të liruar nga të gjitha akuzat në gjykimin e
rastit “Birn”. Pos kryetarit të Skenderajt, nga akuzat janë liruar edhe Rexhep
Hoti, Avni Azemi, Riza Hajdari dhe Qani Mehmedi. Kryetari i Skenderajt
akuzohej për veprën penale të shkeljes
së statusit të barabartë të banorëve dhe kanosje sepse në periudhën maj-qershor
2009 në bashkëpunim me disa persona të tjerë kishte nisur një fushatë mediale
kundër Jeta Xharrës, drejtoreshë e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese. Bashkë
me të akuzohej edhe ish-deputeti e PDK-së dhe botuesin e InfoPress, Rexhep
Hoti, gazetarët Qani Mehmedi, Avni Azemi dhe Rizah Hajdari. Lirimin nga të
gjitha akuzat rreth rastit BIRN të Sami Lushtakut dhe të tjerëve e ka
konfirmuar sot edhe EULEX-i nëpërmjet një komunikate. Në komunikatën e EULEX-it thuhet se “një trup
gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjyqtarëve kosovarë i liroi
të pesë të pandehurit në rastin BIRN, pasi që u vërtetua se aktet për të cilat
ata akuzoheshin nuk përbëjnë vepra penale. Në aktakuzë, Sami Lushtaku, Rexhep
Hoti, Avni Azemi, Rizah Hajdari dhe Qani Mehmedi, akuzoheshin për veprën penale
të shkeljes së statusit të barabartë të banorëve të Kosovës dhe për veprën
penale të kërcënimeve. Rasti ka të bëjë me një fushatë të pretenduar të
kërcënimeve kundër gazetares Jeta Xharra dhe një punonjëse të saj në Rrjetin
Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) prej anës së gazetës Infopress në
qershor të vitit 2009 pas transmetimit të një programi televiziv (të drejtuar
nga Jeta Xharra) që gjoja e kishte kritikuar kryetarin e Skenderajt dhe rajonin
e Drenicës.
Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror
special nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)”. Ndërkohë,Prokurorja në
rastin “Lushtaku vs Xharra”, Mariah Bamieh do të ankohet kundër vendimit lirues
ndaj kryetarit të Skënderajt dhe të tjerëve. “Ajo çfarë kemi parë në këtë rast,
dhe për të cilën shpresonim që gjykata do të pajtohej me ne ishte se të
akuzuarit e kanë vënë Jeta Xharrën në situatë frikësuese. Kërcënimet dhe
shpifjet e bëra kundër saj kishin qëllim të qartë. Të akuzuarit donin ta
frikësonin Jeta Xharrën dhe ekipin e saj, ata donin ta poshtëronin atë dhe me e
rëndësishmja, donin që ta hiqnin nga skena një gazetare kritike dhe të
besueshme, e cila kishte guximin që t’i vinte në pikëpyetje të arriturat
politike të zotit Lushtaku, një figurë e fuqishme politike dhe shoqërore”, ka
thënë prokurorja. Sipas saj, ky është rasti më i rëndësishëm për lirinë e
medias në Kosovë, dhe tregon sa demokratike është Kosova, prandaj duhet
menjëherë që Gjykata e Apelit ta shqyrtojë ankesën për lirimin.
No comments:
Post a Comment