Deputeti Lefter Koka, gjatë fjalës së tij i
bëri thirrje simpatizantëve demokratë të heqin dorë nga partia e tyre, pasi sipas
tij është e papranueshme që Shqipëria ti lihet në dorë dëshirave të një personi
të vetëm. “Këtë të ardhme ua garanton ekipi ynë i LSI. Ndryshimi i qeverisë
aktuale është nevojë dhe domosdoshmëri, pasi Durrësi dhe vendi janë në një
situatë të papranueshme, varfëria, pasiguria dh e kaosi kanë bërë të vështirë
jetën e qytetarëve shqiptarë. I bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi demokrat
partia e ëndrrave tuaja ka nevojë për terapi intensive ashtu si dhe doktori,
kryeministër, pasi Shqipëria dhe Durrësi janë më të shtrenjtë se pasioni i
dikujt", theksoi Koka.

No comments:
Post a Comment