Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një
premtim shumë të fortë gjatë një mitingu në Durrës. Në fjalën e tij,
kryeministri premtoi se do të hiqen vizat edhe me Shtetet e Bashkuara të
Amerikës.“Asnjëherë nuk duhet të merremi shumë me histori e duhet të shohim
vetëm para. Por prapë me histori duhet të merremi vetëm aq sa na duhet për
të parë më mirë përpara. Ju bëj thirrje
që për një moment të mendoni: Si ka mundësi 22 vjet në radhë, të gjitha
ngjarjet e mëdha të integrimit,
anëtarësimi në KE, në NATO, marrëveshja e Stabilizim – Asociimit,
liberalizimi i vizave, propozimi i statusit të vendit kandidat lidhen vetëm me
emrin e PD-së?! Jo! Ne nuk kemi qenë 22 vjet në pushtet, por kemi qenë edhe në
opozitë e kemi qenë në mbështetje të integrimit.
Për çdo qytetar, asgjë s’ka më jetike se
integrimi ynë në Europë”, tha Kryeministri. Deklarata u bë menjëherë pas lajmit
të transmetuar në Top Channel se qeveria ka akorduar nga buxheti i shtetit edhe
400 mijë dollarë për kompaninë lobuese Podesta. Por çështja e heqjes së vizave
nga SHBA është një çështje shumë e e komplikuar dhe nuk bëhet me deklarata. Në shkurt të këtij viti, Kongresi amerikan diskutoi
për projekt-ligjin për liberalizimin e vizave me disa shtete, kryesisht
europiane dhe aletatë të Shteteve të Bahkuara të Amerikës. Sipas draftit Shqipëria
nuk është shtet kandidat, të cilës mund t’i hiqen vizat për qytetarët e saj, që
të udhëtojnë më lehtë në SHBA. Gjithashtu edhe shteti ynë fqinj, Maqedonia. Nga
vendet e rajonit Greqia është e fundit që ka fituar liberalizimin e vizave për
në SHBA në vitin 2010, kurse janë kandidatë aktualë për liberalizim edhe
Polonia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Qipro dhe Turqia. Nga shtetet tjera në
botë në këtë program janë futur edhe Australia, Japonia, Korea e Jugut dhe
Tajvani. Në mes të shteteve kandidate janë edhe: Izraeli, Brazili, Argjentina,
Kili, Paraguaji dhe Uruguaji, kurse për Kanadanë funksionon regjimi special pa
viza.
No comments:
Post a Comment