LSI prezantoi pasditen e sotme kandidatët për
deputet në Qarkun e Durrësit. Kreu i LSI-së Ilir Meta, gjatë prezantimit të
kandidatëve, theksoi se bashkë me ta, do të fillojë rruga e zhbllokimit drejt
integrimit ne BE. Meta theksoi se 23 qershori është një ditë e rëndësishme pasi
shqiptarët do të marrin vendimin përfundimtar për situatën e tyre ekonomike dhe
sociale.
Lideri i LSI-së, vlerësoi se 23 qershori është
një ditë e rëndësishme pasi shqiptarët do të marrin vendimin përfundimtar për
situatën e tyre ekonomike dhe sociale. Kreu i LSI-së, sulmoi sloganin e
koalicionit të djathtë, ‘Aleanca për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim”, duke
theksuar se në të ndodhen 3 problemet më të mëdha që qeveria i shkaktoi
shqiptarëve. “23 qershori është ditë e rëndësishme që i fton qytetarët e
shoqërisë për reflektim dhe para se të marrin një vendim përfundimtar në 23
qershor do pyesin vetën nëse ndihen me mirë për veten e tyre, familjet e tyre,
komunitetin e tyre dhe të gjithë Shqipërinë. Tre problemet kryesore që keni ju
dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë, janë të gdhendura në sloganin e PD, që
tregojnë plagët kryesore të akumuluara nga qeverisja e saj, ata kanë punësimin,
por shqetësimi më i madh për ju është papunësia. Ata kanë mirëqenien, por
problemi kryesor është rrijta e cmimeve dhe rënia e fuqisë blerëse. Ata kanë
integrimin, por javët e fundit demonstruan intolerancë të jashtëzakonshme, duke
refuzuar propozimin që bëra për miratimin e ligjeve brenda përfundimit të
legjislacionit së Parlamentit dhe futjen në fuqi në parlamentin e
paszgjedhjeve”, theksoi Meta. Meta
kritikoi deklaratat kryeministrit për rritje ekonomike dhe zhvillim duke i
kërkuar shqiptarëve ti thonë ‘JO’, sukseseve imagjinare të Berishës. “Më 23
qershor kemi shansin të votojmë për realitetin Evropian që duam”, tha Meta. “Për kryeministrin tonë vetëm në fjalime dhe
mitingje qytetarët janë të parët, por për të, të parët janë fishekzjarret.
Qeveria është kudo në festë dhe qytetarët janë kudo me halle, ndaj më 23
qershor Durrësi dhe gjithë Shqipëria do i thonë mjaft sukseseve epike të
qeverisë që do largohet. Durrësi dhe Shqipëria do zgjedhin rotacionin dhe jo
ngërcin ku jemi. Do zgjedhin punësimin dhe jo stanjacionin, shtetin ligjor për
të gjithë dhe jo për të gjitha pushtet në dorën e një njeriu të vetëm. Më 23
qershor kemi shansin të votojmë për realitetin Evropian që duam”, shtoi Meta.
Meta tha se pas 23 qershorit, Shqipëria do të
ecë më shpejt drejt rrugës së integrimit në BE, jo vetëm për të zhbllokuar
statusin, por edhe investimet që do përfitojë vendi. Meta duk bërë një pasqyrim të realitetit, tha
se ekonomia po vuan dhe po tregon shenja të qarta të krizës, teksa akuzoi
qeverinë se ka 500 milionë euro të papaguara ndaj biznesit. Kreu i LSI-së
shpaloi edhe platformën e partisë që ai drejton për zgjidhjen e situatës.

No comments:
Post a Comment