Saturday, May 18, 2013

Rama: Nëse manipulon zgjedhjet, regjimi do të përballet me popullin




Sapo ka nisur tubimi i prezantim it të Edi Ramës si kandidat për deputet në Vlorë, në Pallatin e Sportit të këtij qyteti. Para se të mbërrinte, kreu i opozitës, gjatë një bisede me gazetarët në autobusin e “Rilindjes” ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Berishës, në lidhje me mundësitë e manipulimit.
Zoti Rama ka nj ftesë për debat publik nga Berisha?
Ftesën për debat kryeministri e ka prej një viti, dhe spërdredhjet si ngjalë janë të kota. Shqiptarët meritojnë të ndjekin një debat mes kryeministrit të ikje që prej 8 vitesh po e rrënon Shqipërinë, dhe meje, me programin e Rilindjes. Mbetem unë që kryeministriti përgjigjet ftesës dhe ai nuk kas asnjë mundësi ti ikë kësaj ftese duke bërë barcaleta banale.
KQZ, është konfirmuar fakti se ka negociata për të zgjidhur ngërcin, cfarë kërkon PS?
Ne nuk e kemi fare problem KQZ. KQZ do ishte shume mirë të ishte institucion sic e parashikon Kodi Zgjedhor, jo organizatë partie. Nëse Berisha e do le ta mbajë. Kështu sic është përbën problem të madh për procesin, largqoftë të përfshihet në manipulim të rezultatit, pasi duhet të shohim përballje të regjimit në Tiranë me popullin shqiptar. Nëse duan të riformatojnë jemi gati nuk kemi kundërshtim.
Cfarë besoni se ka bërë gabim qeveria në Qarkun e Vlorës?
Bashkia pa qeverinë nuk bën dot asgjë. Bashkia kur qeveria e bllokon, mbetet në kushtet e një kalaje të rrethuar, ky ka qenë rasti dhe për Vlorën. Vlora nuk ka marrë financime për një qytet dhe përmasa që ka ky qark as në kohën e socialistëve, sot Vlora vuan braktisjen e gjatë nga qeveritë. Nuk e harroj se pak ditë para 100 vjetorit qeveria preku fondin e Bashkisë për shëtitoren dhe nuk e la të përfundojë për 100 vjetor. Kjo është arsyeja pse Vlora dhe qytetet e Shqipërisë janë në këtë gjendje janë 8 vjet që bllokohen.
Marrëdhënia me Aleatët?
Ne aleatët i kemi real në kuptimin e forcave dhe personaliteteve që i drejtojnë nuk i kemi si aleatët e Saliut që janë lypës qokash. Duke qenë real bashkëjetesa jonë është bashkëjetesë në diversitet.
Si do e qeverisni vendin, nëse vini në pushtet, do përdorni ‘dorën e hekurt’?
Drejtimi i vendit drejtim etik dhe drejtim i vendosur në binarët e Kushtetutës dhe ligjit me frymën e së drejtës dhe përkushtimin maksimal ndaj publikut .

No comments:

Post a Comment