Friday, May 24, 2013

Ivica Daçiç: NUK DUHEMI , POR KEMI INTERESA TE PERBASHKETA


Kryeministri serb Ivica Daçiç:



NUK DUHEMI , POR KEMI INTERESA TE PERBASHKETA
Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i definojnë interesat e përbashkëta, mbi të cilat do të bazohet e bashkëpunimi i ardhshëm, deklaroi kryeministri serb, Ivica Dacic, në samitin rajonal “100 liderët e biznesit të Europës Juglindore’, që po mbahet në Beqiq, të Malit të Zi.
"Nuk besoj në dashuri mes ish-popujve të ish-Jugosllavisë, sepse po kishte ekzistuar një gjë e tillë ne nuk do të luftonim me njëri-tjetrin. Por, besoj në interesa të përbashkët. Nëse do të jemi të aftë që t’i gjemë, atëherë do të kemi një rajon të fuqishëm’, deklaroi Dacic në panelin përmbyllës të samitit, që për temë kishte “Marrëveshjen për epokën e re”.
Si rrjedhojë, Dacic nënvizoi se, nuk duhet jetuar në iluzionin se duhet krijuar nj Jugosllavi të re, por duhet të shkohet drejt një lidhjeje a më të fuqishme rajonale, me qëllim të realizimit të interesave të përbashkëta.

No comments:

Post a Comment