Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim,
Lefter Koka, ka komentuar gjatë një interviste për emisionin ZIP në Vizion Plus
kandidimin e kunatit të tij në Durrës. Koka ka thënë se të larguarit, duke
përfshirë këtu edhe Agron Dukën, do rikthehen në ekipin e majtë për të drejtuar
Shqipërinë për 16 vitet e ardhshme. “Zoti Duka kandidon me Partinë Republikane.
Është një sprovë shumë e vështirë e tij. Besoj që do të jetë edhe një rëndesë e
kësaj qeverisjeje, por edhe Partisë Republikane, të cilën përfaqëson zoti Duka.
Nuk besoj që dëmet ndaj koalicionit të majtë do të vijnë nga individë të
veçantë jo vetëm në Durrës, por në të gjithë qarkun. Me gjithë konsideratën që
kam, do të thosha për zotin Malaj dhe shumë personazhe të tjetër që nuk janë më
pjesë e këtij ekipi, unë do të thosha që ata shumë shpejt do bëhen objektivë
dhe do të largohen nga emocionet e fjalës. Mendojnë që janë gjendur të
tradhtuar, por unë besoj që ata shumë shpejt do të bëhen pjesë e këtij ekipi të
madh për të drejtuar vendin në 16 vitet e ardhshme. Unë besoj 23 qershori nuk
është zgjedhje vetëm për 4 vjet,” tha Koka.
No comments:
Post a Comment