Raporti i parë i misionit vëzhgues të
OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit ka prekur pikën e dobët
të administrimit zgjedhor siç është maja e saj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në raportin e parë të ndërmjetëm të hartuar nga misioni që drejtohet nga
amerikania Conny McCormack, theksohet në mënyrë të qartë e të prerë se funksionimi
i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me katër anëtarë pengon aftësinë e tij për
të administruar zgjedhjet në përputhje me ligjin. Në dokumentin e publikuar dje
pasdite nga ODIHR theksohet se KQZ ka marrë disa vendime për të cilat kërkohej
një shumicë prej 5 votash. Në raport përmenden raste të përdorimit të ngjarjeve
qeveritare për qëllime elektorale apo të pushimeve nga puna të punonjësve të
administratës publike për qëllime politike.
Analiza
Raporti ndërkombëtar ka analizuar të gjithë
aspektet e procesit zgjedhor. Një vend të rëndësishëm në të, ka zënë analiza e
punës së Komisionit Qendror të zgjedhjeve, institucioni përgjegjës për
organizimin e procesit, i cili u vë në qendër të vëmendjes muajin e kaluar për
shkak të përplasjeve për përbërjen e tij. Zëvendësimi nga ana e parlamentit i
anëtarit të propozuar nga Lëvizja socialiste për integrim, çoi në dorëheqjen e
tre anëtarëve të propozuar nga opozita, duke bërë që Komisioni të kryejë
aktivitetin vetëm me 4 anëtarët “gjë e cila – thekson raporti - pengon aftësinë
e saj për të administruar zgjedhjet në përputhje me ligjin”.
Vëzhguesit vërejnë se “janë disa vendime
specifike për të cilat Kodi kërkon shprehimisht që të merren me një shumicë të
kualifikuar prej 5 votash, përfshirë certifikimin e rezultatit dhe ndarjen e
vendeve në parlament”, dhe se ndërkohë “KQZ ka miratuar me katër vota akte
normative të cilat kërkojnë një shumicë
me 5 votash. Nga ana tjetër – shtojnë vëzhguesit - KQZ ka shmangur marrjen e vendimeve të nevojshme
për të amenduar aktet e vjetëruara” dhe se “aktualisht po vepron pa miratuar
rregulloren e saj të funksionimit siç e parashikon ligji”
Sipas vëzhguesve “ndërsa përgatitjet zgjedhore
vazhdojnë, janë vënë re vonesa, dhe mosrespektim i disa afateve ligjore. KQZ
zhvillon mbledhje të shpeshta publike. Megjithatë disa herë, vendimmarrja e saj
ka mungesë transparence. Disa nga vendimet e KQZ janë kritikuar për mungesë të
një baze të qëndrueshme ligjore”, vlerësojnë vëzhguesit. Raporti sjell në
vëmendje se “KQZ vendosi që të ndryshojë manualisht renditjen e partive në
fletën e votimit pas hedhjes së shortit ndonëse ligji kërkon që ajo të bëhet në
mënyrë rastësore”. Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë “Mbledhjet e KQZ thirren
shpesh pa një paralajmërim të duhur. Vendimet nuk publikohen menjëherë në faqe
sic parashikon ligji. Kjo zvogëlon transparencën në vendimmarrjen e KQZ”,
nënvizon raporti.
Vëzhguesit vlerësojnë se fushata elektorale po
zhvillohet e qetë, megjithatë, sic shkruhet në raport “vëzhguesit kanë vërejtur
përdorimin e ngjarjeve zyrtare qeveritare me qëllim elektoral. Inaugurime të
rrugëve të reja apo projekteve infrastrukturore janë shoqëruar me sloganet
elektorale dhe flamujt e partisë demokratike”. Po ashtu në raport pasqyrohen
edhe shqetësime të ngritura nga opozita se “punonjës të administratës publike
ftohen të marrin pjesë në mitingje ose të garantojnë mbështetje për partinë në
qeveri. Ato kanë pohuar gjithashtu se mbështetësit e tyre, përfshirë persona që
kanë marrë pjesë në komisionet zgjedhore në zgjedhjet e kaluara apo të afërmit
e tyre janë pushuar nga puna për qëllime politike. Vëzhguesit u takuan me disa
prej tyre të cilët konfirmuan këto pohime”, shkruhet në raport. Lidhur me
debatin mbi vendimin e KQZ për detyrimin e mediave shqiptare që të përdorin
materialet filmike të parapërgatitura nga partitë politike, raporti nuk jep
vlerësime por mbetet në kuadrin e konstatimeve dhe shqetësimeve të ngritura
publikisht mbi këtë cështje. Vëzhguesit shpjegojnë se “zgjedhjet parlamentare
rregullohen nga një kuadër ligjor gjithëpërfshirës i cili ofron një bazë solide
ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve nëse zbatohet plotësisht nga aktorët
politik” ndërsa theksojnë se “nevoja për një vullnet politik në zbatimin e
plotë dhe respktimin e legjislacionit është një parakusht për të mundësuar një
proces zgjedhor vërtetë demokratik dhe për të forcuar besimin e publikut”.
Apelimi
Në raportin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it,
theksohet se një nga çështjet më problematike që mund të dëmtojë procesin janë
animimet. Sipas raportit, ankimimet kundër vendimeve të KZAZ-ve mund të
apelohet në KQZ dhe animimet kundër KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor, i cili duhet të
vendosë brenda 10 ditëve. Në rastet që dështimit të KQZ-së për të arritur një
vendim brenda afatit ligjor, Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtojë rastin në
thelm dhe mund të kthehet në një çështje për një vendim tjetër të KQZ-së brenda
10 ditëve. Kodi Zgjedhor nuk jep një zgjidhje juridike për çështjen e
ankimimeve. Çdo subjekt elektoral ka të drejtën që të ankimohet ndaj të gjitha
vendimeve të trupave zgjedhorë. Ndërkaq, aktorët e tjerë zgjedhorë, si
votuesit, grupet e qytetarëve, apo OJF-të nuk mund të kudnërshtojnë vendimet për
të shprehur të drejtën e tyre elektorale. Diskutimet e Kolegjit Zgjedhor nuk
mund të apelohen në Gjykatën e Lartë. Gjykata Kushtetuese ka mandatin që të intepretojë
vendimet e gjykatave për të parë përputhshmërinë me garancitë kushtetuese të
procesit, por nuk ka asnjë afat ligjor për të diskutuar çështjet gjatë
periudhës zgjedhore. Aktualisht KQZ nuk ka marrë asnjë ankim kundër vendimeve të
KZAZ-ve dhe misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR nuk është informuar për asnjë ankimim
të lidhura me Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor. Ndërkaq partitë
politike kanë shfaqur ankesat e tyre në lidhje me dhunimin e fudhatës, por ende
nuk janë aktivizuar mekanizma ligjor të animimit për këto çështje.
Kolegji Zgjedhor ka gjykuar 11 ankimime kundër
vendimeve të KQZ-së dhe ka dështuar të marre vendime. Një vendim mjaft i
diskutueshëm i lidhur me Kolegjin Zgjehdor, për përcaktimin e numrit të Zonave
Zgjedhore ka ndjekur dështimin e KQZ-së për të marrë vendimin. Meqë gjykata
duhet të urdhëronte KQZ-në të merrte një vendim u gjykua që të vendosen 89 Zona
të Administrimit Zgjedhor. Më 14 shkurt Partia Socialiste apeloi në Gjykatën
Kushtetuese vendimin për ndarjen e mandateve, duke theksuar se Kuvendi nuk ka
fuqi zgjedhore të ndante numrin e mandateve, pasi i takon KQZ-së. Më 7 mars
Gjykata Kushtetuese, refuzoi të shprehej për këtë çështje.
Artikuj të mirë, A keni dëgjuar për zotin Benjamin, Email: Lfdsloans@outlook.com --WhatsApp Kontakt: + 1-9893943740-- të cilët punojnë me shërbimin e financimit ata më japin kredi prej 95,000.00 $ për të filluar biznesin tim dhe unë i kam paguar ato çdo vit tash e dy vjet dhe akoma më kanë mbetur 2 vjet edhe pse më pëlqen të punoj me ta sepse ata janë huadhënës të vërtetë të huasë që mund të të japin çdo lloj kredie.
ReplyDelete