Serbët e veriut janë përgatitur për vizitën
dhe bisedën me nënkryetarin e parë të Qeverisë së Serbisë Aleksandër Vuçiç. Të
paktën me pankarta. Kështu, siç njofton “Blic”, nëpër të gjitha vendbanimet
serbe në veri janë vendosur pllakate me fotot e tre zyrtarëve më të lartë të
Serbisë me qeleshe të shqiptarëve në kokë: Aleksandër Vuçiç, Ivica Daçiç dhe
Tomislav Nikoliç. Në portrete e tyre është mbishkrimi “Ata e tradhtuan
Kosovën”.
Gazeta Blic sot shkruan se këto pllakate janë
shtypur në shtypshkronjën e vëllait të deputetit serb nga partia e Koshtunicës
(DSS) Marko Jakshiç, Zorani. Zoran Jakshiç në veri e ka kompaninë e cila është
edhe “furnizuesi ekskluziv“ i shtëpive të studentëve në veri me artikuj
ushqimorë dhe ka tërë monopolin në këtë pjesë të vendit pasi furnizon edhe të
gjitha firmat e mëdha në veri. Zorani njihet edhe si iniciuesi kryesor i të gjitha protestave në veri. Paratë
për shtypjen e pllakateve janë tërhequr nga Jugobanka në Mitrovicë.
No comments:
Post a Comment