Tuesday, May 14, 2013


Rama – Blair , sot në Londër.

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot në Londër me ish Kryeministrin britanik Toni Blair.Biseda u përqëndrua mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqiperi.
“Një takim i shkëlqyer me Toni Blerin, njeriun që transformoi përgjithnjë të majtën europiane, njeriun që mbetet sot e gjithë ditën një pikë referimi për të gjithë ne dhe njeriun me të cilin ramë dakord që të punojmë nga afër pas 23 qershorit për të ndërtuar qeverisjen dhe për të realizuar programin tonë për një “Rilindje Shqiptare”. Me Toni Blerin dhe me skuadrën e tij ne do të kemi në krah një partner jashtëzakonisht të rëndësishëm me një eksperiencë unike dhe me të gjitha këshillat e duhura për të ndërtuar një proces qeverisës të suksesshëm dhe për të bërë realitet programin tonë të Rilindjes Shqiptare”, u shpreh pas takimit Rama.
Thithja e investimeve të huaja në Shqipëri , nxitja e turizmit dhe projektet e bashkëpunimit rajonal në kuadër të proceseve integruese ishin gjithashtu tema me interest ë bisedës mes Zotit Rama dhe Toni Blair. Në fund të takumit pasi zoti Rama i kërkoi mbështetje dhe ekspertizën e tij për qeverisjen e pas 23 Qershorit , ish kryeministri britanik u shpreh: “Do të jem shumë i lumtur t’ju ndihmoj ju , vendi juaj është një vend për të cilin kam shumë interes”

No comments:

Post a Comment