Kompania IPR Marketing, në bashkëpunim me Ora
News ka publikuar sondazhin e radhës për zgjedhjet e 23 qershorit. Sërish
intervistat janë realizuar me telefon, ndërsa numri i të pyeturve është 1 mijë
në rang kombëtar. Kësaj here është bërë sondazh i veçantë për qarkun e dytë më
të madh në vend, Fierin, sërish me 1 mijë të pyetur, por me marzh gabimi 3.2
përqind. Ndërsa sondazhi në rang kombëtar ka një marzh gabimi prej 2.5 përqind.
Pyetja e parë që iu është bërë të intervistuarve është se si do i preferonin
taksat, më të ulëta për të marrë më pak shërbime apo më të larta për të marrë
më shumë shërbime. 48 përqind thonë se do paguanin më pak taksa dhe duan më pak
shërbime nga shteti. 40.3 përqind thonë se duan të paguajnë më shumë taksa, por
kërkojnë më shumë shërbime nga shteti. 17 përqind thonë se nuk e dinë. Interesant
është fakti se janë 47.4 përqind e shqiptarëve që mendojnë se taksat në
Shqipëri janë shtuar në katër muajt e fundit. Ndërkohë 33.4 përqind mendojnë se
kanë ngelur njësoj. Vetëm 5.1 përqind thonë se taksat janë pakësuar.
Të pyetur se a e dinë se çfarë është taksa e
sheshtë dhe ajo progresive, 45.6 përqind thonë se nuk e dinë me saktësi. 23.3
përqind thonë se e dinë me saktësi, kurse 31.1 përqind thonë se e dinë në
përgjithësi. Në total vetëm 25.6 përqind janë për taksën e sheshtë, ndërsa 65.4
përqind janë për taksën progresive. 9 përqind thonë nuk e di. Të pyetur se kë
mbështesin gazetat dhe televizionet në këtë fushatë, 35.3 përqind thonë se janë
të ekuilibruar, 23.8 përqind thonë se mediat mbështesin qeverinë, 12.5 përqind
thonë se mbështesin opozitën, kurse 27 përqind nuk e dinë. Shqiptarët nuk
besojnë tek premtimet elektorale, pasi janë plot 72.8 përqind thonë se
premtimet janë të parealizueshme pasi nuk ka fonde të mjaftueshme. Vetëm 21
përqind tonë se janë ekonomikisht të realizueshme. 6.2 përqind thonë se nuk e
dinë.
88.4 përqind e shqiptarëve thonë se partitë
politike duhet t’i bëjnë publike shpenzimet e fushatës dhe financimet. 7.5
përqind thonë se janë për të mos i bërë shpenzimet publike.
E habitshme është se janë vetëm 58.4 përqind
që e dinë se KQZ funksionon me katër anëtarë, kurse 41.6 përqind nuk e dinë.
48.8 përqind thonë se janë pro një koalicioni
mes PD dhe PS për një qeveri me bazë të gjerë. 35.1 janë kundër dhe 16.1 përqind
thonë se nuk e dinë. Të pyetur se nga kush do e blinin një makinë të përdorur,
15 përqind thonë nga Sali Berisha, 11.4 përqind nga Edi Rama, 5 përqind nga
Bamir Topi dhe 3.1 pëqind nga Ilir Meta. 53.2 përqind thonë se tek asnjëri.
(VIJON)
No comments:
Post a Comment