PROKURORI KERKON PARABURGIM PER 7 PJESTARET E
UCK-se
Burime
prane EULEX konfirmojne se prokurori i EULEX'it, Mauricio Salustro ka kërkuar
paraburgim për shtatë të dyshuarit për krime të luftës në rajonin e Drenicës.
Bëhet e ditur se Prokurorit e ngarkon ish-Komandantin e UÇK'së,
Sylejman Selimi me shtatë vepra penale, ndërsa ish-Komandantin e Zonës së
Drenicës, Sami Lushtakun me tri vepra penale, që dyshohet se janë kryer në
kohën e luftës.
Burime tjera kanë thënë se Sabit Geci dhe Sahit Jashari dyshohen
se e kanë vrarë Komandantin e policisë në Drenas ne kohen e luftes.
Aktualisht në Gjykatën e Apelit janë: Sylejman Selimi, Sami
Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demakum Hysni Thaçi, Sabit Geci
dhe Avni Zabeli.
Mbërrijnë
në Gjykatë, mungon Sulltani
Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Hysni
Thaçi kanë mbërritur në Gjykatën e Apelit në Prishtinë ku do të dalin para
gjykatësit të procedurës paraprake.
Bashkë me pesë të dyshuarit për krime lufte nuk ka shkuar edhe
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi.
Gazetarja e Express njofton se të dyshuarit kanë hyrë në Gjykatë
bashkë me avokatët e tyre.
Vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake pritet të publikohet
pas disa orësh dhe aty do të përcaktohet nëse të dyshuarit për krime të luftës
do të mbrohen në liri ose do të jenë në paraburgim.
Seanca
fillon në ora 15:00
Seanca kundër ish komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi dhe të
tjerëve do të filloi në ora 15:00 kanë konfirmuar burimet e Express.
Sipas informacioneve të para seanca pritet të mbahet në Gjykatën e
Apelit, ku para prokurorit të EULEX-it, Selimi pritet të paraqitet në ora 15:00
.
Nuk dihet
koha e mbajtjes së seancës
Avokat i Sylejman Selimit, Tomë Gashi thotë se koha e saktë e
mbajtjes së seancës së sotme nuk dihet ende.
“Ne supozojmë se ajo do të mbahet në mes të orës dy dhe tre. Në
atë kohë, Selimi do të paraqitet në gjykatë; besoj se do të jetë në Gjykatën e
Apelit, për shkak të hapësirave që i ka, por ende nuk është e përcaktuar
saktësisht”, tha Gashi për Radion Evropa e Lirë.
Gashi tha po ashtu se deri më tash nuk ka akuzë të ngritur.
“Duket se janë zhvilluar hetime për vepër penale të krimeve të
luftës, ndërsa detajet nuk i dimë. Besojmë se sot prokurori i Prokurorisë
Speciale, i cili është edhe prokuror i EULEX-it, Salustro, do të na japë
shkresa të lëndës ose do të na njoftojë ndoshta për detajet e këtyre
aludimeve”, tha Gashi
Sulltani
në Gjykatë, bashkë me shokë
Sylejman Selimi pritet të paraqitet nesër në seancën e procedurës
paraprake, ku një gjykatës i EULEX’it pritet të marrë vendim nëse Ambasadorit
do t’i shqiptohet masa e paraburgimit apo do të lihet i lirë.
Seanca do të mbahet në orën 15:00 dhe aty, bashkë me Selimin, do
të jenë edhe Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni
Thaçi – të cilët aktualisht po mbahen në mbajtje.
Avokati i Selimit, Tomë Gashi, tha se Prokurori që po heton këtë
rast nuk ka kërkuar që Selimi të paraqitet sonte.
Gashi:
Sulltani nuk ka ftesë nga EULEX'i
Sylejman Selimi, Ambasador i Kosovës në Shqipëri, duket se nuk do
të takohet sonte me hetuesit europianë të EULEX’it.
Avokati i tij, Tomë Gashi, ka thënë se Selimi nuk ka ftesë për t’u
paraqitur, por ai ka konfirmuar se mbi klientin e tij rëndojnë dyshime për
krime lufte.
“Unë mund t’ju them zyrtarisht se z. Syla është i dyshuar për
krime lufte, por zyrtarisht ai nuk është ftuar që të paraqitet”, ka thënë
Gashi.
Lushtaku
dhe katër të tjerë në mbajtje
Sami Lushtaku është ndalë në mbajtje. Këtë e ka konfirmuar avokati
i Sami Lushtakut, Arianit Koci.
Përveç Lushtakut, për njëzetekatër orë janë ndaluar edhe Sahit
Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni Thaçi.
Avokati i Kryetarit te Skenderajt ka thënë se Sami Lushtaku nuk
është marrë në pyetje, por vetëm atij iu është kërkuar ti jap të dhënat
personale.
"Me kërkesë të prokurorit special sot Sami Lushtaku është
ndalë në mbajtje policore. Ai dyshohet se ka kryer krime lufte dhe ka shkelur
konventën e Gjenevës", ka thënë Koci, pasi ka dal nga EULEX'i.
"Ai është i pafajshëm. Besojmë se shumë shpejt do të
qartësohet kjo çështje. Nesër ai do të dalë para gjykatësit të procedurës
paraprake, i cili do të vendosë për paraburgimin eventual", ka shtuar ai.
Ndryshe, nesër (e premte) në orën 15, pesë ish-ushtarët e UÇK'së
do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili pastaj do të vendos
nëse të dyshuarit do mbahen në paraburgim apo do të mbrohen në liri.
Sylejmanin
e thërrasin në EULEX
Tomë Gashi do të jetë mbrojtës ligjor i Sylejman Selimit, i cili
po dyshohet nga EULEX’it për krime lufte.
Në një bisedë për Express, ai tha se në ora 16:00 do të takohet me
zyrtarë të EULEX’it për ta sqaruar cështjen e klientit të tij.
“Unë e kam dorëzuar në EULEX autorizimin se jam avokat i Sylejman
Selimit, i cili sipas medieve, po akuzohet për krime lufte. Zyrtarisht do të njoftohemi pas pak orësh për statusin
e z. Selimi. Në ora 16:00 do ta marrim vesh saktësisht se për cfarë bëhet
fjalë”, ka deklaruar Gashi.
Arrestohen
pesë persona për krime lufte
Sot, Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve
Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona.
"Pesë individët janë duke u hetuar për krime lufte kundër
popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të
civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc (komuna e
Skenderajit). Një i dyshuar gjithashtu po hetohet për vrasjen e një civili si
krim lufte", thuhet në njoftimin e EULEX.
Arrestimet sipas këtij njoftimi, janë urdhëruar nga një gjykatës i
procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Rasti është duke u
hetuar nga një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës
(PSRK).
Shtabi në
EULEX
EULEX ka filluar marrjen ne pyetje te komandanteve kryesore te
Drenices, nen dyshimet per krime lufte.
Por, nuk dihet nese prokuroret europiane kane ngritur aktakuze
ndaj ndonjerin prej te dyshuarave.
Ne mesin e te dyshuarave eshte Sylejman Selimi (Ambasador i
Kosoves ne Tirane), Sami Lushtaku (Kryetar i Skenderajt), Jahir dhe Zeqir
Demaku, Sabit Geci, Hysni Thaçi dhe Sahit Jashari, te cilit ne luften e fundit
i jane vrare 16 anetare te familjes.
Express ka kontaktuar me Sami Lushtakun, i cili ka qenë rrugës për
në selinë e EULEX’it, ku është ftuar për t'u marrë në pyetje lidhur me rastin
më të fundit të krimeve të luftës kundër të të ashtuquajturit grupit të
Drenicës.
“E dorëzova Sahit Jasharin me dorën time, e tash po shkoj edhe
vet, si zakonisht, vullnetarisht”, tha duke qeshur Lushtaku./Ekspress.
No comments:
Post a Comment