Qeveria e Sllovenisë po ballafaqohet me mundësinë e shkatërrimit, pasi kryeministrja, Alenka Bratushek, e humbi garën për udhëheqjen e partisë së saj Sllovenia Pozitive.
Prefekti i qytetit të Lubjanës, Zoran Jankoviq, është zgjedhur për ta udhëhequr këtë parti në votimin e sotëm.
Partnerët e koalicionit qeverisës më herët kanë thanë se do ta shkatërrojnë koalicionin, nëse Zoran Jankoviq, zgjedhjet lider i partisë Sllovenia Pozitive.
Zoti Jankoviq është nën hetime për korrupsion.
Alenka Bratushek u bë kryeministre në mars të vitit të kaluar, pasi qeveria e mëparshme pat rënë për shkak të akuzave për korrupsion dhe reforma të ngadalshme./Europa e lire
No comments:
Post a Comment