VETËM SHQIPËRIA EUROPIANE ËSHTË ALEATE E
SIGURTË E SHBA-se
Nga Nikolle Loka
Udhëtimi pa viza
për në SHBA kalon nga europianizimi. Deri tani vetëm 15 shtete të Bashkimit
Europian i kanë plotësuar kushtet për një përfitim të tillë.Teknologjia politike e mashtrimit elektoral i
jep vlerë çfarëdo premtimi, qoftë dhe të parealizueshëm, po solli ca vota më
shumë. Përmes kësaj teknologjie mashtruesit politikë kërkojnë të ulin efektin e
dështimeve të tyre qeverisëse.Plotësimi i kushteve për të marrë statusin e vendit kandidat
për në BE është detyrimi i çdo qeverie që del nga zgjedhjet e 23 qershorit. BE
po e kërkon me forcë dhe ka investuar 23 vjet për këtë hap të pritshëm të
vendit tonë.SHBA ka kërkuar nga qeveria shqiptare respektimin e
shtetit ligjor dhe të standarteve demokratike, si dhe përshpejtimin e procesit
të integrimit europian të vendit tonë. Mbi këta parametra demokratikë, kur t'i
vijë koha, do të gjykojë dhe heqjen e vizave me Shqipërinë. Me viza udhëtojnë
ende qytetarët e 12 shteteve të BE-së.
Standartet për liri lëvizje drejt SHBA janë
standarte europiane dhe jo aziatike.
SHBA ka kërkuar në mënyrë të përsëritur
europianizimin e Shqipërisë. Vetë Shqipëria Europiane është aleate e sigurtë e
SHBA-ve.
Vetëm standartet europiane të demokracisë sigurojnë
udhëtim pa viza në SHBA. Ky objektiv kalon nga antarësimi në Bashkimin
Europian.
Çdo premtim për lëvizje të lirë amerikane që kalon
jashtë Europës fyen intelektin e shqiptarëve dhe abuzon me aspiratat e tyre.
No comments:
Post a Comment