Kështu i komenton akuzat e ngritura nga opozita, ish-kreu i Shërbimit Sekret Shqiptar, Fatos Klosi, lidhur me përdorimin e insfrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës.
Një një intervistë të dhënë për emisionin “Hard Disk” në RTV Ora News, Klosi akuzat e ngritura nga Partia Demokratike i sheh si një tentativë për të shpëtuar nga “fundosja”ish-Ministrin e tyre të Mbrojtjes lidhur me paditë e ngritura ndaj tij. Sipas Klosit të gjitha këto do tu kthehen në bumerang, pasi nuk ka asgjë të vërtetë.
“Unë do ti quaja qesharake dhe absurde. Le ta kritikojnë qeverinë për ato gjëra që vërtet nuk ecin, por jo të përpiqen të hedhin të tilla tymnaja. Rrugë ose fusha që as futboll nuk luhet dot në to, të konsiderohen se janë pista për tu ulur avionët. Më vjen shumë keq për opozitën që është katandisur tani që të merret dhe me të tilla gjëra, për mua janë kundërakuza që po bëhen meqenëse unë kam dëgjuar se për të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes në qeverinë e mëparshme ka shumë vrejtje dhe shumë akuza që me sa duket kanë përfunduar dhe në Prokurori. Dhe tani po përpiqen të krijojnë kundërakuza për të treguar se sot Ministria është më e korruptuarse dje. Unë do isha jo vetëm të mos u përgjigjesha, por të tallesha me ta dhe qeveria duhet të tallej fort, mbase nuk ja lejon statusi, por duhet të talleshin fort me gjithë ata që kanë hapur gojën për këtë punë. Nuk i beson njeri, unë jam i sigurt se do tu bjerë në kurriz atyre, unë si kam besuar kurrë. E kam quajtur shefin e tyre, mjeshtrin për akuza të tilla, për absurditete që përpiqet ti thurë sikur janë të vërteta, sikur i ka thënë ky apo ai. Por si duket akoma nuk po shkëputen dot nga kjo mënyrë e të bërit politikë, duke akuzuar, duke sharë. Nuk është për tu besuar, as kjo e fundit në Lezhë, kjo për mua ka arritur kulmin, njerëzit e shohin vetë, e dinë vetë sesa e mundur është një gjë e tillë. Do tu bjerë vetë atyre, nga kjo pikëpamje më vjen keq për ta”deklaroi ai për gazetaren Klementina Cenkollari.
Në intervistën për“ Hard Disk”, ish-kreu i Shërbimit Sekret ka komentuar dhe dy deklarata të forta të kreut aktual të SHISH, Visho Ajazi Lika, të bëra gjatë aportimit të fundit të tij në Komisonin e Sigurisë. Më poshtë deklaratat e kreut të SHISH dhe komentet e zotit. Klosi.
Ajazi në Komision: -Në rast se me ndarjen e re administrative Himara do të përcaktohet sërish si një njësi administrative më vete nga Vlora, atëherë ekziston mundësia që banorët e kësaj zone, nën ndikimin edhe të qarqeve politike ose jo-ekstremiste greke,mund të kërkojnë pavarësinë sipas modelit të Krimesë në Ukraine.
Klosi: – Së pari nuk e di se çfarë ngjashmërie ka Himara me Krimenë, nuk ka asnjë lloj ngjashmërie për këtë unë jam i sigurt. Pretendimet e qarqeve të caktuara greke që ajo popullësi është greke janë absolutisht të pambështetura. Ajo është një popullësi absolutisht shqiptare që për nevojat e saj, për kushtet historike jo vetëm të dy shekujve të fundit, mësojnë greqisht dhe për interesa të vogla e kanë quajtur që është më mirë të deklarohesh grek, sesa shqiptar. Në këtë kuptim Himarën e quaj pjesë absolute të kombit shqiptar, jo vetëm të shtetit shqiptar. Nuk shoh asgjë të ngjashme me Krimenë, nga kjo pikëpamje historike. E dyta nuk shoh asgjë të ngjashme për situatën e Shqipërisë dhe Greqisë. Të dyja janë vende të NATO-s, aspirojmë dhe ne si Greqia që nesër të jemi pjesë e BE, ku janë mbledhur vendet demokratike të Europës dhe nuk zgjidhen problemet midis vendeve në BE apo dhe brenda NATO-s me metodat që u përdorën në Krime. Kështu që nga kjo pikëpamje nëse ai e ka deklaruar, ja ka futur kot. Po mundohet të hedhë një tymnajë.
Ajazi në Komision: – Ka pasur një politikan, por që nuk është më aktiv, që ka punuar për shërbimet ruse. Ndërsa për politikanët aktualë nuk kam informacion”.
Klosi: -Pothuajse të gjithë politikanët ishin miq të njërës palë apo palës tjetër. Janë partnerët tanë, por nuk është shumë normale. Më përpara e dinin në Ambasadë, sesa e dinim ne një ngjarje që kishte ndodhur në Këshillin e Ministrave. Unë kam arritur të marr vesh nga oficerët e shërbimeve se çfarë është thënë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Diheshin që ky Ministër është mik, apo pretendon të jetë mik i italianëve, apo i grekëve. E kishin si merak dhe nganjëherë e shfaqnin hapur se shiko unë jam i mbrojtur se unë jam mik me këta, jam mik me ata. Gjëra të tilla në Shqipëri kanë qenë sa e gjatë është historia jonë, ndoshta dhe më parë, ka qenë vetëm një periudhë e fortë kur nuk guxonte njeri të ishte mik i Ambasadave, e kam fjalën për periudhën e dikaturës. Ndërsa më vonë kjo gjë u bë fare e zakonshme, nuk ka sekrete në Shqipëri./oranews
No comments:
Post a Comment