Friday, May 17, 2013

Topi: Kryeministri po e përjeton fundin politik si gjëmën e madhe të jetës së tij.




Fryma e Re Demokratike çeli siparin e fushatës zgjedhore me prezantimin e 7 kandidatëve që do të garojnë në 23 qershor në logon e FRD në qarkun e Lezhës. Kandidatët u prezantuan gjatë një takimi me qytetarët në pallatin e kulturës të qytetit të Lezhës. Listën e kandidatëve për Frymën e Re e kryeson ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, agronomi Gjergj Ivanaj.
Nga Lezha kryetari i FRD-së Bamir Topi vuri në dukje se tashmë kemi hyrë në një fazë të re të fushatës,atë të komunikimit intensiv me qytetarët në mënyrë që në 23 qershor të largojmë nga pushteti të korruptuarit. “Ti japim fund qeverisë që mbështet projekte private , projekte të familjes që nuk i shërbejnë interesave publike” u shpreh z.Topi. Duke u ndalur në fushatën e partive të vjetra , ai akuzoi kryeministrin se detyron njerëzit e administratës dhe nxënësit e shkollave të jenë pjesë e mitingjeve të tij duke u shndërruar në një njeri butaforik që po numëron ditët e fundit si gjëmën e madhe të jetës së tij. Nga Lezha z.Topi iu drejtua kryeministrit: “Mos e përjeto kaq rëndë, dikush ikën e dikush vjen,ky është rotacioni”. Më poshtë kryetari i FRD-së u ndal në gjëndjen shumë të vështirë të ekonomisë dhe tha se qeveria i merr para qytetarëve me bono thesari për të mbuluar gropat e zeza të keq-qeverisjes.Ekipi i kandidatëve të qarkut të Lezhës është pasqyrë e fizionomisë sonë politike tha z.Topi duke i cilësuar ata si njerëz të forumar dhe konkurues të denjë. Ata me durim e sinqeritet do ti prezantojnë qytetarëve në Lezhë,Rubik,Rrëshen e kudo në këtë qark programin politik dhe ekonomik të FRD-së i cili është i thjeshtë sepse e thjeshtë është edhe rruga për të ndryshuar Shqipërinë u shpreh z.Topi.Ai e përfundoi fjalën e tij duke shprehur besimin se banorët e këtij qarku në 23 qershor do të bëjnë diferencën midis profileve njerëzorë të kandidatëve të FRD-së dhe profileve të atyre që vijnë vetëm kur kanë nevojë për votën e qytetarëve.

No comments:

Post a Comment