
Papa Françesku shenjtëron sot dy paraardhës të tij, Papa Gjonin XXIII (23) si dhe Papa Gjon Palin II. Ceremonia solemne mbahet në sheshin “San Pietro” në Romë, I cili është kthyer në një kamp të mbushur me pelegrinë.
Mesha e veçantë nis në orën 10 dhe për ta ndjekur atë marrin pjesë rreth 122 delegacione nga e gjithë bota.
Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, ka dekalruar se në Romë do të mbërrijnë rreth 1 milionë pelegrinë, ndërsa për të garantuar sigurinë do të jenë në gatishmëri, rreth 10 000 punonjës të rendit.
I pranishëm do të jetë edhe Papa Benedikti XVI. Dhe kjo shënon rastin e parë që dy Papë të gjallë ndjekin shenjtërimin e paraardhësve të tyre.
No comments:
Post a Comment