Opozita fitoi betejën e parë ligjore përballë
KQZ-së, në Kolegjin Zgjedhor. Socialistët kishin ankimuar një vendim të
Komisionit Qendror, që caktonte 3 vend-votime në një ambient privat dhe në
pronësi të aktivistëve të PD-se në Tiranë. Trupa e Kolegjit pasi dëgjoi
argumentat e palëve, i dha të drejtë PS-së që qendrat e votimit të
zhvendoseshin në një shkollë publike. KQZ mbrojti qëndrimin se kishte zgjedhur
ambientin privat për tu ardhur në ndihmë më afër votuesve, pasi ishte më afër
njësisë. Por mbrojtësi ligjor i PS Eno Bushi tha se largësia e shkollës, nuk
ishte më shumë se 270 metra larg. Përfaqësuesi i PD, si palë e interesuar Ivi
Kaso u shpreh në seancë se socialistët nuk provuan se pronari i ambjentit të
miratuar nga KQZ të kishte lidhje me kandidatët e Partisë Demokratike, por të
majtët thanë se ai ishte drejtues i një nënseksioni të partisë në pushtet. Kjo ishte përballja e parë në Kolegj për këtë
proces zgjedhor, por për shkak se KQZ-së i mungon anëtarësia e plotë, shumë
vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar do të zgjidhen nga kjo trupë gjykuese. Kolegji
Zgjedhor pranon padinë e Partisë Socialiste, lidhur me 3 qendrat e votimit të
vendosura në njësinë numër 4, në pronësi të familjes Kuka. Partia Socialiste
pretendonte në kërkesën e saj se familja Kuka ka lidhje me Partinë Demokratike,
duke kërkuar që qendrat e votimit të zhvendoseshin në ambiente publike. Kolegji
Zgjedhor nën drejtimin e Valbon Çekrezit, pranoi kërkesën e PS, duke rrëzuar vendimin
e KQZ me nr, 458 të datës 21 Maj 2013, duke zhvendosur në këtë mënyrë 3 qendrat
e votimit nga ambiente private në ambientet publik, saktësisht në shkollën “Pal
Ëngjëlli”.
No comments:
Post a Comment