Saturday, May 18, 2013

Jozefina Topalli në Bërdicë: Rama, një humbës serial




Starti i hapjes së kësaj fushate në çdo qytet e çdo komunë flet për një fitore spektakolare të Partisë Demokratike, sepse shqiptarët e shohin se çfarë kemi bërë në këto vite, sepse ata e dinë që politika jonë ka qenë dhe do jetë politika e rritjes së rrogave, e rritjes së pensioneve, politika e punësimit, e mirëqeniës, e zhvillimit”, tha Jozefina Topalli në takimin me banorët e komunës Bërdicë, Shkodër. Ndërkohë që në anën tjetër, tha ajo, kemi një humbës serial . E kemi mundur në 2007, në  2009, e kemi mundur në 2011-tën. Kësaj radhe humbja e tij do jetë një humbje edhe më e turpshme.  Jozefina Topalli tha se  mezi po e presim 23 qershorin, sepse në mndatin e ri kemi projekte të reja për çdo  shqiptar:  “Ju bëni shtepitë, Sali Berisha  bën rrugët, ju bëni lagje të reja Sali Berisha bën projekte urbane, ju mbillni token, ne sjellim subvenscione. Ju mbillni fidane, ne heqim tvsh për farën për fidanin, për plehun, për çdo shërbim që kërkohet, që ne ta lehtësojmë jetën e banorëve në çdo komunë.
Po hidhen miliona dollarë në investime të reja. Sot çdo investim i ri përkthehet në punësim  më shumë, që të rinjtë të punësohen, që burrat dhe grate të punësohen, që ata të kenë një jetë më të sigurtë dhe një të ardhme më të mire.” Në mandatin e ardhshëm bujqësia dhe turizmi, ashtu si infrastruktura do të jënë prioritet dhe minimalisht subvencionet e qeverisë së Sali Berishës të paktën do të trefishohen.

No comments:

Post a Comment