Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në qytetin e Korcës, ku zhvilloi takimin elektoral të radhës, ka sulmuar ashpër kreun e opozitës Edi Rama dhe atë të LSI-së Ilir Meta. Berisha akuzoi kreun e PS-së dhe LSI-së për thurjen e një skenari isc e cilësoi ai, me qëllim rrëzimin e qeverisë, duke shtuar se edhe largimi i Metës 2 muaj nga marrëveshja u ndërmor për të vënë në jetë këtë plan.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për mundësinë e një debati televiziv me kryesocialistin Rama, shefi i qeverisë tha se ka qenë i hapur kurdoherë por sipas tij, është lideri i opozitës si që nuk ka pranuar. Ndërkohë sa i takon Metës, kryeministri tha se ai sillet herë si në qeveri, herë si në opozitë.
“Ke parë që më kërkon zoti Meta debat, të bëjnë tek a çift dhe ta vendosin. E kam ftuar dy herë Ramën, jo thonte mbante hundën në qiell por rezultati i në tokë. Tani del aleati i tij dhe do debat. Ti zgjidhin problemet me njëri-tjetrin. Kam respekt për kundërshtarët por një gjë ti them zotit Meta. Nuk mundet një ditë të flasë si qeveri një herë si opozitë. Kanë probleme të adaptimit të brendshëm, por do adaptohen”, u shpreh Berisha.
Duke komentuar situatën e krijuar në KQZ, Berisha nënvizoi se Rama se nuk po paraqet anëtarët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në mënyrë që të mos njoh rezultatin e zgjedhjeve nëse i humb ato. Shefi i qeverisë shprehu gatishmërinë për mbledhjen e Kuvendit dhe votimin e propozimeve të opozitës në cdo kohë.
Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi si akt moral vendimin për të përfshirë në listat e PD-së tre deputetët e PS-së, të cilët nuk ishin në listat e hartuara nga Rama. Duke komentuar edhe lënien jashtë listave të një numri eksponentësh të PD-së, Berisha tha se "nuk kanë mbetur jashtë listës se unë mendoj se ata nuk kanë qënë bashkëpunëtorë luajalë. Luajaliteti është një nga virtytet dhe ata kanë qënë luajalë".
Do pranonit debat politik me Ramën?
Ke parë që më kërkon zoti Meta debat, të bëjnë tek a çift dhe ta vendosin. E kam ftuar dy herë Ramën, jo thonte mbante hundën në qiell por rezultati i në tokë. Tani del aleati i tij dhe do debat. Ti zgjidhin problemet me njëri-tjetrin. Kam respekt për kundërshtarët, por një gjë t'i them zotit Meta. Nuk mundet një ditë të flasë si qeveri një herë si opozitë. Kanë probleme të adaptimit të brendshëm, por do adaptohen.
A do të ketë negociata për riformatimin e KQZ-së?Absolutisht PD nuk ndërhyn në mënyrë absolute në problemin e KQZ, ai u shndërrua në një problem pazaresh të turpshme të kreut të PS me aleatët e vet në mënyrën më bizantine,. Ajo që i ndodhi Jani Janit, dhe të marrësh dhe ta bësh Pazar për të fut në listë një njeri këtë mund ta bëjë vetëm shoku Edvin. Por, edhe në zgjedhjet e kaluara, zoti Rama i tërhoqi tre muaj anëtarët e komisionit është me datë ajo. Para dy javëve një grupi diplomatësh zoti Rama u deklaroi se me këtë situatë të KQZ edhe po i humba zgjedhjet nuk do i njoh, këtu flemë lepuri. Rama do të mos i bjerë ata në KQZ, dhe si rezultat të thtoë humba zgjedhjet se kishte e 4 anëtarë në KQZ. Por këtë nuk mund t’ia shesë dikujt tjetër përvec Erion Veliajt. Ti sjellë anëtarët t’ia votojmë se unë kam sensin e kompromisin. Për të votuar anëtarët e opozitës që nesër e mbledhim për të tjerat të puthem me ‘Milon’, jo me Paskalin.
Ambasada Amerikane ka thënë se për heqjen e vizave vendet duhet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre përlind, si do realizohet liberalizimi i vizave me SHBA? Ambasada Amerikane ka thënë një të vërtetë. Kjo qeveri nuk do të kërkojë favore që nuk i përkasin. Por kjo përbën një premisë shumë pozitive. Për ndjenjat, unë kam bindje se shqiptarët do t’i kishin marrë me kohë vizat. Pse s’ka ndodhur, sepse nuk janë kriteret. Por ne jemi njerëz serioze, kur morëm vizat me BE ne kishim jo 1 por 120 detyra. Me SHBA kemi marrëdhëniet me konstante, më të vazhdueshme, më intensive se me asnjë vend tjetër. Në të gjitha drejtimet. As që bëhet fjalë që unë të pretendoj të na bëjnë favor tjetër përveç asaj që na takon. Do të kërkojmë ndihmë, sepse është një marrëdhënie miqësore. SHBA ka vullnet për të na ndihmuar ne. Le ta çojë Gramozin në hënë Edi Rama, se përmendi hënën. Se kanë ata mëkatarët në staf, në grup, kjo nuk do të thotë se janë shqiptarët me vizë të kuqe.
A keni bërë sondazhe dhe sa deputetë pretendoni të fitoni përballë të majtës së bashkuar? Sondazheve nuk u besoj, nga fushata vi në fushatë shkoj. Jemi në rrugën e drejtë. Një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e qytetarëve, një interes i madh, pse, sepse po i ballafaqojmë të vërtetat me qytetarët. Së dyti, një qeveri nuk është e thjeshtë që të ketë frymën, frymën më lehtë e krijon opozita, kësaj radhe iu shua fryma atij, iku. Ja përpiu Koçoja, pastaj rri e zihet me Fidelin, me Blushin. Pse si janë qytetarët? Ata kanë arsyetimin tyre. Këtë e harroi ai. Eshtë në autobus, po, katër parti komuniste jo një, por katër. Tani më së fundi ndodhi ajo që nuk është se s'më gëzoi. Komiteti, Internacionalja Socialiste, një grup aventurierësh, një grup diktatorësh që ndiqeshin për krime kundër njerëzimit, u shpërbënë. Ky është zhvillimi më pozitiv dhe ngeli zoti Rama me një grup diktatorësh dhe humbësash të pashpresë në politikë. Dhe vetë aty do përfundojë. Edvin Kristaq Rama ka qenë një dizastër, siç është e majta. Në çdo rast që qytetarët shqiptarë do japin verdiktin pozitiv apo negativ, nuk do të ketë diskutime, reagimi im do të jetë tërësisht në përputhje me verdiktin. Shqiptarët e dinë që është qendra e djathtë që do bëjë reformat, do çojë me tutje zhvillimin ekonomik të vendit. E majta është dizaster, kudo ajo ka thelluar krizën. Nuk zgjidhet me slogane dhe demagogji kriza, zgjidhet me reforma, zgjidhet me ata që i besojnë lirisë së individit. Prandaj fryma i është shkrire. Frymë kemi ne absolutisht, se vetëm fryma mbledh në Tiranë aq njerëz. Ai miting ka qenë absolutisht me përpjekjet më minimale të bëra ndonjëherë. Mitingjet e hapjes janë të hapjes, motivin ta gjykojnë njerëzit si te duan. Ishte fryma që i solli. Mori Koçon, humbi frymën.
Lista e PD, me 3 socialistë dhe 5 aleatë, a do kenë kosto në zgjedhjet e qershorit ?
“Unë edhe qytetarëve shqiptarë dhe bashkëpunëtorëve të mi që kanë mbetur jashtë liste dua ti garantoj se asnjë prej tyre nuk ka mbetur se unë mendoj se ata nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të mi luajal. Zotëri nëse pranon të punosh me mua duhet të pranosh të jesh luajal , unë nuk të detyroj të vish.. Ata janë të aftë. Formulimi i listët është sa e thjeshtë aq dhe e komplikuar. Unë në lista kisha 3 deputetë socialistë dhe 5 aleatë të mi. Unë nuk i lëviz marrëveshjes. Pasojat e marrëveshjes i mbaj vetë. Meta që kishte marrëveshje për të qeverisur gjatë gjithë mandatit e ndërpreu 2 muaj para. A është kjo një gjë e rëndë, nuk është, pasi këto janë veprime politike. Marrëveshja u ndërpre me një skenar të rrëzojmë Sali Berishën që të shkojmë me një qeveri teknike, injorancë e gjallë Kushtetuese, pasi nuk pranon qeveri teknike. Këta e bënë pasi erdhi koha të realizojnë një ëndërr të Edi Ramës që nuk e realizoi dot. Deputetët socialistë pranuan që të mos futen në një fazë të pasigurtë. Unë nuk bëj makinacione je opozitë mbro interesat e opozitës. Ka një bazë morale më të fortë, interes më madhor prevaloi mbi interesat e PD, interesi për zgjedhje normale, që vendi të mos futej në krizë qeveritare dhe në një situatë që qeveria të rinte me 70 deputetë. Neni e lejon, por unë për 45 ditë do i coja në zgjedhje. Kisha mundësi të mos e bëja këtë në interes të qytetarëve dhe vëzhguesve. Për atë qëndrim që mbajtën unë pa hezitim i vendosa në lista. Rëndësi kapitale ka vlera me të cilën bashkohesh me një njeri. Aleatët e mi i kam për bashkëpunëtor, unë nuk mund të bëj atë që bëri ai, që i mori një nga një si në burrë i vjetër në kohë të lashta, që kishte marrë 7 gra, dhe atë që i dhuronte unazën i thonte je e shtrenjta ime, ashtu bëri ai e mori me radhë dhe i përcolli sic i mori”, theksoi Berisha.
Deklaruat se nuk mund të ndërhyni në KQZ, po nëse opozita nuk sjell anëtarët sa premton për rezultat të drejtë?
“Ne jemi të gatshëm të mbledhim Kuvendin, po të duan që nesër të sjellin 3 anëtarët. Formulën që zgjedhin e dinë ata, nuk ka asnjë preokupim tjetër, nëse Rama nuk i sjell se do të përdorë si justifiko që të mos njohë zgjedhjet ai është unik se edhe në rast ku kishte 7 anëtarë nuk i njohu zgjedhjet. Cdo mandat i viti 2009 ka firmën e 7 anëtarëve, votë unanime, dhe efekti ishte mosnjohja e zgjedhjeve. Nuk mund të tërhiqem aspak favori që i bëj ti sjellë dhe mbledh parlamentin.
Topi ka thënë se Berisha ka frikë nga rotacioni dhe ai do jetë forcë përcaktuese keni mundësi për koalicion?
“Pyetje për rotatorët. Ata që kanë bërë rotacionet është të shohin arsyet pse u rrotulluan, pasi kjo u shërben më shumë.
PS ju ka akuzuar se po përdorni administratën për fushatë zgjedhore, sa qëndrojnë akuzat?
Së pari në një vend të lirë administrata ka të drejtë të padiskutueshme përvec, ushtrisë, policisë dhe SHISH të angazhohen. Të tjerët kanë të drejtë të angazhohen nga mëngjesi deri të darkë pa shkelur orarin. Ne kemi draftin e ligjit se dhe punonjësit civil të marrim pjesë në fushatë. Ti nuk mund ti mohosh tjetrin veprimtarinë politike, në vullnetin e tyre të lirë. A po bëjnë fushatë punonjësit e Bashkisë së Durrësit, le të bëjnë, pasi ato janë qenie shoqërore dhe politike. Ka një gjë tjetër sa të fillojë data 23 do vejë në fuqi vendimin që vura në zgjedhjet e mëparshme, asnjë mjet dhe asnjë burim zyrtar dhe qeveritar nuk mund të përdoret për fushatë përvec fondeve të partisë, e kam bërë unë dhe do e bëj prap. Unë i ftoj punonjësit e administratës të mos frikësohet nga kërcënimet e Ramës, pasi është në gjendje jo të mirë psiqike. Është në një fazë të vecantë psiqike, se nga se e di vetë, se unë jam kardiolog. Të gjitha këto janë stisje dhe sajime të një njeriu të dëshpëruar që iu fik fushata, iu fik, atë ta zgjidhë me Koçon dhe të tjerët.
Komenti juaj për fushatën elektorale që po organizon rivali juaj politik Edi Rama? E thashë, ai është në autobus. Hypi në autobus, mbeti në autobus. E filloi zoti Nano në autobus mbeti aty edhe ky atje do mbetet. Ajo duket vetë, një gjë që duket s’ka nevojë për komente.
A mund të flasim për një koalicion të mundshëm mes PD-së dhe FRD-së pas zgjedhjeve? Koalicionet paszgjedhore në një vend të qytetëruar i dikton sovrani, ato nuk i dikton ti. Ty të takon të lexosh sovranin, çfarë thotë sovrani. Një gjë është e sigurt, zoti Topi, për arsye që i di vetë ai, u rreshtua kryekëput me zotin Rama, sa që e votoi atë. Po ja ke dhënë votën, i ke dhënë zemrën, dhe zemrën politike ja ke dhënë tjetrit. Ja dha zotit Rama, a kishte arsye, kurrë nuk kishte arsye. Nuk mund ta bënte atë. Ai ishte një njeri që për shumë arsye nuk mund ta bënte atë. Ai ja dha zemrën politike Edi Ramës. Kjo është e vërteta.
No comments:
Post a Comment