Associated Press
Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi se
grupi i parë i opozitarëve iranianë të larguar nga vendi i tyre ka mbërritur në
Shqipërin nga një bazë ushtarake amerikane afër Bagdatit, si një pjesë e
procesit të zhvendosjes/ Në një deklaratë të shpërndarë të enjten, i dërguari i
OKB-së Martin Kobler tha se 14 anëtarë të organizatës Mujahedeen-e-Khalq mbërriti
në Shqipëri të mërkurën në darkë, si pjesa e parë e 210 rezidentëve të pranuara
nga qeveria shqiptare. Rreth 3 mijë iranianë në ekzil lëvizën vitin e kaluar, nga
Iraku verilindor, në një kamp refugjatësh jashtë Bagdatit, pjesë e një përpjekje
për të siguruar një largim paqësor nga Iraku. Qeveria e Irakut është e paduruar
që të çlirohet nga organizata e muxhahidinëve, e cila ka luftuar
Në krah të forcave të Sadam Hyseinit gjatë luftës
Iran-Irak në vitin 1980. Grupi opozitar ndaj regjimit klerikal të Iranit ka
kryer shumë atentate dhe vendosje bombash në Iran para se të hiqte dorë nga
rruga e dhunës në vitin 2001.

No comments:
Post a Comment