Shkodër ,
PD-ja në panik.
-Djali i
ish-deputetit të PD-së në listën e PS-së-
Burime pranë Partisë Demokratike të qarkut të
Shkodrës bëjnë të ditur se atmosfera e pragzgjedhjeve në këtë rajon nuk është
aspak entuziaste për mazhorancën qeverisëse. Pakënaqësisë disavjeçare ,
shkaktuar nga arroganca e papreçedentë e Jozefina Topallit , i është shtuar
edhe pakënaqësia e listës së deputetëve. Fshirja nga lista e Shkodrës e një
numri të konsiderueshëm të kandidaturave me një të rënë të lapsit dhe në
momentet e fundit të hartimit të saj ka qënë edhe goditja më e rëndë që i është
bërë Partisë Demokratike në këtë qark. Ky ishte një precedent flagrant i
arrogancës së lidershipit të PD-së, për të mos folur pastaj për
përfshirjen në këtë listë të Kryetarit të PDK-së, z. Nard Ndoka ,që ishte edhe “qershia mbi tortë” e pakënaqësisë
në kampin blu. Në panik , kryetari Berisha shpejtoi të rikuperonte me disa
takime të vakëta duke e filluar fushatën pikrisht në zonën e Nard Ndokës me
shpresën e kotë se të paktën te kjo zonë do të gjente mbështetje për “delfinin”
e tij të paqëndrueshëm. Po kur vështirësohet puna në fshatra , lërë pastaj në
qytet , ku pakënaqësitë janë edhe më komplekse . E njëjta pamje paraqitet edhe krahun
përëndimor të Shkodrës . Madje në këtë zonë struktura të tëra të Partisë
Demokratike punojnë nën rrogoz për koalicionin e opozitës . Aq e vërtetë është
kjo sa djali i ish deputetit te PD-së zotit Valentin Palaj është rreshtuar në
listen e Partisë Socialiste. Vëzhgues të kujdesshëm të politikës në kryeqëndrën
e veriut konstatojnë se Shkodra këto zgjedhje , do të ketë surpriza të mëdha. /Gj.Razma
No comments:
Post a Comment