Tuesday, June 4, 2013

Sondazhi: Koalicioni i majtë fiton me 7 pikë diferencë në rang kombëtar





Sa i përket sondazhit në nivel kombëtar, koalicioni i majtë është rritur sërish duke kaluar nga 48 përqind, duke shkuar në 50 përqind. Kurse koalicioni i djathtë ka 43 përqind të votave.
Partia Socialiste ka pësuar rritje duke shkuar në 40 përqind nga 38 përqind që ishte më parë. Rritje ka pësuar edhe PD, por më të vogël dukje kaluar nga 38 përqind në 38.5 përqind. LSI nga 6.5 përqind ka rënë në 6.3 përqind. Aleanca Kuq e Zi vazhdon rënien nga 4 përqind në vetëm 2 përqind, kurse FRD ka një rritje të lehtë duke marrë 3.7 përqind të votave.
Kompania IPR Marketing, në bashkëpunim me Ora News ka publikuar sondazhin e radhës për zgjedhjet e 23 qershorit. Sërish intervistat janë realizuar me telefon, ndërsa numri i të pyeturve është 1 mijë në rang kombëtar. Kësaj here është bërë sondazh i veçantë për qarkun e dytë më të madh në vend, Fierin, sërish me 1 mijë të pyetur, por me marzh gabimi 3.2 përqind. Ndërsa sondazhi në rang kombëtar ka një marzh gabimi prej 2.5 përqind. Ndërkohë, sa i përket qarkut të Fierit, e majta merr 10 mandate, e djathta merr 6 mandate, pa ndonjë ndryshim. PS merr 9 mandate, LSI 1 mandat, PD merr 5 mandate, PDIU merr një mandat. Pyetja e parë që iu është bërë të intervistuarve është se si do i preferonin taksat, më të ulëta për të marrë më pak shërbime apo më të larta për të marrë më shumë shërbime. 48 përqind thonë se do paguanin më pak taksa dhe duan më pak shërbime nga shteti. 40.3 përqind thonë se duan të paguajnë më shumë taksa, por kërkojnë më shumë shërbime nga shteti. 17 përqind thonë se nuk e dinë. Interesant është fakti se janë 47.4 përqind e shqiptarëve që mendojnë se taksat në Shqipëri janë shtuar në katër muajt e fundit. Ndërkohë 33.4 përqind mendojnë se kanë ngelur njësoj. Vetëm 5.1 përqind thonë se taksat janë pakësuar. Të pyetur se a e dinë se çfarë është taksa e sheshtë dhe ajo progresive, 45.6 përqind thonë se nuk e dinë me saktësi. 23.3 përqind thonë se e dinë me saktësi, kurse 31.1 përqind thonë se e dinë në përgjithësi. Në total vetëm 25.6 përqind janë për taksën e sheshtë, ndërsa 65.4 përqind janë për taksën progresive. 9 përqind thonë nuk e di. Të pyetur se kë mbështesin gazetat dhe televizionet në këtë fushatë, 35.3 përqind thonë se janë të ekuilibruar, 23.8 përqind thonë se mediat mbështesin qeverinë, 12.5 përqind thonë se mbështesin opozitën, kurse 27 përqind nuk e dinë. Shqiptarët nuk besojnë tek premtimet elektorale, pasi janë plot 72.8 përqind thonë se premtimet janë të parealizueshme pasi nuk ka fonde të mjaftueshme. Vetëm 21 përqind tonë se janë ekonomikisht të realizueshme. 6.2 përqind thonë se nuk e dinë. 88.4 përqind e shqiptarëve thonë se partitë politike duhet t’i bëjnë publike shpenzimet e fushatës dhe financimet. 7.5 përqind thonë se janë për të mos i bërë shpenzimet publike. E habitshme është se janë vetëm 58.4 përqind që e dinë se KQZ funksionon me katër anëtarë, kurse 41.6 përqind nuk e dinë. 48.8 përqind thonë se janë pro një koalicioni mes PD dhe PS për një qeveri me bazë të gjerë. 35.1 janë kundër dhe 16.1 përqind thonë se nuk e dinë. Të pyetur se nga kush do e blinin një makinë të përdorur, 15 përqind thonë nga Sali Berisha, 11.4 përqind nga Edi Rama, 5 përqind nga Bamir Topi dhe 3.1 pëqind nga Ilir Meta. 53.2 përqind thonë se tek asnjëri.

No comments:

Post a Comment