Saturday, April 26, 2014

Haxhinasto – Gvozdenovic: Progres për lidhjen rrugore mes Ulqinit dhe Velipojës

Gvozdenovic Haxhinasto.1 Haxhinasto   Gvozdenovic: Progres për lidhjen rrugore mes Ulqinit dhe VelipojësHaxhinasto- Gvozdenovic: Progres për lidhjen rrugore të Plavës e Gucisë me Podgoricën

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto është takuar sot me ministrin Malazez të Turizmit
 z. Gvozdenovic.
Në këtë taskim Haxhinasto ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si shumë të mira. 

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira. Kemi bërë progres përsa i përket projektit të lidhjes rrugore të Plavës e Gucisë me Podgoricën”, tha ai.

Të dy Ministrat ranë dakort për përshpejtimin e lidhjes rrugore mes Ulqinit dhe Velipojës si dhe atë të lidhjes liqenore mes Shkodrës e Virpazar.

Ministri Haxhinasto u shpreh më tej edhe për implementimin e strategjisë One Stop Shop në sektorin hekurudhor mes dy vendeve.

 “Realizimi i këtyre projekteve ka impakt të drejtpërdrejtë tek punësimi dhe gjallërimi i ekonomisë”.

No comments:

Post a Comment