Dega e Frymës së Re Demokratike në Shkodër
reagoi pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha në Bushat, se tani që KESH
ka lekë, do dëmshpërblehen të përmbyturit. Sipas FRD, Berisha duhet të kërkojë
ndjesë. Fryma e Re Demokratike beson se PD do humbasë deputetë në Shkodër,
ndërsa ata do marrin një mandat. “Premtimet e mazhorancës aktuale përmes
kryeministrit sa i përket dëmshpërmblimeve për përmbytjet i ngjasojnë
premtimeve të bëra për ish- pronarët dhe ish– të persekutuarit ndër vite. Kryeministri
së pari duhet të kërkojë ndjesë banorëve të Komunës Bushat dhe banoreve të
tjerë të qarkut Shkodër për mosmbajtjen e premtimeve për dëmshpërblimin e
zonave të përmbytura si dhe të ofrojë zgjidhje konkrete dhe reale. Në dy javët
e fundit Partia Demokratike ka zhvilluar 4 mitingje elektorale në Qarkun e
Shkodrës, çka tregon dhe pasiguri te mazhorancës aktuale për një humbje vendesh
ne parlament në zgjedhjet e 23 qershorit, dhe këtë mundohen ta mbulojnë me
premtime të dala boje dhe mitingje fallso me njerëz të sjellë nga administrata
shtetërore. Mandati i FRD në Shkodër do jete surpriza e vetme dhe oponenca e
merituar nga qytetarët e Shkodrës për qeverisjen aktuale,” thuhet në deklaratën
e FRD.
No comments:
Post a Comment