Friday, June 7, 2013

“Belle air” i ka bërë llogaritë gabim./ Nga Gjergj Zefi


Kompania e fluturimeve “Belle air” është vënë qorrazi në shërbim të pushtetit në ikje. Po të kërkosh sot pranë zyrave të saj nuk gjen dot asnjë biletë për nga vendet e Evropës në Shqipëri nga dt 20-22 Qershor dhe po ashtu nuk gjen asnjë biletë për në Europë  nga data 24-26 Qershor. Nëse do biletë për këto data mund ta marrësh atë falas në këmbim të firmosjes së një formulari në ambasadën tonë në vendin ku je , me nenshkrimin e të cilit, verteton votën për Partinë në pushtet .
Kompania e famshme e fluturimeve e ka ndërprerë totalisht shitjen e biletave për këto data. Ajo gjithashtu ka ndërprerë prej dy muajsh pagesat e punonjësve të saj si dhe të gjitha shpenzimet e tjera në kompani duke u përqendruar vetem në blerjen e karburantit për sposorizimin e “madh politik” siç e quajnë krerët e saj . Ky është edhe kompromentimi më i madh, i hapur,  i një kompanie kaq në emer përkundrejt pushtetit politik . Nëse nuk është e vërtetë ajo që thuhet se kjo kompani është pronë e familjes së Kryeministrit ( e kështu nuk ka rrugë të mesme vetëm të iki bashkë me të) atëherë boset e “Belle Air” i kanë bërë llogaritë gabim . Po të ndodhte kjo në një vend përëndimor, në rastin më të mirë qytetarët do të bojkotonin në mase shërbimet e kësaj kompanie, e në rastin më të keq do t’ia digjnin edhe zyrat .

Kalkuloni mirë veprimet se edhe Shqipëria nuk është shume larg përëndimit.

No comments:

Post a Comment