Thursday, May 16, 2013

Nofkat e politikanëve dhe zyrtarëve me dosje




Dje polititologu dhe analisti i njohur Afrim Krasniqi, fliste për njerëz të ish-Sigurimit të Shtetit në radhët e sferës së lartë të qeverisë shqiptare që i qëndrojnë në krah Kryeministrit Berisha. Ndër vite është folur shumë për këtë çështje madje kanë dalë edhe pseudonimet. Më poshtë po japim një nga shkrimet e shumta të botuara për këtë temë.
Politika shqiptare ka qenë prej 18 vjetësh e helmuar nga "mbetjet toksike" të së kaluarës komuniste, e cila ka lënë si peng të rëndë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, aparatit të dhunshëm që diktatura përdorte ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë. Shumë prej aktorëve të Parlamentit shqiptar, por edhe të strukturave të tjera të shtetit, janë pjesë e atij kontingjenti që Sigurimi i kishte në listat e tij si bashkëpunëtorë, pavarësisht sesi ata janë përsosur. Në media është folur shumë për pseudonimet e njerëzve që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit aktorë të politikës, funksionarë apo ish-funksionarë të shtetit shqiptar nga rrëzimi i komunizmit e deri më sot. Në dosjet sekrete të diktaturës figurojnë nofka të ndryshme: "Cigarja", "Dizenjatorja", "Financieri", "Profesori", "Inxhinieri", apo shumë pseudonime të tjera si "Parafabrikati", "Sqepi", apo "Çiftelia". Këta pseudonime i përkojnë emrave konkret, të cilat militojnë apo kanë milituar që nga viti 1990 në politikën shqiptare apo edhe në administratën e shtetit. Një pjesë e mirë e tyre kanë qenë edhe pjesëtarë të institucionit kryesor të shtetit: Kuvendit të Shqipërisë, pra deputetë. Prova më e madhe për të hedhur poshtë komunizmin dhe për të kompensuar si fillim moralisht ish të përndjekurit politikë është hapja e dosjeve sekrete të spiunazhit komunist, që për 18 vjet rresht është zvarritur duke arritur të shkojë vetëm deri te dera e Kuvendit dhe jo të bëhet realitet. Ky fakt tregon se një pjesë e mirë e deputetëve kanë qenë të implikuar me dosjet e spiunëve, çka i ka detyruar ata të hedhin poshtë çdo pretendim për të hapur dosjet famëkeqe. Edhe pse pseudonimet famëkeqe të komunizmit dëmtojnë rëndë imazhin e deputetëve në Parlament, këta të fundit nuk ngurrojnë të nxjerrin të palarat njëri-tjetrit duke i pagëzuar me epitete të ndryshme si "Shishja e qumështit", "Alfons Ballsha". Të gjithë ata politikanë të sotëm e të djeshëm, apo zyrtarë të lartë të institucioneve që prej 29 nëntorit të 1944 deri më 31 mars të 1991-it, i kanë shërbyer Shërbimit Sekret të Shtetit do të përballen me ligjin e ri për hapjen e dosjeve, i cili po përgatitet nga një komision i posaçëm i Kuvendit.




Nofkat e përdorura nga politika


1. Qukapiku

2. Inxhinieri

3. Çiftelia

4. Çorapja

5. Dizenjatorja

6. Financieri

7. Drita

8. Stilografi

9. I vogli

10. Alfons Ballshi

11. Raketa

12. Profesori

13. Shkrimtari

14. Dragoi

15. Cigarja

16. Luftëtari

17. Proletari

18. Intelektuali

19. Medicina

20. Sqepi

21. Doku

22. Bozhuri

23. Plepi

24. Parafabrikati

25. Kitara

26. Ushtari

27. Gjeli

28. Grepi

29. Shishja e qumështit

30. Serbi

31. Çiklisti

32. Greku

33. Malësori

34. Tigri

35. Diplomati

36. Poeti

37. Urithi

38. Pëllumbi

39. Stuhia

40. Kastori

No comments:

Post a Comment