Me sytë nga
Arvizu!
“Pritni ditët dhe javët në vijim dhe nuk do të
zhgënjeheni” – këto ishin fjalët e Ambasadorit Amerikan në Tiranë –kur u pyet nga gazetarët për
mungesën e tij në media javët e fundit. Një fjali e vetme por që thotë shumë.Një
përgjigje tipike amerikane. Vështirë te artikulosh një tjetër fjali që me kaq
pak fjalë, të thotë kaq shumë . Reagimi i
fundit i diplomatit amerikan ishte i qartë dhe i prerë : “Të shkrihet KQZ , Berisha
ka kapur Presidencën dhe Shish ,korrupsioni ka zënë rrënjë në qeveri”. E përkundrejt
këtij qëndrimi nuk kemi parë asnjë reflektim nga ana e Kryeministrit , përkundrazi
po e trashë gjithnjë e më shumë zullumin me arrogancën dhe karshillëkun e tij. Të
gjitha këmbanat e partnerëve tanë ndërkombëtare bien që të dëgjojë kryeministri
. Ky i fundit nuk luan nga istikami . Mendon se do ja hedh edhe kësaj rradhe.
Po a do të mund të lejojnë ndërkombëtarët një ’96 të dytë në Shqipëri? A kanë zënë
mend përendimorët nga Sali Berisha ? A do të mund të lënë ata që situata në
Shqipëri të rrëshqasë sërish si në vitin ’96? Të gjithë presin Arvizunë . Ai ka
edhe eksperiencën e Kamboxhias…/Gj.Z
No comments:
Post a Comment