Kompania IPR Marketing, në bashkëpunim me Ora
News ka publikuar sondazhin e radhës për zgjedhjet e 23 qershorit. Sërish
intervistat janë realizuar me telefon, ndërsa numri i të pyeturve është 1 mijë
në rang kombëtar. Kësaj here është bërë sondazh i veçantë për qarkun e dytë më
të madh në vend, Fierin, sërish me 1 mijë të pyetur, por me marzh gabimi 3.2
përqind. Ndërsa sondazhi në rang kombëtar ka një marzh gabimi prej 2.5 përqind.
Ndërkohë, sa i përket qarkut të Fierit, e majta merr 10 mandate, e djathta merr
6 mandate, pa ndonjë ndryshim. PS merr 9 mandate, LSI 1 mandat, PD merr 5
mandate, PDIU merr një mandat. Pyetja e parë që iu është bërë të intervistuarve
është se si do i preferonin taksat, më të ulëta për të marrë më pak shërbime
apo më të larta për të marrë më shumë shërbime. 48 përqind thonë se do paguanin
më pak taksa dhe duan më pak shërbime nga shteti. 40.3 përqind thonë se duan të
paguajnë më shumë taksa, por kërkojnë më shumë shërbime nga shteti. 17 përqind
thonë se nuk e dinë. Interesant është fakti se janë 47.4 përqind e shqiptarëve
që mendojnë se taksat në Shqipëri janë shtuar në katër muajt e fundit. Ndërkohë
33.4 përqind mendojnë se kanë ngelur njësoj. Vetëm 5.1 përqind thonë se taksat
janë pakësuar. Të pyetur se a e dinë se çfarë është taksa e sheshtë dhe ajo
progresive, 45.6 përqind thonë se nuk e dinë me saktësi. 23.3 përqind thonë se
e dinë me saktësi, kurse 31.1 përqind thonë se e dinë në përgjithësi. Në total
vetëm 25.6 përqind janë për taksën e sheshtë, ndërsa 65.4 përqind janë për
taksën progresive. 9 përqind thonë nuk e di. Të pyetur se kë mbështesin gazetat
dhe televizionet në këtë fushatë, 35.3 përqind thonë se janë të ekuilibruar,
23.8 përqind thonë se mediat mbështesin qeverinë, 12.5 përqind thonë se
mbështesin opozitën, kurse 27 përqind nuk e dinë. Shqiptarët nuk besojnë tek
premtimet elektorale, pasi janë plot 72.8 përqind thonë se premtimet janë të
parealizueshme pasi nuk ka fonde të mjaftueshme. Vetëm 21 përqind tonë se janë
ekonomikisht të realizueshme. 6.2 përqind thonë se nuk e dinë. 88.4 përqind e
shqiptarëve thonë se partitë politike duhet t’i bëjnë publike shpenzimet e
fushatës dhe financimet. 7.5 përqind thonë se janë për të mos i bërë shpenzimet
publike. E habitshme është se janë vetëm 58.4 përqind që e dinë se KQZ
funksionon me katër anëtarë, kurse 41.6 përqind nuk e dinë. 48.8 përqind thonë
se janë pro një koalicioni mes PD dhe PS për një qeveri me bazë të gjerë. 35.1
janë kundër dhe 16.1 përqind thonë se nuk e dinë. Të pyetur se nga kush do e
blinin një makinë të përdorur, 15 përqind thonë nga Sali Berisha, 11.4 përqind
nga Edi Rama, 5 përqind nga Bamir Topi dhe 3.1 pëqind nga Ilir Meta. 53.2 përqind
thonë se tek asnjëri.
(VIJON)
No comments:
Post a Comment