Shefi i ekipit serb në bisedimet teknike në
mes të Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviçeciç e ka vlerësuar si shumë pozitiv
takimin e sotëm në Bruksel, duke nënvizuar se ka pasur konstruktivitet të madh
nga të dy palët. Megjithatë, në raundin ku janë diskutuar telekomunikacioni dhe
energjetika nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete. “Tash për tash nuk
është arritur asgjë konkrete, por ka pasur përparim dhe mendoj se është e
mundur që të arrihet marrëveshje, por ka ende disa gjëra që duhet të
bisedohen”, ka thënë Paviçeciç, duke vlerësuar se në takim janë kthyer ato pika
që konsideroheshin të vdekura. “Është folur për shumë gjëra, janë shumë çështje
komplekse dhe ato që janë të lidhura për telekomunikacion, si funksionimi i
telefonisë fikse dhe mobil, por edhe në energjetikë, siç është distribucioni”,
është shprehur Paviçeciç. Prishtina dhe Beogradi kanë arritur deri më tash një
sërë marrëvshjesh në kuadër të dialogut teknik në Bruksel, por lë për të
dëshiruar zbatimi i tyre, siç nuk ka nisur së zbatuari ende as marrëveshja për
normalizim raportesh e arritur mes dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica
Daçiç në muajin prill në Bruksel. REL
No comments:
Post a Comment