shembjes së paqes
Marrëveshja e Gjenevës ofroi atë që Barak Obama do ta cilësonte "një grimce shprese".
John Kerry megjithatë, diplomati i tij më i lartë, u tregua i kujdesshëm në pohime pas negociatave: "Askush nga ne nuk doli nga kjo sallë me bindjen e plotë se kryem punë, duke qenë se gjithçka është vetëm në letër".
Detyra e implementimit te pakti iu ngarkua OSBE-se qe ka derguar 100 vezhgues ne rajon. Por ata nuk zotërojnë fuqi zbatuese dhe per me teper, kane veshtiresi te hyjne ne zonat e kontrolluara nga pro-ruset. Pushtuesit nuk e konsiderojne veten si te jashteligjshëm; mendojne se jane ne te drejten e tyre. Arseni Jancenjuk u ofroi rajoneve te rebeluara autonomi me te madhe, por Rusia kerkon me shume se kaq: ajo do garanci se ukraina nuk do t`i bashkohet NATO-s dhe pretendon zgjedhje te drejtperdrejta ne keto zona per legjislativin dhe ekzekutivin. Njeri prej shteteve me te centralizuara te botes, kerkon decentralizim te thelle ne deren ngjitur.
2.Qeveria ukrainase rimerr kontrollin e lindjes
Nga sa kemi pare javet e fundit, pak gjasa ka qe kjo te ndodhe. Grupet pro-ruse kane nen kontroll zyrat qeveritare nga Sloviansku ne veri e deri ne Mariupol, ne detin Azov. ne shumicen e rasteve, udhehiqen nga "persona me uniforma te gjelbra" dhe jane sot praktikisht ata qe kontrollojne rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut.
3. Lufte civile
Vladimir Putin e tha se Ukraina eshte ne prag te luftes civile, por ne fakt, nuk duket ashtu. Protestuesit pro-moskes jane me teper me dhjetera sesa me qindra dhe ka shume pak ndjenja pro-Kievit ne afishim. Nuk ka pasur as tubime masive te perkrahesve te Ukraines e as perleshje neper rruge. Duket qarte se jane te shumte ata qe preferojne te mos perzihen. Shumica e popullsise vazhdon jeten si normalisht, te shqetesuar me teper per gjendjen e ekonomise dhe zhvleresimin e hrivnes.
4. Nje pushtim i Rusise
Si putin, ashtu dhe ministri i tij i jashtem Sergei Lavrov e kane perseritur vazhdimisht se Rusia nuk ka ne plan te pushtoje apo aneksoje lindjen e Ukraines, edhe pse ne afersi te kufirit jane te dislokuara 40.000 trupa te Moskes. Interesat e Rusise per cdo rast jane te mbrojtur nga "njerezit me jeshile", qe po ia shkulin kievit autoritetin mbi rajonet lindore. Por nese qeveria ukrainase perpiqet te rivendose kontrollin me force duke shtuar viktimat ne radhet e protestuesve pro-ruse, atehere Moska mund te ndryshoje qendrim, sepse vazhdimisht ka premtuar te nderhyje nese sulmohen bashkekombasit ruse ne Ukraine.
5. Vazhdimi i kesaj status quo-je te rremujshme
Per shume analiste, kjo eshte pikerisht ajo qe mund te ndodhe; nje vazhdimesi e ngercit mes grupeve pro-Kievit dhe atyre pro-Moskes ne lindje. Por vete separatistet nuk duket te kene aftesi qeverisese. Shume prej personave te maskuar ne Donjeck jane adoleshente, thote CNN. asnje lider politik nuk ka dale deri me tani ne skene si figura me te cilin qeveria e Kievit apo OSBE-ja mund te negocioje per situaten. /Tch/
No comments:
Post a Comment