Thursday, June 6, 2013

Mes nudizmit të Ramës dhe ferexhesë së Berishës.

Ditet e fundit , me afrimin  e dites së zgjedhjeve , përmes një fushate negativiste e tejet dëshpëruese, mediat on-line afër oborrit të Saliut , përmes një paniku lehtësisht të dukshëm, kanë lënë menjanë skrupujt dhe shtijatjen përkundrejt etikës (ose më mirë minimumit të saj jetik) , dhe sulmojnë opozitën dhe lidershipin e saj me një gjuhë rrugaçërie të papreçedentë që do jua kishin zili edhe gangsterët e viteve ’80 në Shqipëri. Nga akshihanja ku gatuhet përmes llumit politika turkoshake e Saliut dhe e sojit e sorollopit të tij , natë pas nate u serviret mediave një shpifnajë e mbrujtur si mos më keq , pa kujdesin më të vogël për ta justifikuar mashtrimin politik. Aq e vërtetë është kjo sa kudo përballesh me ofshamat e bezdisjes së qytetarëve që shfryjnë : - Këta as me rrejtë , nuk dijnë.
Prej panikut që vjen prej sigurisë së humbjes  , këto ditët e fundit vërejta se i ishin kthyer sërish disa fotove të Kryetarit të Partisë Socialiste. Fotot nudo në atë kohë u konsideruan edhe “kali i fushatës” së doktorit dhe Olldashit ( Pra kali i betejes politike të PD-së e Saliut ishin hallatet e Edi Ramës(!!!). Por këta mjeranë harrojnë faktin se në ato zgjedhje,  PS fitoi me 20 000 vota plus Bashkine e Tiranës si dhe të gjitha bashkitë e tjera në Shqipëri duke e kthyer PD-në në një Parti rurale dhe duke e lënë “peng në Bathore”. Duke parë sërish këto foto si dhe duke më ardhë keq për këtë politikë mjerane ku është katandisur PD-ja , “dashuria” jonë e parë politike , e rinisë sonë të hershme, iu riktheva një shkrimi të botuar pas publikimit të parë të këtyre fotove:

Mes nudizmit të Ramës dhe ferexhesë së Berishës

-Nga Gjergj Zefi

Gjëja e parë që mësova sapo zbrita në aeroportin e Rinasit ishte se gazetat kishin botuar dy fotografi të Edi Ramës në një plazh nudistësh në Francë. Të gjithë flisnin për këtë; punëtorët e bagazheve , policët ,punonjësja e kontrollit elektronik, të gjithë pa përjashtim. Lakuriqësia e Kryetarit ishte tema e ditës. I ardhur nga Firence nga kjo qendër krejt e tejdukshme  ed historisë së qytetrimit evropian , isha krejt indifferent me transparencën fizike të Edit , por nuk kishte se sit ë mos më bënte përshtypje pasioni me të cilin këta njerëz e komentonin këtë “hata”, gjithsecili sipas mënyrës së tij. Lehtë kuptova , se për ditë të tëra e gjithë hapsira mediatike në vend ishte përfshirë nga gumëzhimat histerike për lakuriqësinë si një “mëkat” i madh ndërkohë që revista prestigjoze “ The economist”  shkruante për shqipërinë: “Sëitching on the light”.
Realiteti në Shqipëri është deformuar aq shumë , sa që ajo ç’ka për gjithë botën është e rëndësishme , për ne nuk ka pikë vlere dhe ajo ç’ka për botën nuk përbën asnje lajm , për ne është kryefjala e ditës. Në këtë vend gjithçka është së prapthi.
Të gjithëve ju bën përshtypje që Edi Rama është parë lakuriq në një plazh nudistësh (aty assesi nuk mund të shkosh i veshur) dhe askush nuk preokupohet se vendi është në prag të katastrofës energjetike dhe financiare. Askush nuk alarmohet që në këtë vend Kryeministri me gjeneralët e zinj po tenton edhe njëherë të shkatrrojë shtetin duke sulmuar dy kollonat kryesore të tij:institucionet dhe kapitalin. Të gjithë janë të shqetsuar se ç’karë ka veshur apo nuk ka veshur Edi Rama dhe asnjë nuk e sheh si është veshur djalli?. Djalli tek ne në Shqipëri nuk është veshur me “Prada”. Ai nuk është as lauriq…
Djalli vishet me “Berisha”
Djalli apo e thënë ndryshe Luciferi na vjen këtë vit i veshur me “Berisha” Dhe këtë askush nuk e sheh. Ose më mirë të themi e shohin , por nuk duan ta besojnë. Si në fabulën e ujkut me gomarin që kur ujku po e shqyente  nga prapa , gomari tha – “Oh zot bëje ëndërr”.                                          Me ditë të tëra gazetat e vendit merren me Edin lakuriq; aperture , editorial, komente , analiza, këndvështrime të ndryshme . Ndërsa kur Djalli deklaroi se kishte fornizuar me armë Millosheviçin, mjaftonin disa rradhë në faqen e tetëmbëdhjetë. Edi lakuriq i alarmon të gjithë ndërsa vizitat e shpeshta të ambasadorit iranian në zyrën e Kryeministrit , nuk shqetsojnë asnjë. Askush  nuk do t’ia dijë për lidhjet e Berishës me Abu Omar apo eksponentë të tjerë të Al Qaedas. Askush nuk shqetsohet se vendi po rrezikon të rreshtohet në anën e djallit. Shqipëria gjendet sot në një udhëkryq historik , ç’ka një zgjedhje e gabba do të na kushtonte rëndë. Është në lojë idenditeti ynë. Është në lojë e kaluara jonë mijëravjeçare . Nesër shkojmë në zgjedhje . Këto zgjedhje vërtetë janë administrative, por kanë marrë permasa historike. Është zgjedhje midis dy botëve , mes dy qytetrimeve . E në këtë zgjedhje jam i detyruar që në mes nudizmit të Edi Ramës dhe ferexhesë së Sali Berishës , të zgjedh të parin.


No comments:

Post a Comment