Monday, June 3, 2013

Moisiu: Zgjedhjet në rrezik, të ndërhyjë Nishani?!


Ish-presidenti Alfred Moisiu ka kërkuar ndërhyrjen e presidentit Bujar Nishani për situatën e krijuar në KQZ, pasi sipas tij, zgjedhjet janë vënë në një rrezik serioz. “Jam pesimist për të gjendjen ku ndodhemi. Nevojitet ndërhyrja e kryetarit të shtetit, i cili duhet të bëjë arbitrin me politikanët”, ka thënë Moisiu nga Vlora, duke komentuar situatën zgjedhore. “Unë i kam bërë një ftesë mjaft miqësore që duhet të vërë dorë, se për fat të keq politikanët nuk po meren dot vesh.  Do s’do duhet të hyjë në rolin e arbitrit. Zgjedhjet kanë të bëjnë me unitetin e popullit, unitetin e kombit dhe presidenti nga ana e kushtetutës, përgjigjet për unitetin e popullit”, tha Moisiu. “Politikanët tanë janë materialistë, ata duan ta mbajnë pushtetin me çdo kusht. Por pushtetin ta jep populli, ta jep vota e tij dhe nuk mund të merret me dhunë”, ka thënë Moisiu, duke kërkuar emancipim nga vituesit shqiptarë. Sipas tij, ata duhet të kërkojnë llogari me votë ndaj politikanëve, ndaj atyre që kanë bërë dhe premtojnë të bëjnë. Sipas ish- presidentit, nëse Komisioni Qendror të Zgjedhjve do të mbetet me katër anëtarë kjo do të vërë zgjedhjet në rrezik. Ai shprehet se ne asnjë mënyrë Kolegji Zgjedhor nuk mund të kryejë detyra që i takojnë një organi administrativ. “Komisionin Qëndror e parashikon ligji me 7 anëtar. Me 4 anëtarë jo vetëm që është I çalë, por bëhet i pabesueshëm. Pavarësisht se thuhet që  këto do kompesohen në Kolegjin Zgjedhor, kjo nuk është e drejtë në asnjë mënyrë  sepse në fund të fundit KQZ është një organ administrativ, ndërsa Kolegji Zgjedhor është organ gjyqësor. Pra nuk mundet që një vendim që duhet ta bëjë organi administrativ të shkojë ta bëjë gjyqësori” tha Moisiu.

No comments:

Post a Comment